Gazeta Shqiptare

Qeveria i përgjigjet PPE- së, Spiropali: Po nxisni përçarje

“Kuvendi i Shqipërisë nuk është në varësinë tuaj”

-

Qeveria

i është përgjig jur PPE- së, që i cilësonte ndryshimet kushtetues­e të njëanshme, duke i bërë thirrje Ramës të dëgjonte dhe pranonte këshillat e BE- së, nëse e donte ndershmëri­sht integrimin e Shqipërisë në BE. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëni­et me Parlamenti­n, Elisa Spiropali, i drejtohet Partisë Popullore Evropiane duke i thënë: “Parlamenti i Shqipërisë nuk është as i njëanshëm, as në varësi të ndonjë familjeje partiake në Bruksel”.

Reagimi i Spiropalit: Dikush duhet t’ia shpjegojë zëdhënësit të partive simotra të PD- së në Parlamenti­n Europian, se Parlamenti i Shqipërisë nuk është as i njëanshëm, as në varësi të ndonjë familjeje partiake në Bruksel. Parlamenti ynë ka shumicë dhe opozitë, ndërsa opozita me gjuhën e së cilës flet zotëria i nderuar, ka “djegur mandatet” si asnjë parti tjetër në historinë e PPE! Ajo nuk ka as monopolin e opozitës shqiptare, as ndonjë të drejtë hyjnore mbi Parlamenti­n e mbi qeverinë e Shqipërisë.

Me këtë rast e ftoj modestisht zotin Gahler të mos e fyejë në emër të Lulzim Bashës dhe si Lulzim Basha e partia e tij ekstra- parlamenta­re, as Parlamenti­n legjitim, as qeverinë e as opozitën parlamenta­re të Shqipërisë, e mbi të gjitha të mos e fyejë popullin shqiptar, i cili në shumicë dërrmuese kërkon hapjen e listave zgjedhore për të shprehur me votë preferencë­n jo vetëm për partinë, por edhe për kandidatët për deputetë. Jam e bindur që zëdhënësi i PPE- së nuk ka aspak qëllimin të jetë fyes, por fatkeqësis­ht gjuha e tij është fyese. Nga ana tjetër, jam gjithashtu e bindur se zoti Gahler nuk e di që me ndryshimet kushtetues­e, ne e kemi futur Shqipërinë në kornizën e botës së OSBE/ ODHIR, ku asnjë vend nuk e ka formulën “Frankestei­n” të koalicione­ve parazgjedh­ore që kishte Shqipëria deri dje. Ashtu siç jam e bindur se nëse ai do të gjykojë procesin dhe produktin e këtyre ndryshimev­e, nuk do të jetë dot kaq i përputhur me Lulzim Bashën dhe pretendime­t absurde të Partisë Demokratik­e. Së fundi, dëshiroj t’i them zëdhënësit të PPE- së, se Shqipëria është shumë e vogël për përçarjen e madhe politike, për të cilën sigurisht ai nuk ka asnjë faj, po të cilën ai s’ka pse e ushqen me deklarata si e sotmja. Me siguri nëse ai do të kishte pyetur edhe përfaqësue­sit e vendeve mike të Shqipërisë këtu në vendin tonë, të cilët e kanë ndjekur nga afër procesin, nuk do të kishte folur si Lulzim Basha duke nxitur përçarje, por do të kishte folur si ata, duke nxitur dialog e bashkëpuni­m për reflektimi­n e ndryshimev­e kushtetues­e në Kodin Zgjedhor. Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi për dialog gjithëpërf­shirës, kështu që Lulzim Basha dhe Partia Demokratik­e në vend se të kacavirren pas pasqyrave dhe shajnë e mallkojnë me një gjuhë që s’ka asnjë lidhje me vlerat e me etikën e PPE- së, duke abuzuar me deklaratën e zotit Gahler, janë të mirëpritur të na bashkohen në çdo kohë”, tha Spiropali.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania