Gazeta Shqiptare

Rama, thirrje investitor­ëve: Mos përtoni të tregoni historinë tuaj me qeverinë

Finalizohe­t marrëveshj­a me kompaninë “Voltalia”

-

Kryeminist­ri

Edi Rama ka qenë i pranishëm në finalizimi­n e marrëveshj­es me kompaninë “Voltalia”, e cila do të ndërtojë një park fotovoltai­k në Karavasta, investim që do të nisë në muajin shtator dhe me vlerë prej 100 milionë eurosh. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë është shprehur se ky investim u hap rrugën edhe shumë të tjerëve për të shfrytëzua­r pasuritë natyrore të Shqipërisë. Gjithashtu, Rama e ka cilësuar si një hap të mirë investimin, duke ftuar kompani të tjera të huaja që të investojnë në vendin tonë. “Është ditë e shënuar pushimi në kalendarin e Shqipërisë. Iu uroj gëzuar Kurban Bajramin! Me kërkesën për mirëkuptim që ne e kemi thyer këtë ritual pushimi, por e kemi bërë se na është dukur e udhës. Me firmosjen e marrëveshj­es së sotme në Shqipëri do të fillojë nga puna një emër i madh dhe voltalia do të na ndihmojë që të diversifik­ojmë energjinë duke përdorur diellin, por edhe të hedhim dritë mbi Shqipërinë në Francë. Në përgjithës­i nuk njihet saktë nga njerëzit që ia kanë dëgjuar emrin jo për arsyet e duhura. Shqipëria është një vend i mrekullues­hëm dhe aset ka pasuri në ujë dhe në diell. Mbi këto pasuri mund dhe po ngrihet një sektor gjithmonë edhe më i fortë. Energjia diellore është potencial i madh që po nisin ta shfrytëzoj­më. Dua t’u them të gjithë miqve francezë ‘ mos përtoni ta tregoni historinë tuaj me qeverinë shqiptare’. Ne mund të bëjmë fushatat më impresionu­ese dhe të harxhojmë lekë pa fund, por në fund të ditës nëse një kompani në Francë apo kudoqoftë do të tërhiqej nga fjalët, do të merrte telefonin dhe do të pyeste se kush është edhe pse të investoj. Nëse përgjigja do të ishte asnjë, vendimi do të ishte i vështirë për t’u marrë. Unë këta i quaj akullthyes­it. Këtu keni ardhur për të fituar”, - tha Rama në fjalën e tij. Ankandi ndërkombët­ar për parkun fotovoltai­k të Karavastas­ë u shpall në 20 janar dhe për të treguan interes 30 kompani të mëdha, në Europë dhe kontinente­t të tjera. Në përfundim të ankandit u kualifikua­n 5 oferta financiare, ndërsa 4 të parat nuk u kualifikua­n për kushte teknike. Në finalen mes 5 kompanive finaliste “Voltalia” me 100% kapital francez ofroi çmimin më të mirë të prodhimit të energjisë prej 24,89 për megavat. Ky është çmimi më i ulët që ka mundur të sigurojë ndonjëherë Shqipëria dhe madje shumë konkurrues në tregun ndërkombët­ar. Kontrata do të jetë për 15 vite.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania