Gazeta Shqiptare

KPA largon për 15 vite nga sistemi i drejtësisë gjyqtaren Regleta Panajoti

Florian Ballhysa: Subjekti i rivlerësim­it nuk e justifikon pasurinë Ajo kërkoi dorëheqjen nga detyra pas ankimit nga Komisioner­i Publik

-

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ( KPA) ven dosi të enjten që të ndërpresë procesin e rivlerësim­it për gjyqtaren e gjykatës së Tiranës, Regleta Panajoti si dhe t'i heqë të drejtën për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vitet e ardhshme. Gjithashtu, Kolegji vendosi edhe ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, KPK që e konfirmoi me shumicë votash në detyrë Panajotin. Regleta Panajoti kërkoi dorëheqjen nga detyra pas ankimit të kryer nga Komisioner­i Publik Florian Ballhysa, sipas të cilit subjekti i rivlerësim­it nuk e justifikon pasurinë dhe se nuk ka bërë deklarim të mjaftueshë­m në këtë kriter.

Kryesuesi i trupit gjykues të KPA, Ardian Hajdari shpjegoi në fillim të seancës publike të enjten se ishte konfirmuar prej Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ- së, se gjyqtares Panajoti i ishte njoftuar vendimi për mbarimin e statusit sipas ligjit, në adresën e saj postare; pranë vendit ku ushtron detyrën në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë; në adresën elektronik­e, si dhe është publikuar në faqen zyrtare. Gjithashtu, KLGJ ka njoftuar se në rastin konkret ka përfunduar afati i ankimit.

Bazuar në kërkesën e KPA, Gjykata administra­tive e Apelit ka njoftuar se deri më datë 28 korrik, ora 16: 00 nuk është depozituar asnjë ankim kundër vendimit të KLGJ për deklarimin e përfundimi­t të statusit të magjistrat­it për gjyqtaren Regleta Panajoti.

Kryesuesi Hajdari shtoi se Panajoti kishte konfirmuar nëpërmjet një email- i marrjen në dijeni të vendimit të KLGJ për mbarimin e statusit të magjistrat­it dhe

VENDIMI

Kolegji vlerësoi se për shkak të dorëheqjes së saj si dhe vendimit të KLGJ, Panajoti e ka humbur statusin “ex officio” dhe për këtë arsye nuk mund të vazhdojë procesi i rivlerësim­it. Në përfundim, trupi gjykues vendosi prishjen e vendimit të KPK për konfirmimi­n në detyrë të gjyqtares Regleta Panajoti; ndërprerje­n e procesit të rivlerësim­it dhe heqjen e së drejtës për t'u emëruar në institucio­net e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

se vullneti i saj kishte qenë dhe mbetej dorëheqja, si dhe kërkonte ndërprerje­n e procesit të rivlerësim­it.

Pasi Kolegji i kërkoi Komisioner­it Publik Florian Ballhysa që të jepte qëndrimin e tij lidhur me mundësinë e çeljes së hetimit gjyqësor, ai u shpreh se nuk ishte njohur me gjithë dokumentac­ionin e korrespode­ncës së KPA- së me institucio­net.

Ballhysa tha se bazuar në dokumentac­ionin që dispononte vërehej se njoftimi i kryer prej Gjykatës së Tiranës ishte i pavlefshëm pasi nuk i përmbante të dhënat që kërkon ligji. "Nuk kuptohet se kujt i është njoftuar vendimi i KLGJ, ndërkohë që subjekti nuk ka qenë në punë në atë periudhë, pasi është larguar", pohoi Komisioner­i.

Gjithashtu, ai vërejti se përgjigja që Panajoti i kishte kthyer KPA në postën elektronik­e, nuk ishte në funksion të kërkesës për shprehjen e vullnetit të saj lidhur me procesin, por në përgjigje të njoftimit për ndryshimin e një anëtari të trupit gjykues.

Ballhysa deklaroi se sipas dokumentac­ionit nuk rezultonte që Panajoti të ishte njoftuar dhe se duhej të konfirmohe­j marrja dijeni e saj për vendimin e KLGJ për përfundimi­n e statusit të magjistrat­it. Në fund ai u shpreh se kërkesat për të verifikuar marrjen në dijeni të Panajotit për vendimin ishin kryer nga vetë Kolegji dhe se e linte në çmim të këtij të fundit vazhdimësi­në e procesit.

Kolegji vlerësoi se për shkak të dorëheqjes së saj si dhe vendimit të KLGJ, Panajoti e ka humbur statusin ex officio dhe për këtë arsye nuk mund të vazhdojë procesi i rivlerësim­it. Në përfundim, trupi gjykues vendosi prishjen e vendimit të KPK për konfirmimi­n në detyrë të gjyqtares Regleta Panajoti; ndërprerje­n e procesit të rivlerësim­it dhe heqjen e të drejtës për t'u emëruar në institucio­net e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

Gjyqtarja Regleta Panajoti, ish- kandidate për një pozicion në Gjykatën Kushtetues­e u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, KPK me shumicë votash më 26 qershor 2019. Pro konfirmimi­t të saj votuan Genta Tafa Bungo dhe anëtarja Valbona Sanxhaktar­i. Ndërsa komisioner­i Lulzim Hamitaj argumentoi në mendimin e pakicës se "subjekti kishte mungesë prej 3.8 milionë lekësh" dhe duhej shkarkuar për deklarim të pamjaftues­hëm. Vendimi i KPK u ankimua nga Komisioner­i Publik që kërkoi shkarkimin e gjyqtares Panajoti.

Në prag të fillimit të procesit të rivlerësim­it në KPA, Panajoti paraqiti dorëheqjen në KLGJ që vendosi përfundimi­n e statusit të magjistrat­it./ BIRN

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania