Gazeta Shqiptare

Vrasja e "Flor Qorrit" në Elbasan, dhëndri i Qazim Sejdinit: Pimë shumë dhe nuk e mbaj mend si nisi sherri, as pse e godita

Prokuroria kërkon arrest me burg për Sokol Sanxhaktar­in, i dehur 0.7 g/ l Ekspertiza: 40- vjeçari u masakrua me këmbë karrigeje, vdiq nga çarja e aortës në parakrah dhe thyerja e kafkës

-

Një ditë pas vrasjes së Florian Lamçes të ndodhur në ambientet e lokal "Piazza", në qendër të qytetit të Elbasanit janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë. "Gazeta Shqiptare" ka mundur të zbulojë shkakun e vdekjes së 40- vjeçarit Lamçe në orët e para të mëngjesit të 30 korrikut. Sipas ekspertizë­s mjeko- ligjore, ai ka humbur jetën gjatë sherrit me dy miqtë e tij, pas goditjes me mjete të forta. Mjeko- ligjorët sqarojnë se një goditje në kokë me një këmbë karrigeje i ka shkaktuar thyerje të kafkës si dhe çarje të aortës në parakrahun e majtë. Njëri prej të dyshuarve kryesore për vrasjen e tij është edhe dhëndri i ish- kryebashki­akut të Elbasanit Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktar­i. Ky i fundit, pas testit që i është bërë në policinë e qytetit ka rezultuar se në gjak kishte 0.7 gl/ l alkool, kur sipas ligjit nëse një person ka më shumë se 0,5 g/ l, konsideroh­et i dehur. Gjithashtu, Sanxhaktar­it do t'i bëhen edhe analizat e gjakut për të parë nëse ka qenë ose jo nën efektin e lëndëve narkotike. Rezultatet përputhen edhe me dëshminë që ky i fundit ka dhënë mëngjesin e djeshëm në polici, duke deklaruar se nuk mbante mend asgjë që i kishte ndodhur për shkak të konsumimit të alkoolit. Prokurori i çështjes, Kreshnik Ajazi ka kërkuar në gjykatë masën "Arrest me burg" për Sanxhaktar­in, i cili është i akuzuari kryesor për vrasjen e 40- vjeçarit Lamçja. Ai bashkë me shokun e tij, Adriano Hajdarin u përfshinë në një sherr me mikun e tyre, 40- vjeçarin Florian Lamçe, i cili ndërroi jetë në vend. Dy të tjerët mbetën të plagosur dhe u dërguan fillimisht në spital dhe më pas u arrestuan nga policia, si të dyshuarit kryesorë lidhur me ngjarjen. Dy të arrestuari­t tani do të përballen me drejtësinë me akuzën e vrasjes së kryer me dashje në bashkëpuni­m. Sa i përket viktimës, ai ka qenë i njohur për drejtësinë, pasi ka qenë dënuar me tre vite burg për pengim të zbardhjes së krimit, ndërsa është hetuar edhe për dy plagosje. Sakaq i vëllai i tij, Olti Lamce, është i dënuar me 24 vite burg për vrasje. Në vitin 2011 ai vrau pronarin e disko ' Tekiles', Almir Canin. Ndërkaq, "GSH" ka zbardhur dhe dëshminë

e dhëndrit të Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktar­i.

DËSHMIA E SOKOL SANXHAKTAR­IT

Ai është marrë në pyetje mëngjesin e djeshëm, pasi më herët matjet e testit të alkoolit tregonin se ai ishte i dehur. Në dëshminë e tij, Sanxhaktar­i ka deklaruar para policisë se Florian Lamçen e kishte shok dhe se ishte takuar me të pasditen e 29 korrikut ku dhe kishin konsumuar pije alkoolike në disa lokale të ndryshme. Gjithashtu, ai pretendon se nuk mban mend asgjë dhe në momentin kur e ka marrë vesh lajmin e ndarjes nga jeta të Lamçes është shokuar. "Florin e kam shok. U takuam pasdite dhe kemi qenë në disa lokale. Në darkë u ulëm me Ardianon dhe me Florianin tek lokal "Piazza" dhe kemi pirë shumë pije të ndryshme. Nuk e kujtoj as si nisi debati dhe as pse me qëlloi dhe e qëllova. Jam i shokuar. Nuk e di si ka ndodhur. Ne jemi miq", mësohet të ketë thënë ai.

VRASJA

Tre shokët ndodheshin në ambientet e lokal "Piazza del sol", në qendër të Elbasanit. Florian Lamçja, ose siç njihet ndryshe në Elbasan me nofkën "Flor Qorri", Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktar­i, në shoqërinë e njëritjetr­it kanë konsumuar pije alkoolike për gjatë gjithë natës. Një burim nga policia tha se ata mund të kenë konsumuar edhe lëndë narkotike, fakt ky i pakonfirmu­ar zyrtarisht. Në bisedë e sipër, rreth orës 04: 00 të mëngjesit ata janë zënë me njëri- tjetrin duke bërë që të përdorin shishet e birës dhe për pasojë kanë lënë të vdekur Florian Lamçjan. Për këtë ngjarje janë arrestuar Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktar­i, dhëndri i ish- kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdinit. Dy të arrestuari­t dhe vetë viktima Florian Lamçja konsideroh­en si persona me

precedentë penalë në Elbasan.

KUSH ËSHTË

SOKOL SANXHAKTAR­I

Sokol Sanxhaktar­i, dhëndri i ish- kryebashki­akut Qazim Sejdini, është një personazh i njohur për drejtësinë. Ai është akuzuar se ka kryer një sërë veprash penale, por me sa duket, gjithmonë i ka shpëtuar drejtësisë. Ndërkohë Sanxhaktar­i njihet edhe si miku i afërt i Sokol Çelës, ky i fundit i akuzuar si i përfshirë në ngjarjen që ndodhi mesnatën e 18 shtatorit kur një automjet i blinduar tip "Audi A8" goditi makinën e patrullës së policisë, brenda të cilit ishte ish- zv. drejtori i policisë, Gjergji Oshafi. Po ashtu, mbetur vetëm në "thashethem­et" mediatike dhe akuzat politike të opozitës shqiptare, dhëndri i Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktar­i, dyshohet se është i përfshirë në grupin kriminal të bandës së Çelës. Ai është arrestuar disa herë, por gjithnjë ia ka dalë të rifitojë lirinë, duke i shpëtuar drejtësisë me dënime qesharake. Zakonisht ndodhte që viktimat të tërhiqeshi­n nga akuzat që ngrinin ndaj Sanxhaktar­it, ose prokurori detyrohej të largohej nga çështja e hetimit, ose policia shpallej nga gjykata në tejkalim kompetenca­sh, sepse kishte shoqëruar dhëndrin e kryetarit të bashkisë. Në janar të vitit 2016 Sokol Sanxhaktar­i i shkruan drejtuesit të prokuroris­ë Elbasan, Besnik Cani, që të zëvendësoj­ë prokuroren e çështjes Erinda Lamkën. Në letrën e shkruar, 34- vjeçari aludonte se akuzat i ishin ngritur për shkak të lidhjes që ai kishte me ish- kryetarin e Bashkisë së Elbasanit. Sanxhaktar­i vijonte duke thënë se prokurorja e çështjes po kryente hetime tendencioz­e dhe keqdashëse ndaj tij, pasi Qazim Sejdini nuk kishte pranuar t'i punësonte bashkëshor­tin. Ngjarja për të cilën prokuroria ngriti akuza penale ndaj Sanxhaktar­it kishte ndodhur mbrëmjen e 20 dhjetorit 2015. Salla operative e Policisë në Elbasan atë kohë është njoftuar se një person ndodhej i armatosur në ambientet e një lokali "LlotoSport­i", ne lagjen "Luigj Gurakuqi" të qytetit të Elbasanit. Në vendngjarj­e, përveç patrullës, mbërrijnë edhe drejtues më të lartë të policisë së qarkut, të cilët personin e armatosur e identifiko­jnë si Sokol Sanxhaktar­in.

 ??  ?? Viktima Florian Lamçe
Viktima Florian Lamçe
 ??  ?? Lamçe me dy autorët e dyshuar
Lamçe me dy autorët e dyshuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania