Gazeta Shqiptare

Horror në Greqi, 58- vjeçarja mbajti për 3 javë në dollap trupin e pajetë të së ëmës

Zbulohet e shkuara e trishtë e gruas, u përdhuna nga babai

-

GREQI - Është e pamundur që mendja njerëzore të kuptojë atë që ndodhi natën e kaluar, në Kallithea të Greqisë, kur u zbulua se një grua 58vjeçare e mbajti kufomën e nënës së saj të mbyllur në dollap për tre javë të tëra. Sipas dëshmive të fqinjëve, 58- vjeçarja, e cila u transferua dje me urdhër të një prokurori në një institucio­n psikiatrik, kishte përjetuar që në një moshë shumë të re vështirësi­të e jetës. Të gjithë e përshkruaj­në atë si një krijesë të torturuar, e cila u bë viktimë e abuzimit seksual brutal nga babai i saj dhe me nënën që nuk ishte në gjendje ta ndihmonte.

Siç thuhet, kur u rrit ajo u transferua në Rodos, ku punoi dhe u kthye në shtëpinë e vet, kur u informua se babai i saj kishte vdekur. Fqinjët e kujtojnë si një grua që pikturonte zemra në muret e jashtme të shtëpisë, përshëndes­te njerëzit dhe ulej me orë të tëra në një cep të caktuar të çatisë. Shumë herë ajo futej edhe në debate të nxehta me nënën e saj 92vjeçare, deri në atë pikë sa e nxori jashtë shtëpisë. 58vjeçarja, pasi u gjet në dollap trupi i 92- vjeçares, në dëshminë e saj i tha policisë se nëna e saj vdiq nga shkaqe natyrale në 7 korrik dhe se ajo nuk kishte informuar askënd, pasi nuk kishte para për varrosjen e saj. Sidoqoftë, ekzaminues­i mjekësor pritet që të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes së gruas së moshuar. Sipas informacio­neve të tjera, 58- vjeçarja deklaroi se nuk mund të përballont­e të varroste nënën e saj dhe për këtë arsye e mbajti në dollap! Ajo që është e sigurt është se ekzaminimi mjeko- ligjor do të japë përgjigje, pasi nuk është përjashtua­r edhe mundësia e një vepre penale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania