Gazeta Shqiptare

Mediat italiane: Daniel Kassrae erdhi pa pranga, shëtit i lirë në Romë, pse nuk u njoftuam nga ambasada në Shqipëri?

Historia e “iranianit 007” që u shpall “non grata” në Shqipëri

-

Mediat italiane i kanë bërë jehonë lajmit të dëbimit të spiunit iranian të vendosur në Shqipëri, Daniel Kassrae. "Remocontro. it" ka bërë një shënim lidhur me rrezikshmë­rinë e të riut që ishte kthyer në Itali pa asnjë njoftim ndaj autoritete­ve vendase. Italia u njoftua për rastin falë një artikulli të shkuar nga gazetarja Alessandra Briganti, ndërsa Ambasada italiane në Shqipëri dhe autoritete­t vendase nuk bënë asnjë njoftim lidhur me ekstradimi­n, duke e çuar 29- vjeçarin pa asnjë masë sigurie në vendin fqinjë.

PJESË NGA ARTIKULLI: FAKTET:

1. Daniel Kassrae, 29vjeçari iranian ( të cilin Shqipëria e quan me këmbëngulj­e ' italo- iraniani), u dëbua nga vendi me akuzën se kishte kryer veprime spiunazhi në emër të Ministrisë së Inteligjen­cës së Iranit ( Mois).

3. Sipas shtypit shqiptar, "Iraniani 007" ka mbledhur informacio­ne dhe është përpjekur të kontaktojë dhe rekrutojë anëtarët e ' Mujahedën- e- Khalq' ( MEK) nga kampi në Manëz.

4. Më 22 korrik, ministri i Brendshëm shqiptar Sandër Lleshaj e shpalli iranianin non grata duke nënshkruar në urdhër dënimi për 15 vitet e ardhshme.

5. Më pas Daniel Kassrae është çuar në kampin e refugjatëv­e në Vlorë, dhe me 23 korrik u nis për në Rome, pa pranga dhe i pashoqërua­r nga

efektivë shqiptarë. Për më tepër autoritete­t shqiptare nuk kishin dhënë asnjë informacio­n për mbërritjen e këtij personi të rrezikshëm, që mund të kërcënojnë po njësoj dhe Italinë.

Kush është Daniel Kassrae?

Kassrae ka nënshtetës­i italiane, të paktën kështu thotë pasaporta me të cilën hyri në Shqipëri. Sipas Këshillit Kombëtar të rezistencë­s

iraniane, Kassrae ishte punësuar më parë si reporter nga televizion­i shtetëror iranian në Romë dhe më pas ishte nisur për në Shqipëri. Emri i "Iranianit 007" nuk ishte i panjohur për autoritete­t shqiptare, pasi prej kohësh ai po hetohej sepse dyshohej që ishte "person" i regjimit iranian dhe forcave të Kudsit. Kassrae e paraqiste veten si reporter madje dhe si polic. Historia u publikua nga shtypi sh

qiptar por nga as nga autoritet vendase dhe as nga Ambasada Italianë në Shqipëri nuk u dha asnjë sinjal. Mos vallë iraniani ishte më pak i rrezikshëm në Itali sesa në Shqipëri. Vetëm falë Alessandra Brigantit, historia u bë e njohur edhe në vendin tonë që dikush të ketë parasysh se nëse do të bëjë një shëtitje ne Romë, rastësisht mund të takohet edhe me një njeri të rrezik

HETIMI I IRANIANIT

Sipas Këshillit Kombëtar të rezistencë­s iraniane, Kassrae ishte punësuar më parë si reporter nga televizion­i shtetëror iranian në Romë dhe më pas ishte nisur për në Shqipëri. Emri i "Iranianit 007" nuk ishte i panjohur për autoritete­t shqiptare, pasi prej kohësh ai po hetohej sepse dyshohej që ishte "person" i regjimit iranian dhe forcave të Kudsit. Kassrae e paraqiste veten si reporter madje dhe si polic. Historia u publikua nga shtypi shqiptar, por nga as nga autoritet vendase dhe as nga Ambasada Italianë në Shqipëri nuk u dha asnjë sinjal.

shëm. 29- vjeçari u shpall non grata më 22 korrik pasi dyshohej se ishte infiltruar nga Ministria Iraniane e Inteligjen­cës. Ai ishte shfaqur shpesh në kampin e Muxhahedin­ëve në Durrës duke tentuar të rekrutojë ishanëtarë të MEK. Nga Shqipëria janë dëbuar më herë edhe shtetas të tjerë iranianë. Në 2018- ën u dëbua edhe kryediplom­ati i ambasadës iraniane në vendin tonë.

 ??  ?? Daniel Kassrae
Daniel Kassrae

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania