Gazeta Shqiptare

Operacion në Dibër, Mat dhe Bulqizë, sekuestroh­en armë dhe drogë, përfundojn­ë në pranga 3 persona

"Tërnova", procedohen penalisht edhe 4 të tjerë

-

tjetër veç te fyti vetëvarja. Tani mbrapa vdekjes disa bashkëfsha­tar më pohojnë që e kanë parë, në gjendje të mirë. Por nga momenti i vetëvrasje­s unë nuk di çfarë të them se nga se vdiq, si vdiq, asgjë nuk di. Pas ceremonisë së vëllait ajo iku nga ne. Nuk e di sa ditë nga vetëvrasja kishte trupi, por nga këqyrja ime dukej që ishte i freskët. Nuk dimë asgjë, mister vdekja, mister hapja e varrit.

NUSJA E VIKTIMËS

Jam takuar nga data 3 qershor herën e fundit, ai më tha se do shkoj në Greqi dhe kur të mbërrij do të telefonoj unë. Marrëdhëni­a ime me të ka qenë shumë e mirë, veçse kemi pasur edhe ekonominë shumë të dobët, kishte 6- muaj që nuk punonte, thjeshtë merrnim një asistencë prej punës. Vendimin e morëm bashkë vendimin për t'u larguar në Greqi dhe më tha shko te prindërit e tu dhe unë sapo të sistemohem do t'u marr edhe juve. Ai kishte marrë edhe një garanci nga pronari grek që e priste. Unë e shikoja që fliste pa fund me pronarin. Takimi i fundit ishte ky që ai më tha që do shkoj në Greqi dhe do mërzitem shumë për djalin edhe për ty, por do ju marrë me kamerë dhe do ju shoh. Unë kam marrë informacio­n nga familjarët e burrit që i është dhunuar varri.

DIBËR/ MAT - Ditën e djeshme është zhvilluar operacioni i koduar "Tërnova" në Dibër, Bulqizë dhe Mat, ku janë arrestuar 3 persona për kultivim droge dhe armëmbajtj­e pa leje. Sipas burimeve policore, gjatë këtij operacioni janë sekuestrua­r armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Ndërkohë janë proceduar edhe 4 persona të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

NJOFTIMI I POLICISË

Në zbatim të plan- operacioni­t të bërë nga DVP Dibër janë intensifik­uar kontrollet në të gjithë territorin, për parandalim­in dhe goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, për kapjen e personave që qarkullojn­ë me armë zjarri, kapjen e personave në kërkim dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Në këtë kuadër, bazuar dhe në informacio­net e marra në rrugë operative, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor "Tërnova", si rezultat i të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi: R. I., 42 vjeç, banues në Tërnovë,

Bulqizë, i cili u kap në fshatin Tërnovë, me automjetin "Land Rover", duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë dhe 11 fishekë, të cilët u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale. Po në vijim të operacioni­t u arrestua në flagrancë shtetasi M. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili qarkullont­e në mjet me shtetasin R. I, pasi u kap me një sasi të vogël lëndë narkotike. Ky shtetas dyshohet se merrej me veprimtari kriminale në fushën e shpërndarj­es në doza të vogla të lëndëve narkotike. Njëkohësis­ht në Mat është vënë në pranga shtetasi A. P., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e Policisë është konstatuar se shtetasi A. P. kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij.

Po në vijim të plan- operacioni­t, janë evidentuar dhe goditur 4 raste të krimeve mjedisore dhe janë proceduar penalisht shtetasit:

V. B., E. J., pasi janë konstatuar duke bërë ndërtime pa lejen e organeve kompetente.

I. D., A. Z., pasi janë konstatuar duke transportu­ar lëndë drusore pa dokumentac­ion përkatës.

Materialet procedural­e në ngarkim të shtetasve të lartpërmen­dur i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Dibër dhe Mat, për veprime të mëtejshme.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania