Gazeta Shqiptare

3- shat: Bërrylat dhe fitimet nga muzika, ja çfarë bëjmë tjetër treshe

Rrëfehen djemtë e grupit: Si ka ndikuar tek ne pandemia

-

personat që kanë treguar pozitivite­t ndaj këngës.

Fatjon Ndini: Duke qenë se është akoma java e parë po ecën mirë dhe shpresoj të vazhdojë po kaq mirë.

Djem të rinj në karrierën tuaj dhe duket se para keni një rrugë të gjatë para, keni hasur në bërryla, apo në faktin se prioriteti i takon gjithmonë një artisti më me famë?

Andi Stafuka: Bërryla kemi marrë, ato i merr çdokush në çdo profesion të mundshëm, jo vetëm në art dhe muzikë. Gjithsesi në thelb janë “bërryla motivuese” që do të thotë për t’u ngjitur edhe për të ecur sa më lart. Gjatë karrierës do të kesh vështirësi dhe njerëz me energji negative që të ulin poshtë, por t’i duhet ta kesh të qartë vizion tënd personal. Çdo artist që ka një famë dhe është në treg sot edhe ai e ka bërë një rrugë deri aty ku është pastaj në fund çdokush ka kismetin e tij.

Enis Keta: Si në çdo profesion ka pengesa por kjo na bën të ecim më përpara për të arritur aty ku duhet.

Fatjon Ndini: Bërryla gjithmonë ka pas por, gjithsecil­i e ka “riskun” e tij dhe thjesht duhet vazhduar përpara me shpresën se gjithçka do shkojë ashtu si duhet.

Nëse bëjmë një bilanc të karrierës tuaj, klipet, koncertet, çfarë keni fituar dhe çfarë keni humbur?

Andi Stafuka: Për të fituar kemi fituar shumë gjëra e sigurisht na është shpërblyer në fund lodhja dhe përkushtim­i ynë. Por për të humbur ndoshta jetën e normalitet­in si është përkushtim­i në familje apo me njerëzit e dashur, se kur merresh me këtë profesion ato që e dinë ne bëjmë një jetë gjithmonë në lëvizje edhe shumë të dedikuar gjë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania