Gazeta Shqiptare

Parimet që shkeli Rama, miratimi i heshtur i Perëndimit dhe komplekset e opozitës

- Nga Enton Abilekaj

.. që ka me qytetarët për qeverisjen dhe zgjedhjet e ardhshme.

Gjithmonë gjenden votat për të votuar në shërbim të pushtetit. Kur nuk gjenden, blihen, kur nuk vidhen, miratohen me votat e pakicës. Ky është mësimi që dha Edi Rama që kur e mori tepsinë për vete. Akoma pas këtyre mësimeve, ka diplomatë të huaj që thonë se mund të negociohet, dhe opozitarë të kompleksua­r, që me bindjen se rotacioni do të vijë vetvetiu, mundohen të sillen ‘ politikish­t korrektë’ me ambasadorë­t.

As Rama, as Basha, as Yuri Kim, as Zingraf nuk duan të tregojnë parimet demokratik­e që u rrëzuan me 106 vota në Kuvend, parime që janë më të rëndësishm­e se vetë Kushtetuta, parime që mbajnë Perëndimin prej më shumë se 200 vjetësh dhe që ne i aspirojmë si modeli që duam. Ra parimi i konsensusi­t për Reformën Zgjedhore. Një parim që ka ruajtur në një farë mënyre stabilitet­in. Pala humbëse, ka qenë pjesë e reformës dhe si rrjedhim, bashkëpërg­jegjëse për standardet. Nga sot, i vetmi përgjegjës për standardet është Edi Rama dhe vetëm humbja e tij mund të garantojë stabilitet.

Ra, parimi i mbrojtjes së Sovranitet­it Kushtetues. Ligji Themeltar i Shtetit, i miratuar me referendum në 1998, ka ndryshuar vetëm me konsensus që atëherë. Sot Kushtetuta u trajtua më keq se Arta Marku që e thirrën të bënte betimin mes tymueseve pas votimit me 69 vota, ku trafiku i kartave të deputetëve mbulohej nga mjegulla.

Kushtetuta u gatua me krundet e opozitës, që nuk kanë asnjë mandat të lëpijnë Ramën aty ku ka vënë preshin për të fluturuar drejt pushtetit absolut. Si një kuzhinier amator që shton ujin, kripën dhe erëzat duke e provuar pareshtur gatimin, diktatori prej letre hiqte dhe vinte nene, pragje elektorale dhe koalicione si t’i vinte për mbarë nga këshilltar­ët e manipulimi­t elektoral.

Ra parimi i shanseve të barabarta. Njëra palë vendosi të krijojë më shumë shanse për veten duke ua mohuar konkurrent­ëve.

Ra parimi i respektimi­t të marrëveshj­eve. Me 106 vota pa opozitën reale, maxhoranca rrëzoi marrëveshj­en e 14 janarit dhe të 5 qershorit, ndërsa një nga negociuesi­t ndërkombët­arë ia legjitimoi të drejtën pa asnjë arsye.

Pas kësaj, askush nuk ka më garanci që Edi Rama mund të respektojë ndonjë kontratë apo marrëveshj­e, askush nuk e di deri ku do ta shkelë kontratën që ka me qytetarët për qeverisjen dhe zgjedhjet e ardhshme.

Ra parimi i ndërvarësi­së me aleatët strategjik­ë. Jo se në fjalën e tij në Parlament, Edi Rama u deklaroi diplomatëv­e të huaj refuzimin, por se pas këtij votimi, nuk do të ketë një datë për hapjen e negociatav­e me Bashkimin Europian. Këtë herë me refuzimin e vetëdijshë­m, që Tirana e marrë peng, i bën Brukselit, për llogari të pushtetit absolut të një njeriu.

Këto parime që u rrëzuan sot, nuk mund të mbështetes­hin nga ata që i kanë zbatuar për 200 vjet, që vijnë këtu me librin e parimeve dhe përfundojn­ë duke mbështetur pushtetarë të korruptuar që duan të zgjerojnë pushtetin. Ndërsa

Rudina me mamin te vetingu dhe Murrizi me bizneset në zhvillim dihet që nuk kanë menduar ndonjëherë për këto parime, për diplomatët e huaj mbetet e pashpjegue­shme pse e shndërrojn­ë mbështetje­n për parimet në mbështetje për aspirantin e radhës për diktator.

Nuk janë listat e hapura, nuk kanë qenë ndonjëherë në qendrën e diskutimev­e listat e hapura. Janë koalicione­t, siç e pranoi vetë Edi Rama sot, njeriu që erdhi në pushtet në koalicion me 100 parti dhe qëndroi edhe një mandat duke mos lejuar koalicione­t e ligjshme.

Dosja 339 zbuloi që në 25 qershor 2017 u lejua vetëm një koalicion, ai i Ramës me krimin.

Nuk janë listat e hapura që sjellin demokracin­ë, sepse votuesit do të zgjedhin nga zgjedhjet e kryetarëve, nuk janë listat e hapura që ndihmojnë partitë e vogla se konkurrenc­a brenda të mëdhenjve do t’i shkatërroj­ë më keq, nuk janë listat e hapura që sjellin proces zgjedhor për të mirë se paraja e pistë, blerja e votuesve dhe komisioner­ëve dhe përplasjet fizike do të shtohen edhe brenda edhe jashtë partive.

Ata që e quajnë hap epokal hapjen e listave, janë vetëm duke fshehur shërbimin për ëndrrën diktatoria­le të Edi Ramës, janë përgjegjës për çdo kapje të Shtetit që ai bën duke i përdorur si gjuetari zagarët që t‘ ja nxjerrin në shteg.

Nuk ka më justifikim për shërbëtorë­t e Edi Ramës, sepse dëmi nuk është mbi opozitën, siç ka qenë deri sot në lojërat dy apo trepalëshe. Pas 30 vjetësh tranzicion, jemi i vetmi popull në Europë që kërkojmë ende minimumin, bukë dhe zgjedhje të lira, që janë si buka për sistemin demokratik që aspirojmë. Pas 30 vjetësh që një klasë politike e la vendin tek buka e gojës, Edi Rama kërkon ta heqë edhe atë. Kur na i marrin edhe bukën nga goja, nuk duhet të fajësojmë ambasadorë­t.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania