Gazeta Shqiptare

FIFA bllokon merkaton e Kukësit, reagon klubi: Ja si është e vërteta

Për dy paga të Zderiç prej 8 mijë eurosh ndëshkohen verilindor­ët, që do të apelojnë në KAS Ndërkohë, Gegavijonk­ontaktetdh­eëndërrond­yshenHila- Telushi

-

Klubi i Kukësit i fillon përgatitje­t për Ligën e Europës dhe sezonin e ri mes telasheve, shkak është bërë një gjyq i humbur në FIFA, që i ka bllokuar përkohësis­ht merkaton klubit verilindor, situatë që mund të vazhdojë nëse nuk shlyen detyrimet ndaj ish- futbollist­it Filip Zderiç. Ky i fundit hodhi në gjyq një vit më parë klubin shqiptar për mospagesën e dy rrogave të fundit të sezonit, maj- qershor 2018, për një vlerë në total prej 8 mijë eurosh që klubi ia kishte mbajtur duke akuzuar lojtarin se nuk ishte paraqitur në fazë përgatitor­e dhe e kishte gjobitur. Zderiç provoi para FIFA- s se në fakt klubi e kishte dërguar te skuadra e dytë, duke mos e marrë me vete në fazën përgatitor­e, ndërsa nuk kishte marrë asnjë lajmërim për gjobën e as nuk ishte në dijeni që kishte shkelur rregullore­n. Ndërkohë, Kukësi e ka dërguar çështjen e dëmshpërbl­imit dhe pezullimit të merkatos prej ish- futbollist­it Filip Zderiç në Gjykatën e Arbitrazhi­t Sporti ( KAS). Nënkampion­ët e Shqipërisë bënë me dije nëpërmjet komunikimi­t për shtyp se çështjen në fjalë e kanë dërguar në Zvicër dhe e konsideron vendimin e FIFA- s si të pakuptimtë. Klubi verilindor pretendon se mbrojtësi kroat refuzoi t'i bashkohej skuadrës në grumbullim në sezonin 20172018, pasi zhvilloi disa ndeshje në kampionat dhe është larguar nga Shqipëria duke mos respektuar as dënimin e klubit për të luajtur me Kukësin B.

MERKATOJA

Me emërimin e Skënder Gegës në krye të stolit të Kukësit, shtohen shanset që te verilindor­ët të afrohet mesfushori Ardit Hila. Prej ditësh drejtuesit e Kukësit janë futur në bisedime me elbasanasi­n, që sezonin e fundit luajti me Prishtinën. Hila ka qenë titullar fiks në sezonin kur Partizani fitoi titullin kampion me Gegën trajner. Në rolin e Hilës verilindor­ët kanë dy lojtarë si Musolli dhe Limaj, por nuk ka asnjë garanci që këta të fundit do të vazhdojnë edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas të gjitha gjasave, mesfushori elbasanas do të firmosë për klubin verilindor, duke shtuar në këtë mënyrë edhe konkurrenc­ën në këtë repart. Por jo vetëm Hila. Në shënjestrë­n e Gegës është edhe Bruno Telushi. Mesfushori­t të Partizanit i ka përfunduar kontrata me klubin e kuq dhe drejtuesit ende nuk i kanë ofruar rinovimin. Nga kjo situatë mund të përfitojë Gega, që me lojtarin ka një lidhje të ngushtë që kur e pat grumbullua­r në ekipin e 21vjeçarëv­e të Shqipërisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania