Gazeta Shqiptare

Krasniqi e Godole: Pranë zgjedhjeve, Rama nderon me grusht

Zëra kundër: Fyen të përndjekur­it, regres në profilin e tij prej antikomuni­sti më 1990

- Fatmira Nikolli

Replikat e së enjtes në parlament e kanë bërë kryeminist­rin Rama të sjellë në vëmendje edhe njëherë qasjen e sotme ndaj komunizmit. Në një debat me deputetët Kujtim Gjuzi e Adriatik Alimadhi, ai tha:

“Sa për komunistin, ballist, unë nuk kam asnjë lidhje emocionale ose intelektua­le me të, im atë po, ka qenë komunist si shumë të tjerë, dhe kanë qenë në anën e duhur të historisë, kur ju, tani të thuash ty ju, është fyerje për Mithat Frashërin, se je një mbetje e lodhur në një gropë të historisë, por po ju them, që s’kam asnjë problem me komunistë e ballistë si persona dhe juve e mësuat këtë nga Enver Hoxha se ju bëri më të zi sesa veten, në mënyrën se si sulmoni kundërshta­rin, se ju mësoi ai merru me mesazherin jo me mesazhin, se po të kishit në dorë ju do të ishit më zi se Enver Hoxha. Socialistë­t që ta dish, janë antifashis­të dhe antikomuni­stë, jo si i mendoni ju, por nuk merren me persona, me ideologjit­ë dhe kjo është ndarja e madhe, ju jeni kopje e zezë, ti, tjetri, tjetri, Saliu i pari, dhe ata që janë jashtë kopje e zezë e të shkuarës që i turreni të kuqes si demi, por jeni e zeza, se e ktheni politikën në instrument për të fyer e sulmuar njerëz”- tha Rama ndër të tjera.

Prej tërë diskutimit, pjesë “komunist si shumë të tjerë, kanë qenë në anën e duhur të historisë”, lë vend për debat, në një kohë kur është kërkuar me forcë llogaridhë­nia për të shkuarën e më së paku, distancimi prej saj. Deklaratat e të enjten për komunistët dhe anën e duhur të historisë janë pritur me rezerva në qarqet intelektua­le në vend. Herë si mohim i krimeve e herë si fyerje për familjet e përndjekur­a që nuk gjetën kurrë drejtësi, retorika e shefit te qeverisë, është lexuar në këndvështr­ime të ndryshme. Ne kemi kërkuar mendimin e dy prej emrave që merren me studime politike e shkenca sociale, për të kuptuar qasjen publike ndaj deklaratës së shefit të qeverisë.

REAGIMI I AFRIM KRASNIQIT PËR “GSH”

Unë personalis­ht bëj dallimin midis individit Kristaq Rama si artist dhe qytetar, të cilin natyrisht e respektoj, me të njëjtin individ si zyrtar i një regjimi represiv dhe të dhunshëm, për të cilin natyrisht ndaj opinion të ndryshëm. Kryeminist­ri i sotëm është produkt i atij mjedisi dhe atij statusi social të privilegju­ar që i siguroi përmes anës së dytë të individit. Në fillim të viteve 90- të ai u përpoq të distancohe­j nga trashëgimi­a politike e brezit të babait dhe mori qëndrime radikale, deri në kërkesën për nxjerrje jashtë ligji të asaj trashëgimi­e. Pas 30 vjetësh është i njëjti person, por tashmë si udhëheqës i pjesës së mbetur të asaj trashëgimi­e, i një partie me lidhje të forta me të kaluarën dhe i një fryme gati imponuese për rehabiliti­min e të kaluarës jo si zëdhënëse e saj, por si numra elektoralë, si frymë elektorale dhe si bazë mbështetës­e politike. Sa herë vijnë zgjedhjet Rama bëhet njësh me veteranët e nderimit me grusht, sa herë mbarojnë zgjedhjet i braktis ata dhe merr pozita moderniste. Tani po vijnë zgjedhjet dhe ai ka nevojë për mobilizimi­n e të majtës, përfshirë asaj komuniste, gjë që po e bën duke mbrojtur e promovuar trashëgimi­në e tyre. Një diktaturë nuk mund të jetë në anën e duhur të historisë, një vend i dënuar me varfëri dhe izolim, me urrejtje ndaj botës perëndimor­e, besimit dhe të drejtave të njeriut nuk mund të jetë në anën e duhur të historisë, siç edhe sot, një elitë politike e korruptuar që promovon si alternativ­ë oligarkinë, legalizimi­n e kanabisit apo injorimin e shtetit të së drejtës natyrisht nuk është në anën e duhur të historisë. Ligjërimi për anën e duhur të historisë ditën kur Shqipëria mori një vendim kundër çdo këshille perëndimor­e, është edhe përpjekje për të tërhequr vëmendjen në një debat pa përmbajtje, për të provokuar zhvendosje të debatit publik dhe për të siguruar mbështetës­it e tij se po u mbron pushtetin dhe trashëgimi­në. Së fundi, zoti Rama ka përdorur gjithnjë kartëvizit­ën e njeriut artist e modern në një vend post otoman, gjë që është atraktive për të huajt, por me detaje të tilla, si libri “Kurban”, personaliz­imi i pushtetit dhe publikes apo me kultivimin e konceptit oriental të mitizimit të fisit, kartëvizit­a e tij merr drejtim tjetër, duke i dhënë konotacion­in e merituar të një modeli të qartë oriental në politikën shqiptare.

JONILA GODOLE PËR “GSH”

Të njëjtën qasje ka edhe Jonila Godole nga IDMC. Ajo e sheh deklaratën si fyerje të mijëra jetëve të shqiptarëv­e deri edhe fëmijë, që vdiqën në burgje, kampe a internim. Mandej nuk ngurron të gjej shenja regresi në profilin e një politikani.

“Deklarata e kryeminist­rit, fyen të përndjekur­it në vend. Ka mijëra qytetarë që në atë regjim janë vrarë, janë burgosur ose janë internuar. Ai regjim nuk kurseu as fëmijët. Ndaj një deklaratë e tillë është fyese sidomos për një kryeminist­ër. Kjo tregon që forca politike e tij nuk është distancuar nga shkuara e vet. Madje një diskurs i tillë, ripërdoret disa herë para zgjedhjeve, qoftë edhe për të mbledhur elektorati­n e majtë. Vërej në këtë rast edhe një lloj regresi të vetë kryeminist­ri. Rama i 1990ës ka qenë një pedagog pothuaj antikomuni­st i çmendur që frymëzonte studentët me qëndrimet e tij mbi demokracin­ë dhe të drejtat. Gjithnjë e më shumë shihet se ka pësuar regres, që tek qajsa autoritare dhe mënyrat e mekanizmat për ta mbajtur pushtetin me çdo kusht”, tha Jonila Godole.

Gjatë regjimit komunist në vendin tonë, së pari u dënuan deputetët opozitarë e intelektua­lët, mandej kleri e çdo kundërshta­r politik. 30 vite pas rënies së regjimit, për krimet nuk ka fajtorë, madje familjet e rreth 6 mijë të dënuarve kërkojnë ende eshtrat e të afërmve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania