Gazeta Shqiptare

Rama: Mund të derdhësh lot pse iku, ose mund të buzëqeshës­h sepse jetoi

Kryeminist­ri publikon foton e rrallë kur e mbante nëna në krah “Mesazhet na lehtësuan disi peshën ndrydhëse të boshllëkut tonë të pangushëll­ueshëm”

-

TIRANË - Kryeminist­ri Edi Rama ka thyer heshtjen dhe ka reaguar sot për humbjen e nënës së tij, Aneta Rama. Në një postim në mediat sociale, teksa ka publikuar një foto të rrallë, kur ai ka qenë tepër i vogël dhe nëna e mbante në krah, Rama shkruan se mesazhet e ngushëllim­it ia kanë lehtësuar peshën ndrydhëse të boshllëkut që është krijuar në familjen e tij. Më tej ai shton se nuk mund t’u përgjigjet dot të gjithëve me mesazhe, por uron të gjithë ata që jetojnë me këtë boshllëk, të rrojnë sa më gjatë që ta kujtojnë nënën e tyre dhe të tjerëve që kanë fatin ta kenë pranë yllin e shtëpisë.

REAGIMI I PLOTË

Mund të derdhësh lot pse iku

Ose mund të buzëqeshës­h sepse jetoi

Mund të mbyllësh sytë e të lutesh që të kthehet

Ose mund t’i hapësh e të shohësh gjithçka të ka lënë

Zemra jote mund të jetë bosh. sepse nuk e sheh dot më

Ose ti mund të jesh plot me dashurinë që ndave me të

Mund t’ia kthesh shpinën të nesërmes dhe jetosh në të djeshmen

Ose mund të jesh i gëzuar me të nesërmen për çka ishte e djeshmja me të

Mund ta kujtosh atë vetëm për ikjen e saj

Ose mund të kujdesesh për kujtimin e saj që ajo të jetojë në të

Mund të qash e të mbyllesh në vete, bosh e me kurriz nga bota

Ose mund të bësh atë që nëna do të donte: Të hapësh sytë, të qeshësh, të duash dhe të ecësh përpara

Edhe në emër familjes sonë lejomëni t’ju falënderoj përulësish­t për praninë tuaj të paçmueshme përmes mesazheve të pafundme e luleve të panumërta, që disi e lehtësuan peshën ndrydhëse të boshllëkut tonë të pangushëll­ueshëm.

Duke ju kërkuar një ndjesë të thellë për të qenit i pamundur t’ju përgjigjem, ju uroj me shpirt të gjithë atyre që jetojnë me këtë boshllëk, të rrojnë sa më gjatë që ta kujtojnë nënën e tyre dhe të tjerëve që kanë fatin ta kenë pranë yllin e shtëpisë, t’i kenë nënat sa malet dhe t’i gëzohen sa më shumë dritës së tyre, të pakonkurru­eshme as nga dielli e nga vetë yjet e qiellit.

Reagimi i Ramës vjen një ditë pas ndarjes nga jeta të nënës së tij, Anetës. Në moshën 82- vjeçare, Aneta Rama ndërroi jetë në banesën e saj në Tiranë dhe u përcoll për në banesën e fundit nga familjarët dhe miqtë. Aneta Rama është një nga stomatolog­et e para shqiptare dhe 2 vite më parë u nderua me një çmim për profesioni­n e saj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania