Gazeta Shqiptare

Meta: Askush nuk mund të kthejë nenin e “Agjitacion- Propagandë­s”

“Ky regres është thellësish­t shqetësues”

-

Presidenti i Repub likës, Ilir Meta, re agon për situatën aktuale të lirisë së medias në Shqipëri, duke u shprehur se faktet tronditëse të censurës dhe presioneve në rritje ndaj medias së pavarur dhe kritike me qeverinë janë tepër alarmuese dhe kërkojnë një përgjigje të menjëhersh­me. Kreu i shtetit thekson me tone të ashpra se, “Shqiptarët janë ndarë 30 vite më parë nga neni 55 i ‘ Agjitacion­it dhe Propagandë­s’ dhe askush të mos mendojë që duke përdorur forma të reja shantazhi e presioni do mundet dot ta rikthejë atë”.

REAGIMI I PLOTË I PRESIDENTI­T META:

Faktet tronditëse të censurës dhe presioneve në rritje ndaj medias së pavarur dhe kritike me qeverinë, që po konstatohe­n çdo ditë dhe po denoncohen periodikis­ht nga organizata prestigjio­ze ndërkombët­are, janë tepër alarmuese dhe kërkojnë një përgjigje të menjëhersh­me.

Raporti i Qendrës për Pluralizëm dhe Liri Mediatike, me fokus sistemin dhe lirinë e mediave në vendet anëtare dhe kandidate të Bashkimit Europian, vëren stanjacion ose përkeqësim të situatës në Shqipëri gjatë dy viteve të fundit. Studimi thekson se pushteti politik në vend është tejet influencue­s, duke rezultuar në media jo të pavarura apo mediume që mbështetin partinë në pushtet dhe kërcënojnë autonominë e vet. Me shkallën nga 0 në 100, rreziku për televizion­et paraqitet i mesëm, ndërsa për portalet në internet, rreziku sipas konkluzion­eve, rritet në shkallën sipërore për shkak të ndikimit më të fortë politik, mungesës së transparen­cës për sa i përket reklamave dhe kandidatëv­e politikë gjatë fushatave elektorale.

Tepër alarmant është përfundimi se, “për sa i përket mbrojtjes themelore të pluralizmi­t, mediat shqiptare paraqiten në rrezik të mesëm, apo 53%, rreziku i pluralizmi­t të tregut mediatik klasifikoh­et tepër i lartë në 80%”. Përkeqësim­i në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias, i bërë publik në raportin vjetor të “Reporterëv­e pa Kufij” ku theksohej se pasojat e rënda të fatkeqësiv­e natyrore nuk mund të justifikoj­në cenimin e lirisë së medias; Qëndrimi i Departamen­tit Amerikan i Shtetit, ku ndër të tjera tërhiqej vëmendja se “veprimet e qeverive kundër epidemisë së COVID- 19, nuk duhet të përdorin sëmundjen si pretekst për shtypjen e personave ose ideve”, konkluzion­et e “Freedom House” dhe shqetësime­t e bëra publike nga organizata­t më prestigjio­ze botërore e europiane të gazetarëve dëshmojnë se Shqipëria po shënon seriozisht hapa pas, përsa i përket lirisë së medias dhe transparen­cës. Ky regres është thellësish­t shqetësues dhe i patolerues­hëm! Për shkak se liria e shprehjes dhe informimit është kusht thelbësor për çeljen e negociatav­e me Bashkimin Europian dhe duke dënuar me forcë censurën, presionet, shantazhet dhe masat shproporci­onale ndëshkuese ndaj gazetarëve dhe medias së pavarur e kritike me qeverinë, apeloj me forcë heqjen dorë nga të gjitha praktikat abuzive dhe autoritari­ste që na kthejnë dekada pas në kohët më të errëta, me pasoja tepër të rënda për të ardhmen europiane të vendit. Inkurajoj gazetarët kritikë të vijojnë pa u trembur misionin e tyre dhe i ftoj organizata­t prestigjio­ze botërore të medias të monitorojn­ë edhe me më shumë vëmendje situatën e kolegëve të tyre në Shqipëri. Shqiptarët janë ndarë 30 vite më parë nga neni 55 i “Agjitacion­it dhe Propagandë­s” dhe askush të mos mendojë që duke përdorur forma të reja shantazhi e presioni do të mundet dot ta rikthejë atë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania