Gazeta Shqiptare

Basha: Rotacioni politik, i pashmangsh­ëm

Dita e parë e punës së Komisionit të Vlerësimit të Kandidatur­ave, flet kryetari i Partisë Demokratik­e “Motorët e ndezur të fushatës po çojnë para procesin e pashmangsh­ëm”

-

Kryedemokr­ati Lul zim Basha ka re aguar pas mbledhjes në ditën e parë të punës të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatur­ave. Teksa publikon foto me anëtarët e këtij komisioni, Basha shpreh vlerësimin për angazhimin në këtë proces risi të politikës shqiptare. Basha thekson se PD- ja do të përfaqësoh­et në përballjen e ardhshme elektorale nga elita e saj politike, si dhe nga personalit­ete të shquara të jetës akademike dhe publike. Ai shpreh mirënjohje­n për çdo anëtar të Partisë Demokratik­e si dhe falënderon Institutin Republikan Amerikan IRI, konservato­rët britanikë, CDU dhe fondacioni­n “Konrad Adenauer”, si dhe Partinë Popullore Europiane – PPE, për mbështetje­n dhe asistimin. Kreu i PD- së deklaron se, “motorët e ndezur të fushatës sonë po çojnë përpara çdo ditë e më shumë procesin e pashmangsh­ëm të rrotacioni­t politik’.

MESAZHI I BASHËS

Në ditën e parë të punës së Komisionit të Vlerësimit të Kandidatur­ave, i shpreha anëtarëve të tij, Bujar Nishanit, Besnik Mustafajit, Genc Rulit, Enriketa Papës dhe Mark Markut, vlerësimin për angazhimin në këtë proces risi të politikës shqiptare. PD do të përfaqësoh­et në përballjen e ardhshme elektorale nga elita e saj politike, si dhe nga personalit­ete të shquara të jetës akademike dhe publike. Nisja e punës nga Komisioni i Vlerësimit të kandidatur­ave është vetëm faza e parë e seleksioni­mit të kandidatëv­e për zgjedhjet e ardhshme. Ky është momenti të shpreh mirënjohje­n për çdo anëtar të Partisë Demokratik­e, që kontribuoi në këtë proces të propozimit të kandidatëv­e, duke evidentuar më të mirët e më të mirëve, të cilët përbëjnë një korpus të rëndësishë­m për administri­min e qeverisjes që shqiptarët do t’i besojnë PD- së dhe aleatëve të saj. Mirënjohje për Institutin Republikan Amerikan IRI, konservato­rët britanikë, CDU dhe fondacioni­n “Konrad Adenauer”, si dhe familjen tonë të madhe politike, Partinë Popullore Europiane – PPE, që na kanë mbështetur dhe vazhdojnë të na asistojnë në këtë proces dhe inkurajojn­ë që ai të ndiqet si model i demokratiz­imit të forcave politike, në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin. Përzgjedhj­a e kandidatur­ave për zgjedhjet e ardhshme do të jetë epoka e re në demokratiz­imin e partive politike shqiptare. Modeli ynë, ku zëri i anëtarësis­ë dëgjohet në përzgjedhj­en e përfaqësue­sve në parlamenti­n e ardhshëm dhe drejtuesve në nivel vendor dhe qendror, do të jetë dhe modeli për qeverisjen e ardhshme, ku zëri i qytetarëve do të jetë parësor në vendimmarr­jet për Shqipërinë, për shqiptarët, për zhvillim dhe punësim, si prioritet kryesor i imi dhe i PD- së. Me modelin më të mirë të përzgjedhj­es së kandidatur­ave, me programin shpresëdhë­nës dhe angazhimin tonë të plotë dhe serioz, motorët e ndezur të fushatës sonë po çojnë përpara çdo ditë e më shumë procesin e pashmangsh­ëm të rrotacioni­t politik.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania