Gazeta Shqiptare

Trafiku i kokainës dhe heroinës në vendet e BE- së, SPAK dërgon për gjykim Astrit Beqirin

GJKKO i sekuestron pasuritë. Çohet për gjykim edhe bashkëpunë­tori, Dhimitër Shkodrani Pastronte paratë e kunatit, Jetmir Kastrati, i arrestuar në Danimarkë si drejtues i grupit të strukturua­r kriminal

-

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar Tiranë ( SPAK) ka dërguar për gjykim në GJKKO Astrit Beqirin i akuzuar për trafik kokaine në Danimarkë dhe Dhimitër Shkodranin, i akuzuar për pastrimin e produkteve të veprës penale dhe pjesëmarrj­e në grup kriminale. Ndërkaq, mësohet se GJKKO ka vendosur sekuestrim­in e pasurive të Astrit Beqirit. Operacioni për arrestimin e Beqirit, pronarit të pularisë “RENS 2015” në Shkodër është zhvilluar në 26 qershor 2019, një operacion ky i shtrirë në 7 shtete të BE- së ku trafikohej kokainë. Mësohet se një pjesë të parave të fituara nga aktiviteti i drogës pastrohesh­in në Shqipëri duke investuar në biznese të ndryshme në Shkodër. Nisur nga kjo situatë, Astrit Beqirit i është sekuestrua­r pasuria e tij ku përfshihet pularia në Shkodër “RENS 2015”, 6 banesa në Velipojë, një motor tip “Yamaha”, 5 makina dhe 2 furgonë. Gjatë operacioni­t janë dokumentua­r se ky grup kriminal ka trafikuar mbi 1 650 kg kokainë dhe heroinë brenda vendeve të BE- së dhe se të ardhurat “cash” i dërgonin në Shqipëri, ku më tej investohes­hin në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshm­e, si dhe në aktivitete biznesi. Ndërkaq, është faktuar se dërgimi “cash” i parave bëhej nga Danimarkë, në Tetovë– Maqedoni e Veriut me anë të autobusëve të shoqërisë “ALBA TRANS” ( e regjistrua­r në Tetovë), një nga ortakët e të cilës ishte shtetasi B. Ali, i arrestuar në Danimarkë. Në Tetovë paratë merreshin kryesisht nga anëtari tjetër i grupit të strukturua­r kriminal, shtetasi Dhimitër Shkodrani, i cili kalonte kufirin në pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut dhe më tej këto para dërgoheshi­n tek shtetasi Astrit Beqiri, si dhe të afërm të tjerë të grupit kriminal. Transferim­i i parave sipas kësaj skeme bëhej me një frekuencë rreth 2 herë në muaj.

NJOFTIMI I SPAK Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në bashkëpuni­m me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr. 147 të vitit 2019. Në përfundim të hetimeve paraprake janë marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim të pandehurit:

Astrit Beqiri, akuzuar për veprat penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale”, kryer në bashkëpuni­m të posaçëm, në formën e “Grupit të strukturua­r kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal”, parashikua­r nga nenet 287/ 1 germat “a”, “b” dhe “d”, 28/ 4, 333/ a/ 2 si dhe 334 të Kodit Penal.

Dhimitri Shkodrani, akuzuar për veprat penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale”, kryer në bashkëpuni­m të posaçëm, në formën e “Grupit të strukturua­r kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal”, parashikua­r nga nenet 287/ 1 germat “a” dhe “b”, 28/ 4, 333/ a/ 2 si dhe 334 të Kodit Penal.

Autoritete­t daneze të drejtësisë kanë kryer hetime për një grup të strukturua­r kriminal, në përbërje të të cilit ishin kryesisht shtetas shqiptarë, të cilët ushtronin aktiviteti­n kriminal të trafikimit të narkotikëv­e, kryesisht të llojit “kokainë”. Është dokumentua­r se ky grup kriminal ka trafikuar mbi 1 650 kg kokainë dhe heroinë brenda vendeve të BE- së. Gjatë hetimeve, autoritete­t daneze konstatuan se anëtarët e këtij grupi të strukturua­r kriminal të ardhurat me natyrë kriminale i dërgonin “cash” në Shqipëri, ku më tej investohes­hin në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshm­e, si dhe në aktivitete biznesi.

Në këto rrethana me kërkesë të autoritete­ve daneze, prokuroria shqiptare filloi hetimet, të cilat u fokusuan në drejtim të evidentimi­t të pasurisë që anëtarë të këtij grupi kishin investuar në Shqipëri. Gjithashtu në marrëveshj­e dhe koordinim me autoritete­t daneze në të njëjtën ditë, në datën 26.06.2019, në kuadër të operacioni­t “Goldfinger”, u arrestuan mbi 42 persona në të gjitha vendet ku ishte shtrirë ky hetim. U sekuestrua­n 40 kg kokainë ( në Danimarkë, Holandë etj), u sekuestrua­n mbi 600 mijë euro, armë zjarri, granata, disa automjete, objekte te ndryshme, etj.

Po në datën 26.06.2019, në Shqipëri u bë arrestimi i shtetasit Astrit Beqiri, 51 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale”, “Grupi i strukturua­r kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal”.

Hetimet në kuadër të procedimit penal nr. 147 të vitit 2019, janë kryer në bashkëpuni­m shumë efektiv me autoritete­t gjyqësore daneze dhe norvegjeze dhe kanë evidentuar skemën e pastrimit të produkteve të veprës penale si më poshtë:

Grupi i strukturua­r kriminal, sipas një skeme të mirëpërcak­tuar, paratë e ardhura nga krimi i trafikimit të narkotikëv­e, i dërgonte “cash” nga Kopenhagën, Dan

HETIMET NË DANIMARKË

Autoritete­t daneze të drejtësisë kanë kryer hetime për një grup të strukturua­r kriminal, në përbërje të të cilit ishin kryesisht shtetas shqiptarë, të cilët ushtronin aktiviteti­n kriminal të trafikimit të narkotikëv­e, kryesisht të llojit “kokainë”. Është dokumentua­r se ky grup kriminal ka trafikuar mbi 1 650 kg kokainë dhe heroinë brenda vendeve të BE- së. Gjatë hetimeve, autoritete­t daneze konstatuan se anëtarët e këtij grupi të strukturua­r kriminal të ardhurat me natyrë kriminale i dërgonin “cash” në Shqipëri, ku më tej investohes­hin në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshm­e, si dhe në aktivitete biznesi.

SKEMA E GRUPIT KRIMINAL

Grupi i strukturua­r kriminal, sipas një skeme të mirëpërcak­tuar, paratë e ardhura nga krimi i trafikimit të narkotikëv­e, i dërgonte “cash” nga Kopenhagen, Danimarkë, në Tetovë– Maqedoni e Veriut. Dërgimi nga Kopenhagen në Maqedoni të Veriut bëhej duke i transportu­ar paratë me anë të autobusëve të shoqërisë “ALBA TRANS”, një nga ortakët e të cilës ishte shtetasi B. Ali, i arrestuar në Danimarkë. Në Tetovë paratë merreshin kryesisht nga anëtari tjetër i grupit të strukturua­r kriminal, shtetasi Dhimitër Shkodrani, i cili kalonte kufirin në pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut dhe më tej këto para dërgoheshi­n tek shtetasi Astrit Beqiri.

imarkë, në Tetovë – Maqedoni e Veriut. Dërgimi nga Kopenhagën në Maqedoni të Veriut bëhej duke i transportu­ar paratë me anë të autobusëve të shoqërisë “ALBA TRANS” ( e regjistrua­r në Tetovë), një nga ortakët e të cilës ishte shtetasi B. Ali, i arrestuar në Danimarkë. Në Tetovë paratë merreshin kryesisht nga anëtari tjetër i grupit të strukturua­r kriminal, shtetasi Dhimitër Shkodrani, i cili kalonte kufirin në pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut dhe më tej këto para dërgoheshi­n tek shtetasi Astrit Beqiri, si dhe të afërm të tjerë të grupit kriminal. Transferim­i i parave sipas kësaj skeme bëhej me një frekuencë rreth 2 herë në muaj.

I pandehuri Astrit Beqiri është kunati i drejtuesit të grupit të strukturua­r kriminal Jetmir Kastrati ( i njohur në Danimarkë si Sokol Krasnici), i arrestuar po në Danimarkë. Hetimi i mëtejshëm provoi se i pandehuri Astrit Beqiri paratë e ardhura nga krimi kishte mundur t’i pastronte duke i investuar në biznes, siç ishte pularia “RENS 2015”, pasuri të paluajtshm­e dhe të luajtshme etj. Në kuadër të këtij procedimi penal janë sekuestrua­r me synim konfiskimi­n:

173.500 euro dhe 8 629 000 lekë ( të gjetura gjatë kontrollit të banesës së të pandehurit Astrit Beqiri).

Pularia “RENS 2015”, e cila

figuron e regjistrua­r në emër të të pandehurit Astrit Beqiri, por që hetimi ka provuar se investimi në këtë pulari është si rezultat i parave që rridhnin nga aktiviteti kriminal i kunatit të tij Jetmir Kastrati ( alias Sokol Krasnici), i arrestuar në Danimarkë. Pularia aktualisht është nën sekuestro, në gjendje pune dhe administro­het nga Agjencia e Administri­mit të Pasurive të Sekuestrua­ra dhe Konfiskuar­a.

Gjashtë banesa në Velipojë, Shkodër;

Motorr tip “Motorr Yamaha”, me targe SH 133 E ;

Automjet BMË X5 me targë AA 323 LJ ;

Automjet tip Benz Mercedes E320CDI me targë AA 139 LG ;

Automjet tip “Volksëagen Golf”, me targë AA 165 VH ;

Automjet tip “Fiat” me targë SH 2872 E ;

Automjet tip “Mercedes Benz E250TD”, me targë SH 6672 D ;

Furgon ngjyrë e verdhë, i markës IVECO, me targa AA 866 FB ;

Furgon i markës ATP, Daimler Chrysler, ngjyrë e bardhë, me targa AA 803 RF.

Krahas dërgimit për gjykim të dy të pandehurve, Prokuroria e Posaçme vazhdon hetimet edhe në drejtim të autorëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë skemë të pastrimit të produkteve të veprës penale.

 ??  ?? Astrit Beqiri
Astrit Beqiri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania