Gazeta Shqiptare

Sekuestrim­i i 26 pasurive të biznesmeni­t Ylli Ndroqi, policia: Krimi Ekonomik e Financiar e hetoi përgjatë 18 muajve

“Shoqëritë që zotërohesh­in prej tij janë marrë në administri­m nga shteti” “Dyshohet t’i ketë fituar nga aktiviteti kriminal në Shqipëri, Turqi dhe Itali”

-

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsion­it për sekuestrim­in e 26 pasurive të Ylli Ndroqit, Policia e Shtetit ka bërë me dije se është ekzekutuar vendimi, duke i vënë ato nën sekuestro. Policia sqaron se pasuritë e Ylli Ndroqit janë vënë nën sekuestro pas një hetimi prej gati 18 muajsh për gjurmimin dhe sekuestrim­in e tyre, pasi dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme. Mësohet se

shoqëritë dhe pasuritë e tjera në pronësitë të shtetasit Ylli Ndroqi, në zbatim të ligjit, janë marrë në administri­m nga Agjencia e Administri­mit të Pasurive të Sekuestrua­ra e të Konfiskuar­a. Referuar njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, kjo pasuri ka dyshime që janë përfituar në mënyrë të paligjshme. Sekuestrim­i i 26 pasurive të Ylli Ndroqit, mes tyre edhe dy televizion­et “Ora News” dhe “RTV Ora”, janë kryer të hënën, ku Ndroqi u thirr në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku u njoftua për masën e sekuestros. Avokati i tij e ka cilësuar si një sulm politik, duke deklaruar se do ta ankimojnë. Ylli Ndroqi i njohur dhe si Xhemal Pasmaçiu është arrestuar për trafikim heroine në Turqi e Itali, konkretish­t i arrestuar për heroinë në 1998 në Turqi dhe në 2015 në Itali. Ylli Ndroqi u arrestua në Itali edhe si organizato­r i trafikut të drogës.

NJOFTIMI I POLICISË Finalizohe­t me sukses puna hetimore proaktive afro 18- mujore, për gjurmimin dhe sekuestrim­in e pasurive që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme.

Njësia për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamen­tin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpuni­m me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operaciona­le dhe FLO në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, finalizoi me sukses ekzekutimi­n e urdhrit për sekuestrim­in e pasurive dhe bizneseve të shtetasit Ylli Ndroqi ( alias Xhemail Pasmaçiu).

Pas afro 18 muajsh hetime proaktive të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpuni­m të ngushtë me homologët dhe agjencitë ndërkombët­are ligjzbatue­se, bazuar në provat e grumbullua­ra, u regjistrua procedimin pasuror Nr. 10 i vitit 2020, në Prokurorin­ë e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të shtetasit Ylli Ndroqi ( alias Xhemail Pasmaçiu), si subjekt i ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalim­in dhe goditjen e krimit te organizuar, trafikimit dhe korrupsion­it nëpërmjet masave parandalue­se kundër pasurisë”.

Bazuar në Vendimin Nr. 16, datë 01.08.2020, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin

e Organizuar dhe urdhrit të ekzekutimi­t të SPAK- ut, Policia e Shtetit sekuestroi pasuritë e paluajtshm­e dhe të luajtshme në zotërim të shtetasit Ylli Ndroqi, si më poshtë:

• Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “RENDON OIL” sh. p. k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

• Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “YLDON” sh. p. k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

• Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “DON- UCD” sh. p. k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

• Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “REN- DON” sh. p. k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

• 80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “INTERKINEX” sh. p. k, me aksioner shoqërinë “YLDON”, përfaqësua­r nga shtetasi Ylli Ndroqi;

• 80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “Ecogades Landon Balcan” sh. a, me aksioner shoqërinë “Landon”, përfaqësua­r nga shtetasi Ylli Ndroqi;

• 60% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ORA” sh. a, në emër të shtetasi Ylli Ndroqi dhe të masës 40% të kuotave në emër të shtetases M. N.;

• 51% të kuotave të sho

qërisë “Landon” sh. p. k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

• 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “P 8 31” sh. p. k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

• 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ALBANIA BAY MARINE”, me aksioner shoqërinë “YI. DON”, përfaqësua­r nga shtetasi Ylli Ndroqi;

• 30% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “CHANNEL ONE” sh. p. k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

• Pasuria e llojit “apartament”, me sipërfaqe 117 m2,

KERKESA E KSHM

Këshilli Shqiptar i Medias ka reaguar dje një ditë pasi Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion­it ka sekuestrua­r pasuritë e Ylli Ndroqit, ku përfshihen dhe ty televizone­t “RTV Ora” dhe “Ora News”. Në një reagim për mediat, Këshilli Shqiptar i Medias i ka kërkuar SPAK rivlerësim­in për masën e sekuestros ndaj dy televizion­eve. Gjithashtu ai i kërkon qeverisë shqiptare të tërheqë FNSH dhe RENEA nga ambjentet e telivizion­it pasi krijojnë një ndjenjë terrori ndaj mediave të tjera.

SEKUESTRIM­I I PASURIVE

“Njësia për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamen­tin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpuni­m me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operaciona­le dhe FLO në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, finalizoi me sukses ekzekutimi­n e urdhrit për sekuestrim­in e pasurive dhe bizneseve të shtetasit Ylli Ndroqi ( alias Xhemail Pasmaçiu)”, thuhet në njoftimin e policisë.

ARRESTIMI NË TURQI E ITALI

“Nga të dhënat e siguruar nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, në bashkëpuni­m me Zyrën Qëndrore Kombëtare, Interpol- Ankara, Turqi, është konfirmuar se shtetasi Ylli Bahri Ndroqi, i datëlindje­s 11.03.1965, lindur dhe banues në Tiranë, është i njëjti person me Xhemail ( Xhemal) Pasmaciu ( Pasmaçiu) i arrestuar në Turqi”, thuhet në njoftimin e SPAK. Ndërkaq, autoritete­t italiane kanë konfirmuar se Ylli Ndoqiu arrestua më datë 17.02.2015 bazuar në urdhërarre­stin e lëshuar në vitin 2006 nga

Prokuroria e Milanos.

me adresë lagjja nr. 13, Plazh, Durrës;

• Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe 300 m2, me adresë Tiranë;

• Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe 600m2 dhe një ndërtesë me sipërfaqe 90 m2, me adresë Tiranë;

• Pasuria e llojit “njësi shërbimi”, me sipërfaqe totale 43.7 m2, me adresë Tiranë;

• Pasuria e llojit “arë”, me sipërfaqe totale 67.3 m2, me adresë Tiranë;

• Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 15 m2, me adresë Tiranë;

• Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 300m2, me adresë Tiranë;

• Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 2026m2, me adresë Tiranë;

• Pasuria e llojit “apartament”, me sipërfaqe, 52.3 m2, me adresë Tiranë, në bashkëpron­ësi me shtetasen M. N;

• Pasuria e llojit “pyll”, me sipërfaqe totale 100.000 m2, në Tiranë ( Lanabregas);

• Automjeti i tipit autoveturë, marka “Merces Benz”, modeli S600, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

• Automjeti i tipit autoveturë, marka “Rolls Royce”, modeli PHANTOM, në pronësi të shtetases M. N..

Shoqëritë dhe pasuritë e tjera në pronësitë të shtetasit Ylli Ndroqi, në zbatim të ligjit, janë marrë në administri­m nga Agjencia e Administri­mit të Pasurive të Sekuestrua­ra e të Konfiskuar­a.

Policia e Shtetit falënderon homologët dhe agjencitë ligjzbatue­se ndërkombët­are për bashkëpuni­min dhe koordinimi­n e veprimeve gjatë periudhës hetimore 18- mujore, me qëllim sigurimin e provave për burimin e të ardhurave për përfitimin e pasurive nga shtetasi Ylli Ndroqi.

 ??  ?? Ylli Ndroqi në ambientet e “Ora News”
Ylli Ndroqi në ambientet e “Ora News”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania