Gazeta Shqiptare

Ylli Ndroqi takon gazetarët: Kjo nuk është furtuna e parë dhe as e fundit, vazhdoni me kurajë pranë njerëzve

-

TIRANË - Në të dyja televizion­et, “Ora” dhe “Ora News” puna nisi si zakonisht pa harruar respektimi­n e masave kundër përhapjes së koronaviru­sit. Të gjithë gazetarët, operatorët, teknikët, administra­ta ishin në punë për të vijuar detyrën, për të raportuar ngjarjet, problemati­kat dhe denoncuar skandalet. Për të thënë të vërtetat, që shumë të tjerë nuk i thonë. Dita nisi me mbledhjen e zakonshme në redaksi, ku drejtori iu informacio­nit, Brahim Shima, ndau punët për ngjarjet që duhet të ndiqen gjatë ditës. E ndërsa po jepeshin porositë për grupet e xhirimit, presidenti i “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi, mbërriti në redaksi për t’i përcjellë mesazhin se gjithçka do të shkojë në vendin e duhur.

Ylli Ndroqi: “Ju jap kurajë të jemi më të përkushtua­r për punën dhe t’i tregojmë opinionit publik që jemi këtu për të përcjellë vetëm të vërtetën. Për Ndroqin, ky nuk është sulmi i parë politik që i bëhet kësaj medieje, madje nuk do të jetë as i fundit”.

Ylli Ndroqi: “Me qetësi, se çdo gjë do të shkojë në vendin e duhur. Po nuk patëm furtuna të tilla, normalisht nuk do të ekzistojmë më dhe nuk do të bënim punën që kemi marrë përsipër ta bëjmë.

Për gati 13 vite unë nuk di të jem bërë palë me të majtën a të djathtën. Ka pasur probleme edhe në kohën e PD- së, në kohën e PS- së, në kohën kur Rama ka qenë kryebashki­ak, në kohën e Bashës, por edhe me Erion Veliajn. Por, më interesant­i dhe njeriu që nuk përballet dot me të vërtetën është Erion Veliaj dhe ky është sulm politik”.

Presidenti u largua nga redaksia duke i dhënë stafit mesazhin të mos ndalin punën për t’u përcjellë qytetarëve të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.

Marrë nga “Ora News”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania