Gazeta Shqiptare

Taksisti 71- vjeçar u qëllua me kallashnik­ov nga një makinë tjetër, dyshime për ngatërrim shënjestre

-

TIRANË – Një ditë pas vrasjes miste rioze të taksistit 71- vjeçar Abdulla Budlla, kanë dalë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Fushë- Prezë, në kryqëzimin me rrugën e Rinasit. Mësohet se babai i tre djemve u qëllua nga një makinë tjetër që ishte në lëvizje. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, mjeti u afrua pranë “labidarit” ku po qëndronte Budlla. “Dikush zbriti nga vendi i pasagjerit të makinës së autorëve e qëlloi

TAKSISTI

Abdulla Budlla, i cili u ekzekutua me breshëri automatiku në Fushë- Prezë ishte baba i tre djemve, dy prej të cilëve jetojnë në Itali, ndërsa tjetri punon taksist në aeroportin e Rinasit. Mësohet se edhe 71- vjeçari punonte si taksist, vendqëndri­min e kishte pikërisht në vendin ku edhe është vrarë me automatik. Punonjësit e servisit, afër të cilit u gjet i vrarë Budlla janë të vetmit që mund të japin detaje lidhur me autorët e krimit, pasi në zonën ku ndodhi vrasja nuk ka asnjë kamera sigurie.

me kallashnik­ov. Më pas makina e autorëve është larguar”, thanë dëshmitarë­t. Ndërkaq, dyshohet se mund të ketë qenë një ngatërrim shënjestre, pasi në vendin ku ndodhej ai, te

lapidari ndodheshin dhe persona të tjerë. Ndërkohë që nga marrja në pyetje as viktima dhe as fëmijët e tij nuk figurojnë të kenë pasur konflikte të mëparshme që mund të kenë çuar në vrasjen e 71- vjeçarit. Budlla punonte si taksist i palicencua­r prej kohësh. Pas ekzekutimi­t të të moshuarit ( u qëllua për vdekje nga një distancë prej 3- 4 metrash). Pas vrasjes, shoku i viktimës është shprehur se Budllën e kishte mik prej kohësh dhe nuk kishte marrë vesh asnjë të dhënë se 71- vjeçari mund të kishte ndonjë konflikt. “Fëmijët i punojnë jashtë shtetit. Nuk di të kenë pasur ndonjë konflikt si familje. E pinim kafen çdo mëngjes bashkë. Abdullai kishte një makinë dhe bënte punë taksisti. Familja e Abdullait, vëllezërit, babai kanë qenë shembullor nuk kanë pasur asnjë konflikt në fshat, të paktën këtu jo”, - u shpreh ai. Sa u përket dy djemve që jetojnë në Itali, miku i viktimës ka treguar se ata janë larguar nga vendi prej më shumë se 20 vitesh, megjithatë nuk kishte dëgjuar kurrë nga shoku i tij për konflikte me ta. Me sa di unë, se unë jam i vjetër 74 vjeç dhe kam marrëdhëni­e shoqërore me vëllanë e tij, ka dy fëmijë i ka jashtë dy djemtë dhe vajzën dhe një djalë e ka këtu. Kanë qenë familje shembullor­e. Kanë shumë vite që djem janë jashtë, mbi 20", u shpreh miku i Abdullait.

 ??  ?? Taksisti i vrarë, Abdulla Budlla
Taksisti i vrarë, Abdulla Budlla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania