Gazeta Shqiptare

Nxirrnin pllaka dekorative në malin e Tomorit, shpallet në kërkim babai i deputetit Klajdi Qama

Flet Klajdi Qama: Do flasim pasi të njihemi me hetimet, lajmin e mora vesh nga mediet Policia arreston bashkëpunë­torin e tij dhe një punëtor

-

Dy persona u arrestu an dje nga policia e Beratit, pasi ushtronin aktiviteti­n e nxjerrjes së pllakave dekorative nga mali i Tomorit, edhe pse u ishte pezulluar licenca subjektit. Ndërkohë, mësohet se është shpallur në kërkim administra­tor i firmës “Klerajdi”, Selim Qama. 61- vjeçari është babai i deputetit të ardhur nga listat e LSI- së, Klajdi Qama që banon në Tiranë. Sipas burimeve, policore, dyshohet se këta persona materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme në këtë zonë e tregtonin duke pasur aktiviteti­n me status të pezulluar dhe me fatura fiktive. Ndërkaq, ditën e djeshme ka reaguar deputeti i opozitës së re, Klajdi Qama, i cili është shprehur se për shpalljen në kërkim të babait të tij, do të flasë pasi të njihet me hetimet. Ai ka theksuar se nuk ka asgjë të vërtetë nga lajmi që po qarkullon në media. “Lajmin e mora vesh nga mediet. Çdo gjë është e pavërtetë, presim mbylljen e hetimeve. Do flasim pasi të njihemi me hetimet”, ka thënë deputeti për “Report TV”.

NJOFTIMI I POLICISË

Vijon kontrolli për parandalim­in dhe goditjen e veprimtari­së së kundërligj­shme që shkakton dëmtime në malin e Tomorit. Ushtronte aktiviteti­n e nxjerrjes së pllakave dekorative edhe pse i kishin pezulluar licencën, kapet dhe vihet në pranga administra­tori i firmës. Gjatë kontrollit është vënë në pranga edhe një punonjës i një subjekti tjetër të përpunimit të gurit, ndërsa administra­tori i këtij subjekti është shpallur në kërkim. Nga specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• D. L., 26, vjeç, banues në fshatin Novaj, Skrapar, administra­tor i një subjekti që i është revokuar licenca e ushtrimit te aktiviteti­t, me objekt veprimtari­e “Grumbullim, përpunim dhe tregtim i gurëve dekorativë”.

• S. K., 40 vjeç, banues në Poliçan, punonjës i një subjekti.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi S. Q., 61 vjeç, banues në Tiranë, administra­tori i subjektit.

Arrestimi i dy shtetasve dhe shpallja në kërkim e administra­torit u bë pasi shërbimet e Komisariat­it të Policisë Skrapar, në bashkëpuni­m me punonjës të Administra­tës së Zonave të Mbrojtura Berat, në aksin dytësor Novaj– Pronovik, në vendin e quajtur “Qafa e Sqepurit”, kanë konstatuar me dy mjete, njëri pa targa, të ngarkuar me pllaka guri dekorative, të nxjerra në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.

Dyshohet se këta shtetas materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme në këtë zonë e tregtonin duke pasur aktiviteti­n me status të pezulluar dhe me fatura fiktive. Materialet iu referuan në Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

 ??  ?? Mali i Tomorrit
Mali i Tomorrit
 ??  ?? Deputeti Klajdi Qama
Deputeti Klajdi Qama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania