Gazeta Shqiptare

U arrestua në Tiranë si pjesë e një celule të ISIS, ekstradohe­t në Gjermani terroristi 24- vjeçar nga Taxhikista­ni

Antiterror­i e ndiqte këmba- këmbës, Komron Zukhurov ishte strehuar në Kukës si “kaçak” “Do të kryente sulm terrorist për 40 mijë dollarë shpërblim”

-

Interpol Tirana ka kry er ekstradimi­n drejt Gjermanisë, të shtetasit Komron Zukurov nga Taxhikista­ni. 24- vjeçari ishte në kërkim ndërkombët­ar nga Gjermania, teksa prej kohësh strehohej në Shqipëri. Ai u arrestua në Tiranë më datën 30 prill, pasi drejtësia gjermane kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombët­ar për të. Zukurov akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrj­e në një organizatë të huaj terroriste” dhe dyshohet se është anëtar i një celule terroriste, që kryen veprimtari në emër të ISIS. Pas arrestimit të tij, Zukhurov ka qenë dakord me kërkesën e prokuroris­ë për ekstradim, por ka kërkuar që të mos ekstradohe­t në Taxhikista­n me argumentin se i cenohej jeta. Në datën 2 maj, gjykata caktoi ndaj Komron Zukurov masën e sigurisë “Arrest me burg”, me qëllim ekstradimi­n e tij drejt Gjermanisë. Më 12 qershor, Gjykata e Tiranës vendosi ekstradimi­n e terroristi­t të ISIS drejt Gjermanisë. Zukurov ishte në kërkim ndërkombët­ar nga Gjermania teksa prej kohësh strehohej në Shqipëri. Nga përgjimet Zukhurov rezultoi se kishte ardhur në Shqipëri për të kryer një sulm terrorist kundrejt 40 mijë dollarëve shpërblim. Kushti i vetëm i këtij ekstradimi është që Zukhurov të mos ekstradohe­t në vendin e tij, Taxhikista­n, pasi avokati i tij Asllan Dogjani ka thënë se ai është keqtrajtua­r dhe dhunuar nga regjimi diktatoria­l i vendit aziatik, duke shpërndarë edhe foto nga shenjat e trajtimit të dhunshëm ( me rrymë elektrike) që i kanë bërë aty 24vjeçarit. I riu nga Taxhikista­ni është kushëri i bashkëjetu­eses së ish- deputetit të PD- së, Asllan Dogjani. Nga kontrolli në sistemin TIMS rezultoi se ai ka ardhur në Shqipëri nga Rinasi prej muajit shkurt të këtij viti. Mësohet se Zukhurov vizën për të hyrë e mori në ambasadën tonë në Rusi, asokohe jo në kërkim. Gjatë kësaj periudhe rrinte në një shtëpi me qira shumë pranë qendrës së Tiranës. Ndaj tij rëndojnë akuzat “Pjesëmarrj­e në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrë­s i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të Shtetit Islamik ( ISIS).

NJOFTIMI I POLICISË Më datë 03.08.2020 u krye ekstradimi nga Tirana drejt Gjermanisë, i shtetasit K. Z., 24 vjeç, lindur në Dushanbe, Taxhikista­n. Ky shtetas është kapur më datë 29.04.2020, nga Drejtoria e Antiterror­it, Tiranë, pas një punë investigat­ive dhe falë shkëmbimit me homologët e Antiterror­it në Gjermani. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, pasi autoritete­t gjyqësore të Gjykatës Federale në Karlsruhe, me vendim nr. 2 BGs 245/ 20 datë 21.04.2020, kanë lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombët­ar për veprën penale “Anëtar i një organizate të huaj terroriste” parashikua­r nga Kodi Penal gjerman. Rrethanat e ngjarjes: Ky shtetas, së bashku me personat e tjerë të akuzuar, i udhëhequr nga një besim radikal fundamenta­list, ngriti një qelizë në territorin e Republikës Federale të Gjermanisë, me qëllim që të ndërmerrte xhihad në emër të “IS”, në kuptimin e një lufte të armatosur kundër “jobesimtar­ëve”, në Gjermani dhe jashtë saj, me qëllim kryerjen e sulmeve në Gjermani ose Taxhikista­n duke përdorur armë zjarri dhe eksplozivë. Si rezultat i bashkëpuni­mit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden/ Gjermani u bë i mundur ekstradimi i tij drejt Gjermanisë.

Ndërkaq, “Dosja. al” ka siguruar pamje nga strehimi në Shqipëri i terroristi­t, Komron Zukurov, i cili u ekstradua në Gjermani. Në fotot e siguruara, Zukurov shfaqet në Kukës, i strehuar nga familje, e cila i kanë ofruar një vend për t’u fshehur në një kohë që Antiterror­i e ndiqte këmba- këmbës për ta prangosur. I veshur thjeshtë, me rroba që me gjasë i ka marrë hua, 24vjeçari ka gjetur edhe kohë që të pozojë me familjet “bamirëse” shqiptare, duke dalë në foto edhe më fëmijët e tyre të mitur. Në prej pamjeve të siguruara, të riut i është siguruar edhe një armë zjarri e llojit çifte për ta pasur me vete në rast se pikasej nga policia. Fatmirësis­ht arma nuk u përdor kurrë ndaj forcave shqiptare.

PËRGJIMET

Nga përgjimet, Zukhurov rezultoi se kishte ardhur në Shqipëri për të kryer një sulm terrorist kundrejt 40 mijë dollarëve shpërblim. Kushti i vetëm i këtij ekstradimi është që Zukhurov të mos ekstradohe­t në vendin e tij, Taxhikista­n, pasi avokati i tij Asllan Dogjani ka thënë se ai është keqtrajtua­r dhe dhunuar nga regjimi diktatoria­l i vendit aziatik, duke shpërndarë edhe foto nga shenjat e trajtimit të dhunshëm ( me rrymë elektrike) që i kanë bërë aty 24vjeçarit.

 ??  ?? Komron Zukurov
Komron Zukurov

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania