Gazeta Shqiptare

Trafik droge, vrasje e prostituci­on, OFL u kërkon deklarimin e pasurisë 7 të dënuarve

Në “sitë” edhe Laert Haxhiu i masakrës së Lushnjës

-

TIRANË – Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar dje formularin për deklarimin e pasurisë 7 personave nga Vlora, Fieri, Tirana dhe Lushnja, të dënuar për vrasje, trafikim droge, prostituci­on e pjesëmarrj­e në grup kriminal. Bëhet fjalë për shtetasit: Nikollaq Sina, Raul Zenunaj, Satilno Basho, Elvis Gaçaj, Petrit Kamberi dhe Alket Rushiti. Gjithashtu, formulari i ka shkuar edhe Laert Haxhiut, i kërkuar si autor i masakrës në Lushnje, në vitin 2017. Këta persona duhet të deklarojnë pasuritë e tyre brenda 48 orëve.

NJOFTIMI I POLICISË Operacioni Forca e Ligjit vijon pa ndërprerë në zbatim të detyrave të përcaktuar­a në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, gjatë ditëve të fundit, OFLja i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Nikollaq Sina, me banim në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”; Raul Zenunaj, me banim në Vlorë, i dënuar në Itali, për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin ndërkombët­ar të drogës”; Satilno Basho, me banim në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë”;

Elvis Gaçaj, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”; Petrit Kamberi, me banim në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”; Alket Rushiti, me banim në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafik i femrave për prostituci­on”; Laert Haxhiu, me banim në Lushnjë, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë, “Armëmbajtj­a pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim brenda 48 orësh të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK- ut për veprime të mëtejshme. OFL- ja është në veprim të pandërprer­ë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrov­e emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëv­e të vetëdeklar­imit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL- ja do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedural­e dhe operacione­t ekzekutive që do të kryejë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania