Gazeta Shqiptare

Në arrest shtëpie, 17- vjeçari thyen masën dhe rinis shpërndarj­en e drogës, prangoset

-

TIRANË - Policia e Tiranës ka vënë në pranga një adoleshent, pasi është kapur në flagrancë duke shpërndarë drogë edhe pse ishte në arrest shtëpie.” Në vijim të punës për goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e narkotikëv­e, Forcat e Posaçme “Shigjeta”, në bashkëpuni­m me Seksionin për Hetimin e Narkotikëv­e në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacio­neve të siguruara në rrugë operative, kanë arrestuar në flagrancë një shtetas të mitur që merrej me shpërndarj­e të lëndëve narkotike në doza të vogla, Migel Bako, 17 vjeç, banues në Tiranë. Punonjësit e Policisë e kanë konstatuar në rrugën “Ndre Mjeda”, shtetasin Migel Bako, i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë është larguar me vrap, por gjatë ndjekjes është vënë në pranga nga Policia. Pas kontrollit, në brezoren që mbante me vete, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 42 doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa, si dhe shumat 9000 euro dhe 7200 lekë, të cilat u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 aparat celular”, njoftoi policia. Ndërsa, sqaroi se nga verifikimi i kryer rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe ishte larguar nga vendi i qëndrimit. Materialet procedural­e do t’i kalojnë Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania