Gazeta Shqiptare

COVID- 19/ Rekord infektimes­h, MSH: 130 raste të reja, ndërrojnë jetë 4 pacientë

“Situata është serioze, shtrime të reja në të dyja spitalet, rritet numri i pacientëve të intubuar” Gjatë 24 orëve janë 23 të shëruar, duke e çuar në 3054 numrin e personave që e kanë fituar betejën

-

Ministria e Shëndetë sisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 130 raste, duke shënuar kështu një tjetër rekord të ri infektimi në vend. Gjithashtu, gjatë këtyre 24 orëve kanë humbur betejën me koronaviru­sin edhe katër pacientë të tjerë në dy spitalet COVID, duke e çuar në 176 numrin total të viktimave nga virusi i rëndë.

Deklarata e dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik: Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiolo­gjike të Covid- 19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Situata paraqitet serioze, ku vijon të ketë raste të reja të identifiku­ara nga gjurmimi dhe hetimi epidemiolo­gjik, si dhe qytetarë që kanë nevojë për trajtim mjekësor në dy spitalet COVID. Ndaj, u kërkojmë qytetarëve të respektojn­ë masat e vendosura, për të mbajtur maskën detyrimish­t në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancimi­n fizik dhe higjienën personale. Në këtë normalitet të ri, bashkëpuni­mi juaj është shumë i rëndësishë­m për të parandalua­r përhapjen e infeksioni­t, për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 546 testime për të dyshuar të prekur nga COVID- 19, ku 130 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi COVID- 19. Shpërndarj­a gjeografik­e e rasteve pozitive ditore është si vijon: 72 raste në Tiranë, 13 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Kukës, Lezhë, 4 në Korçë, nga 3 raste në Mat, Roskovec, nga 2 raste në Krujë, Kavajë, Lushnje, Berat, Sarandë, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Has, Vlorë, Gjirokastë­r, Malësi e Madhe, Gramsh, Kuçovë, Skrapar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 23 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3054 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitivë, ku 23 pacientë janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar. Fatkeqësis­ht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, dy qytetarë nga Tirana, të dy 85 vjeç. Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin COVID- 2 ‘ Shefqet Ndroqi’ edhe 2 qytetare: një 79- vjeçare nga Mirdita dhe një 81- vjeçare nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoq­ëruese. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllim­et familjarëv­e! Ju lutemi, tregoni kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike. Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e COVID- 19. Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga COVID- 19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes”.

COVID- 19 –

Statistika ( 4 gusht 2020) Testime totale 43203 Raste pozitive 5750

Raste të shëruara 3054 Raste aktive 2520 Humbje jete 176 ( Qarku Tiranë 89, Shkodër 30, Durrës 22, Fier 9, Elbasan 6, Lezhë 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarj­a gjeografik­e e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1404 Durrës 302 Shkodër 231

Fier 103 Vlorë 94

Lezhë 87

Korçë 82

Kukës 74 Elbasan 54

Berat 33

Dibër 31 Gjirokastë­r 25 “Situata në të dy spitalet COVID në vend paraqitet serioze, me shtim të rasteve për pacientë që kanë nevojë për trajtim”, kështu ka deklaruar Ministria e Shëndetësi­së gjatë përditësim­it të 24 orëve të fundit, ku tha se kanë humbur jetën 4 pacientë dhe kanë rezultuar pozitivë 130 persona. Ministria e Shëndetësi­së bën me dije se aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitivë, ku 23 pacientë janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar. Po ashtu, Ministria e Shëndetësi­së bëri me dije se në 24 orët e fundit janë regjistrua­r 130 raste të reja, duke e çuar numrin e infeksione­ve që nga fillimi i epidemisë në 5750, ndërsa raste aktive janë 2520. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 23 persona, duke e çuar numrin e personave që kanë fituar betejën me COVID- 19 në 3054. Fatkeqësis­ht, 176 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania