Gazeta Shqiptare

Pandemia/ Detyrimet e prapambetu­ra pritet të arrijnë në 560 mln euro këtë vit

Ministria e Financave pret në treguesit e saj fiskalë që borxhi publik bruto të arrijë në 80.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto Azmi Stringa: Akti normativ 3 është optimist, veçanërish­t në kahun e shpenzimev­e kapitale

-

Ministria e Finan cave njoftoi në treguesit e Kuadrit Makroekono­mik 2020- 2023 se borxhi publik jashtë treguesve fiskale ( detyrimet e prapambetu­ra) do të arrijnë gjatë këtij viti në 70 miliardë lekë, ose 560 milionë euro. Sipas të dhënave zyrtare, detyrimet e prapambetu­ra pritet të rriten këtë vit me 64 për qind, duke arritur një pik prej 70 miliardë lekësh nga rreth 42 miliardë lekë që ishin raportuar gjatë vitit 2019. Detyrimet e prapambetu­ra të këtij viti arritën stokun që qeveria “Rama” zbuloi në vitin 2014 me rreth 71 miliardë lekë. Shkak për zgjerimin e detyrimeve të prapambetu­ra këtë vit në rekorde, veç të tjerash është bërë edhe pandemia COVID- 19. Pandemia u bë shkak për shkurtimin e shpenzimev­e buxhetore në disa zëra edhe pse kontratat e qeverisë me privatet për punime dhe shërbime ishin tashmë të lidhura. Shkak tjetër për rritjen e stokut të detyrimeve jashtë bilancit fiskal janë duke u bërë edhe parashikim­et optimiste te të ardhurave. Vitin e kaluar qeveria parashikoi fillimisht të arkëtonte 486 miliardë lekë, por në të vërtetë u arkëtuan 6 për qind më pak se plani. Duke qenë se buxhetimi behet me planin, qeveria lidh kontrata për shuma që nuk i siguron nga të ardhurat e programuar­a, duke krijuar kështu një stok të pashmangsh­ëm për detyrime. Azmi Stringa, ish- drejtori i Auditit të Buxhetit në Kontrollin e Lartë të Shtetit është skeptik për mënyrën se si është rishikuar buxheti, pas pandemisë. Ai paralajmër­on se akti normativ 3 është optimist, veçanërish­t në kahun e shpenzimev­e kapitale, çka mbart risqe për financat publike. Ministria e Financave nuk ka një kontroll të mirë mbi ecurinë e shpenzimev­e publike nga njësitë shpenzuese dhe përgjithës­isht, menaxhon vetëm formalisht treguesit fiskalë, duke krijuar kështu detyrime të prapambetu­ra. Një tjetër rrezik, sipas tij, lidhet me projektet e Partnerite­tit Publik Privat ( PPP), ku duhet të kemi parasysh që për kontratat PPP, shteti ka ndërmarrë në disa raste, rrezikun e kërkesës dhe si rrjedhojë, pagesat e buxhetit nga koncesiona­rëve mund të jenë në rritje këtë vit. Ministria e Financave pret në treguesit e saj fiskale që borxhi publik bruto të arrijë në 80.4% të prodhimit të Brendshëm bruto këtë, por të dhënat për borxhin publik për 6- mujorin e parë të vitit treguan se niveli i tij ka arritur tashmë në 80% të PBB- së që në muajin qershor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania