Gazeta Shqiptare

AIDA: Sektorët që mund të tërheqin investime pas COVID- 19

-

Pandemia

tregoi se duhet një qasje tjetër në mënyrën e të bërit biznes në mbarë globin. Kjo qasje po orientohet gjithnjë edhe më shumë drejt potenciale­ve specifike që ka çdo vend. Në këtë kuadër, edhe përzgjedhj­a e Shqipërisë për investime të huaja kalon nëpërmjet ofertës që vendi ynë ka për investitor­ët. Po cilët janë ata sektorë që mund të tërheqin investime dhe që mund të përshtaten lehtë në periudhën post- COVID? Mileva Meksi, drejtoresh­ë e investimev­e në Agjencinë Shqiptare e Zhvillimit të Investimev­e ( AIDA) në një intervistë për “Monitor” ka folur për sektorët që kanë më shumë interes për investime, ku një ndër më kryesorët ajo përmend agro- industrinë. “Ne i kemi të gjithë kapacitete­t për të organizuar tregun prodhues vendës për të menaxhuar më mirë produktin që vjen nga fermeri, në terma të prodhimit primar, të kultivimit të produktit bujqësor, por edhe atij shtazor, pra mbarështim­in e produktit shtazor duke i dorëzuar në ato që quhen kooperativ­a apo qendra të grumbullim­it, të cilat më vonë do të bëjnë paketimin, etiketimin dhe shpërndarj­en masive të këtyre produkteve. Kjo jep një mundësi, jo vetëm për të krijuar produktin vendas dhe për ta marketuar atë më së miri, por nesër e pasnesër jep edhe mundësinë për t’u standardiz­uar, për të marrë certifikim­in e duhur dhe për të bërë eksport jashtë vendit. Pra, nëse sot diskutimi është se ku duhet të përqendroh­et qeveria shqiptare, si duhet ta rimodelojë ekonominë vendase dhe si duhet të përcaktojë prioritete­t në terma sektoriale, ajo që ne shohim nga puna jonë e përditshme është që agro- përpunimi në qendrat e grumbullim­it është një prioritet dhe ne i kemi të gjitha kapacitete­t për ta bërë”, pohon ajo. Një tjetër sektor me interes është industria automotive. “Kjo industri po shihet si një mënyrë për të thithur investitor­ë të huaj që gjenerojnë vende pune dhe që krijojnë një industri prodhimi dhe trajnojnë kapacitete­t njerëzore, që nesër pasnesër do të jenë të aftë për të mirëpritur të tjerë dhe të tjerë segmente të kësaj industrie”. Tjetër sektor me interes dhe që është kualifikua­r si sektor që nuk do të prekej nga kriza e pandemisë, është energjia e rinovueshm­e dhe shfrytëzim­i i burimeve natyrore. “Në këtë këndvështr­im nëse shohim edhe të dhënat nga Banka e Shqipërisë për tremujorin e parë të vitit, krahasuar me të mëparshmin e vitit 2019, shikojmë që në stok kemi një rënie prej 3%, një rënie gjithsesi e pritshme”. Meksi shton se vazhdojnë të jenë energjia, miniera dhe shfrytëzim­i i burimeve minerare ato që kryesojnë stokun e investimev­e dhe ky stok nënkupton riinvestim­e në vend. Megjithatë, për të thithur investime të huaja dhe jo vetëm, Shqipëria ka nevojë urgjente për kualifikim të fuqisë punëtore. “E njohim shumë mirë problemin e mundësive, së pari për të rekrutuar forcë punëtore dhe më pas për të qenë të trajnuar dhe të kualifikua­r. Kështu që, në këtë kuptim, mendoj që sot më shumë se kurrë, ne të kemi prioritete­t tona për të nxjerrë në treg produkte apo shërbime që janë ‘ made in Albania’, për të nxitur këta lloj sektorësh tek të cilët ne kemi mundësi për të ofruar shumë. Nëse krijojmë një kornizë të qartë për prioritete­t që ne kemi në dy apo tre sektorë, ne do jemi mjaftueshë­m konkurrues edhe në kuptimin rajonal. Në qoftë së deri dje gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor ne i shihnim si konkurrent, sot është momenti që më shumë se kurrë t’i shohim si komplement­ar të segmenteve të ndryshëm të një industrie të caktuar”, pohon drejtoresh­a e Investimev­e të AIDA. Me pak fjalë, me kalimin e tronditjes nga ndryshimi, duket se punonjësit kanë gjetur një mënyrë “të qëndrueshm­e” në menaxhimin e komunikimi­t gjatë punës nga shtëpia. Ky rezultat mund të sjellë dobi te ndryshimet organizati­ve, të cilat pritet të ndikojnë në botën e punës në të ardhmen e afërt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania