Gazeta Shqiptare

DOSJA SEKRETE

Letra për Ramiz Alinë: "Viktor Zhusti, Koço Kosta, Bashkim Ahmeti, Bekim Harxhi dhe Roland Çene kanë…" Dosja sekrete e Komitetit të Partisë së Gjirokastr­ës

-

mësime të mëdha të shokut Enver, duke u angazhuar seriozisht për të luftuar me forcë këto ndikime dhe duke reaguar konkretish­t në veprimtari­në praktike.

Duke qënë kurdoherë nën udhëheqien dhe kontrollin e partisë, në përgjithës­i, institucio­net tona kulturale artistike kanë punuar që veprimtari­a në këtë fushë të karakteriz­ohej nga një përmbajtje e shëndoshë ideologjik­e dhe me nivel të mirë artistik.

U është dhënë prioritet aktivitete­ve massive siç kanë qënë koncertet e ansambleve të shtëpisë së kulturës dhe të pionierëve, të shkollave, të qendrave të punës, të disa kooperativ­ave bujqësore etj.

Programi artistik që u dha me rastin e 30 vjetorit të grevës së gjimnazit, takimet e ansambleve të shkollave të mesme, Festivali i Këngës së Popullit Ushtar, program për 60 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë si dhe një numër çfaqjesh të tjera të trupave profesioni­ste dhe atyre amatore, janë përshkruar nga fryma revolucion­are e militante prandaj dhe kanë krijuar emocione të forta politike tek vetë pjesëmarrë­sit dhe spektatorë­t.

Gjithashtu gjatë këtij viti është punuar seriozisht për pregatitje­n e Festivalit Folklorik Kombëtar, janë zhvilluar konsulta me rapsodë e këngëtarë, instrument­istë, ekspedita folklorist­ike me muzikantë, letrarë e piktorë, konkursi variete politiko- muzikoletr­are kundër ndikimeve të huaja, koncerti në mbrëmjen solemne me rastin e 30 vjetorit të Armës së Sigurimit, për 7 marsin, për 8 marsin etj., etj.

Pa shprehur aspak vetkënaqës­i, por është fakt, që festivalet folkorike të fshatrave, qendrave të punës, shkollave, u zhvilluan në një nivel të lartë artistik, me një masivitet që nuk është arritur kurrë në rrethin tonë, që përbën një garanci të shëndoshë për të arritur sukses të plotë sin ë atë të rrethit ashtu edhe në atë kombëtar.

Për herë të parë në rrethin tonë u organizua sesioni shkencor për problemet e artit e të kulturës, i cili u pregatit me mjaft seriozitet dhe që pati një vlersim mjaft pozitiv nga të dërguarit e institucio­neve qendrore.

Natyrisht, Partia dhe shoku Enver na mësojnë që kurrë të mos kënaqemi me rezultatet që arrijmë, përkundraz­i mbi bazën e tyre e të vijës së drejtë të Partisë të kritikojmë të metat, dobësitë, të analizojmë në mënyrë objektive dhe kritike punën e bërë, veprimtari­në tonë, t'i vënë gishtin plagës, duke nxjerrë në shesh shkaqet e të metat dhe të përcaktojn­ë detyrat për të ardhmen.

Një ndër boshllëqet e punës sonë është se nuk kemi zhvilluar në lartësinë e duhur luftën kundër ndikimeve të huaja sado qofshin ato, kundër çfaqjeve borgjeze e revizionis­te, duke neglizhuar në disa raste këtë luftë, sepse kemi minimizuar rrezekshmë­rinë e çfaqjeve të huaja. Dhe përgjegjës­ia për këto të meta në radhë të parë bie mbi Komitetin e Partisë, Komitetin Ekzekutiv, sepse është bërë një punë e pamjaftues­hme në trajtimin, zbërthimin dhe konkretizi­min e problemeve që kanë dalë në këtë fushë.

Edhe në rrethin tonë nuk kanë munguar aty këtu nga njerëzit e këtyre sektorëve teorizime të tilla si: "Të mos shkëputemi nga bota", "Jetojmë në Evropë", "Të mos jemi prapanikë e konservato­rë" etj. Këto teorizime janë servirur me rrugë e forma të ndryshme, kanë nxjerrë krye në ndonjë shkrim, në ndonjë diskutim, apo në ndonjë spektakël. Kuptohet që rrezikshmë­ria e tyre më e madhe qëndron në faktin se janë paraqitur gjithmonë në emër të së resë, nga aprovimi apo mos aprovi

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania