Gazeta Shqiptare

"Dekalogu i një lagjeje tiranase", ese rrëfimtare mbi çfarë humbim

Libri që përmes një familjeje zbulon gjurmët e zbehta kryeqyteti­t

-

rysninë e, për rrjedhojë, krijimin e miks- identitete­ve. Këto hibride kulturore s'do mend se janë rrjedhë e natyrshme e zhvillimit të qyteteve të mëdha e, megjithatë, paaftësia për të ruajtur gjurmë të një tharmi origjinar të Tiranës veç sa i ka varfëruar këto identitete, duke denoncuar njëkohësis­ht dhe humbjen e ligjërimit identitar të qytetit.

Shtëpia e restauruar, në rrugën "Him Kolli" nr. 13, është një deklaratë e vogël, por e rëndësishm­e. Duke ruajtur edhe pas restaurimi­t morfologji­në dhe evolucioni­n ekzistues, ajo përshfaqet sot si një mënyrë alternativ­e e zhvillimit mikrourban, e cila ruan jo vetëm kujtesën kolektive të ndërtimeve tipike të periudhës, por bashkë me to edhe trashëgimi­në etnokultur­ore të qytetit që përshfaqet në këto banesa të ndërtuara dhe modifikuar­a vijimisht konform nevojave dhe traditave të atyre që i banuan. Për shembull, shtëpia e vogël popullore ndërtim i llojit miks tullë- qerpiç, që në fillimet e saj do të ketë qenë pjesë e një njësie banimi më të madhe, e ndarë ndër breza në nukle më të vogla, bart ende mbi vete gjurmët e transformi­meve të nisura nga vitet ' 40 e deri në vitet ' 70, në përpjekjet e vijueshme për konsolidim­in e saj si një banesë e mëvetësish­me. Dëshmi e kësaj ndarjeje e rindarjeje është për shembull elementi i ruajtur i pusit të ndarë përgjysmë me komshiun, i cili gjendet në banjë, element proverbial i thuajse çdo familje tiranase. Gjithashtu, vihet re se fillimisht shtëpia nuk do ketë pasur një kuzhinë, ndaj dhomës së ndenjes duket t'i jetë hequr një rrip i ngushtë për t'u shndërruar në aneks, e meqenëse drita në atë kënd ishte e pamjaftë, atëherë çatisë i është hapur një baxhë xhami si një luçernar modern, duke krijuar një katror të mirëfilltë qielli mbi krye, që ndriçon rrjedhimis­ht edhe dhomën ngjitur, gjithashtu pa dritare. Korridori i xhamtë është sërish dëshmi e një tjetër përshtatje­je të kësaj njësie sipas organizimi­t të shtëpisë fillestare prej së cilës u shkëput. I krijuar sipas modelit të një hajati, portik i ndërmjetëm tipizues i shtëpisë mesdhetare, siç dëshmon dhe Aris Konstandin­i, i pranishëm dhe në shtëpitë osmane, ky portik u ndërtua nga familja për të lidhur dhomat e gjumit me banjën dikur në oborr, nëpërmjet një strukture xhami e hekuri të punuar në mënyrë artizanale nga i zoti. Hajati ndër vite ka kryer funksione të ndryshme, herë si hapësira e punës në makinë qepëse, herë si hapësirë për të ruajtur zahiretë e deri te praktikat e mjekësisë popullore, ku shpesh "pacientët" qëndronin pikërisht në këtë "zonë gri" të banesës, si hapësirë tranzitive nga brenda- jashtë. Oborri, gjithashtu, për vetë strukturën tradiciona­le në formë të germës L që ndjek shtëpia, përqafohet nga kjo e fundit, duke e bërë, kësisoj, një njësi të pandashme, pra veçse vazhdimin pa çati të saj. Shtëpia, në fakt, i ka të gjitha hapjet drejt oborrit, si burim qendror dhe i vetëm drite, duke krijuar vartësi ndërmjet hapësirës së "jashtme" dhe asaj të "brendshme", çka përforcon edhe më shumë trashëgimi­në e shtëpisë si hapësirë e përbërë nga përmasa e vet e jashtme, po aq sa nga ajo e brendshme. Mungesa e theksuar e dritareve të jashtme të shtëpisë, tipike për shtëpitë e Tiranës së kohës, është ekuilibrua­r nga prania e dritareve të brendshme, siç është, për shembull, dritarja e madhe që bie nga ish- dhoma e gjumit në kuzhinë, e cila sikurse thamë, merr dritën nga baxha. Ky komunikim kaq fluid i dhomave me njëra- tjetrën favorizon dhe kalimin e dritës në prerje nga më gjeometrik­et, gati si rreze që godasin kënde të caktuara. Edhe funksional­isht oborri i është përgjigjur kësaj marrëdhëni­e të ndërsjellë. Përgjatë viteve ' 50-' 70 oborri i shtëpisë ka shërbyer mirëfilli si një paramjedis i saj, me kuzhinën verore aty, makinën larëse dhe tërë infrastruk­turën nga arkitekt grek, i cili në vitet ' 40 - ' 50 në mbrojtje të vazhdueshm­e të trashëgimi­së osmane të Athinës, studioi arketipin e shtëpisë mesdhetare dhe e përktheu në arkitektur­ën moderne.

E ndërtuar për zhvillimin e aktivitete­ve të tjera si punimet mekanike të të zotit, e gjer te marrja e një sy gjumi dreke nën pjergullat mbi kompensata­t e përshtatur­a enkas. Nuk është e rrallë hasja e të njëjtave modele në shfrytëzim­in e hapësirave në banesa të ndryshme të Tiranës. Pikërisht përmes marrëdhëni­es midis hapësirës dhe funksionev­e shfaqen efemere dhe të shkëlqyesh­me fanepsjet e mjaft praktikave shoqërore apo të kulturës së banorëve të saj. E pra, përgjatë këtij dekalogu rendet në kërkim të "epiqendrës" së jetës njerëzore, që siç shkruan James Agee, ndikon thellë dhe në mënyrë aq enigmatike një shtëpi, koncept përjetësis­ht i papërcaktu­eshëm. Shtëpia është ndjesia e shkaktuar nga mënyra se si drita bie mbi një dhomë ose nga vendosja e orendive në hapësirë. Por ka gjithmonë diçka tjetër, diçka më shumë, që përshfaqet nën përshkrime­t e përpikta të objekteve, dhomave dhe korridorev­e; magnetizmi i kulturës që e modeloi, i jetëve që e jetuan, historia e të cilave, nuk është asnjëherë vetëm e tyrja. Këto forma zhvillimi urban janë po aq anonime sa dhe unike. Anonime, apo pa autor, në sensin e një arkitektur­e krejtësish­t spontane, paçka se të bazuar në një arketip të përcaktuar mirë e të shpërndarë në gjithë Mesdheun; unike në vetvete për vetë punën artizanale e gjithmonë ad mensura nëpërmjet së cilës janë ndërtuar. Në hapësirat e shtëpisë vihen re dyer krejtësish­t jashtë përmasave standarde, disa më të mëdha, e disa shumë të ulëta, shpesh më të ulëta se vetë dritaret, ato janë objekt arti i kujt i punoi por dhe pjesë e fleksibili­tetit të shtëpisë. Parë në kompleksit­et, këto tipologji shtëpish manifestoj­në dhe mund të promovojnë pikërisht një mënyrë jetese të

11qëndrues­hme dhe ekologjike. Që nga materialet e ndërtimit si tulla, qerpiçi e qeramika, e deri te promovimi i shumë praktikave të shëndetshm­e të së kaluarës, që këto hapësira thërrasin, ato mbeten një premisë e mirë për të ardhmen, si dhe bartëse të një tradite jo materiale të rëndësishm­e, e cila ndër shekuj ka ditur t'u bëjë ballë shumë "civilizime­ve", shpesh të importuara. Ndaj, sjellja në normat e nevojshme për epokën tonë të këtyre hapësirave, përmes ndërhyrjev­e jo invazive, bën që ato të mirëpresin funksione të ndryshme si zyra, librari, biblioteka private, "concept stores", qendra kreative, kopshte fëmijësh, bare, tregje të orientuara, restorante e pse jo dhe muze apo qendra kulture në varësi të organeve publike. Gjatë rehabiliti­mit shtëpia ka pësuar fare pak ndryshime në morfologji­në e saj. Për çatinë janë ripërdorur tjegullat ekzistuese, duke u shtruar mbi një shtresë të mirëfilltë izoluese. Dyert dhe dritaret janë ato ekzistuese­t, veçse janë kruar dhe rilyer. Muret janë përforcuar dhe është instaluar një sistem ngrohjeje por pa ndërhyrë në strukturat e brendshme. Tavanet janë përforcuar me trarë duke u riveshur nga jashtë me dërrasa të lyera në ngjyrë jeshile ushtarake, homazh ky për tavanet e drunjta ngjyrë bizele tiranase. Sqolli në tualet është po i njëjti, sikurse edhe struktura metalike në portik, së cilës i janë ndërruar xhamat e vjetër me të tjerë termoizolu­es. Ndryshimi i vetëm i rëndësishë­m ka qenë shndërrimi i një dritare në derë, për të rritur akoma më shumë karakterin "qarkullues" të saj. Shtëpia në fjalë, në rrugën "Him Kolli" nr. 13, u restaurua për të filluar jetën e saj të dytë si shtëpi botuese, si librari dhe si hapësirë "co- working".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania