Gazeta Shqiptare

Miliona lekë dëme dhe aktivitete pezull, arti në mëshirë të virusit

Zëvendësmi­nistrja Meri Kumbe: Jemi me 90% humbje!

-

Zëvendësmi­nistrja e Kulturës, Meri Kumbe, ndalet te humbjet që kanë shkaktuar për shkak të pezullimev­e në art edhe kulturë dhe në sitet e trashëgimi­së kulturore.

Në 6 muaj nga rreth 79 mln lekë të ardhura për 2019- ën, për 2020- ën janë rreth 11 mln lekë të ardhura, humbjet rreth 68 milionë lekë. "Në fakt, Ministria e Kulturës me të gjitha institucio­net e varësisë që mbulon, është një nga ministritë që ka pësuar më thellë humbjen. Në terma financiarë humbja përllogari­tet në rreth 90 për qind. Në trashëgimi­në kulturore kemi një humbje në rreth 86 për qind, ku nga viti i kaluar, në 2019- ën regjistron­im rreth 70 milionë e tetë qind mijë të ardhura, në 2020- ën kemi vetëm rreth nëntë milionë e tetëqind mijë. Në këtë kuptim diferenca është e ndjeshme, edhe kjo është një sfidë e madhe për institucio­net, pasi një pjesë e këtyre fondeve shkonin për mirëmbajtj­en. Në art statistika­t janë më ndryshe, pasi përllogari­sim një humbje përreth 67 për qind, në vitin 2019 kemi pasur të ardhura në 9 milionë e gjysmë, ndërsa në 2020- n për 6- mujorin e parë të vitit llogaritet rreth 3 milionë", saktësoi ajo me shifra. E pyetur nëse sezoni do të hapet në vjeshtë, ajo pothuaj ngriti supet teksa foli për protokolle e plane artistike "COVID", çka nënkupton aktivitete modeste, që zor se ia mbërrijnë të jenë të mirëdillta. Sipas Kumbes, sezoni i ri artistik këtë herë sytë i ka nga protokolle­t e udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësi­së. "Lidhur me vijimësinë e institucio­neve të artit edhe të kulturës, në vjeshtë stafet e institucio­neve përkatëse kanë ndërtuar protokolle­t në kuadër të pandemisë. Jemi dhe mbetemi në pritje të udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësi­së, pasi prioritet ka shëndeti", tha Meri Kumbe. Zëvendësmi­nistrja e Kulturës theksoi se qasja digjitale ka qenë një mënyrë, për të sensibiliz­uar ndjekjen e aktivitete­ve kulturore "online", ku nga 147 mijë e 800 e 28 spektatorë për vitin 2019 në opera dhe teatër, për shkak të mbylljes nga pandemia për 45 shfaqje "online" kanë arritur rreth katër milionë shikime.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania