Gazeta Shqiptare

Për amnistinë e duhur fiskale

-

pasurive të rrjedhura nga shumë e shumë vepra të tjera penale. Numërohen mbi 100 vepra të këtilla penale - vjedhje të llojeve të ndryshme, mashtrime të llojeve të ndryshme, përfshirë atë kompjuteri­k, falsifikim­e të llojeve të ndryshme përfshirë atë të nënshkrimi­t apo monedhës a letrës me vlerë e deri te shitja e organeve apo e ushqimeve a lëndëve të rrezikshme - e plot vepra të tjera penale - le t’i quajmë krime ordinere - që nuk përjashtoh­en nga përfitimi prej këtij ligji. Për më tepër, edhe rastet e përjashtua­ra të ligjit “antimafia” apo “OFL” mund të përfitojnë indirekt ligjërim pasuror, duke pretenduar në formularët konfidenci­alë se i kanë vënë pasuritë përmes krimeve ordinere, e të këtilla do të kenë në dispozicio­n mbi 100 lloje, mbi 100 dyer e tunele për t’i ikur drejtësisë dhe ligjëruar pasurinë e vënë në fakt me krime të renda të tipit mafioz. Kjo teknikë e çuditshme e me këto pasoja ra në sy edhe të vetë deputetëve “rilindës” e të së ashtuquajt­urës “opozitë parlamenta­re”. Sipas pjesëmarrë­sve në diskutimet në komisionet parlamenta­re, deputetët referues e kanë ngritur këtë shqetësim, kanë pyetur pse është përdorur teknika e pazakonte e përjashtim­it, por përgjigja e marrë nga përfaqësue­s të Ministrisë së Drejtësisë ka qenë sa e paqartë, aq e çuditshme, pak a shumë se është përdorur kjo teknikë e pazakonte dhe jo ajo e zakonshmja për të nxitur kështu përfshirje­n e sa më shumë njerëzve si dhe për të shmangur keqpërdori­min nga prokurorët përmes rikualifik­imit të veprës penale. Në fakt, vepra penale që lidhen me evazionin fiskal apo me veprimtari­në informale, por jo kriminale të rëndë apo ordinere, pra ato që lidhen me qëllimin zyrtarisht të shpallur të projektit - janë rreth 20 nene gjithsej në Kodin Penal. Këto vepra duhen evidentuar një për një e për këto duhet bërë edhe amnisti penale, edhe fiskale, edhe ligjërim pasuror. Njëherazi duhet bërë amnisti administra­tive e plotë për çdo kundravajt­je administra­tive lidhur me veprimtari­në e zhvilluar tërësisht apo pjesërisht në informalit­et. Nga kjo amnisti, shumë e kufizuar në vepra penale, mund të konsideroh­et që të mos përjashtoh­et askush, edhe zyrtarët për periudhën që nuk kanë qenë zyrtarë. Në këto raste pagesa e përshkallë­zuar në periudha 4- mujorëshe me 5, 7 apo 10% mbi pasurinë e deklaruar, parashikua­r nga projekti, është e tepruar. Ajo mund të përshkallë­zohet në 1, 2 dhe 3%. Kjo përqindje mund të përshkallë­zohet edhe në raport me pasurinë që kërkohet të ligjërohet - sa më e vogël pasuria, aq më e vogël pagesa në përqindje - pasi edhe taksimi zyrtar, ndaj të cilit është bërë evazion, ka qenë gjithnjë e vijon i përshkallë­zuar edhe sipas vlerës se pasurisë apo madhësisë së biznesit. Si rregull, sa më e ulet pagesa e përfitimit nga ligji, aq më përfshirës bëhet ligji për hallexhinj­ve e vërtetë, për njerëzit që pasurinë e kanë vënë me punë të ndershme informale e, me qëllim a të diktuar nga rrethanat, kanë shmangur edhe pagesën e detyrimeve ndaj shtetit. Një amnisti e këtillë, për një numër të vogël veprash penale me natyre fiskale apo informale vështirëso­n në maksimum keqpërdori­min nga kategoritë e tjera, që pasurinë e kanë vënë përmes krimeve të renda apo ordinere, pasi do t’i duhet të faktojnë në deklaratën e tyre veprimtari­në informale dhe evazionin fiskal që kanë kryer përmes saj. Nëse gënjejnë për burimin e pasurimit dhe kapen ndëshkohen. Dhe, sa për veprat e lidhura me ligjin “antimafia” apo “OFL” shumë mirë që ky grup përjashtoh­et nga kjo amnisti, ndërsa për të gjithë grupin tjetër të krimeve ordinere mund të ketë, siç ka pasur edhe më parë, amnisti penale, por s’mund të ketë ligjërim pasuror, as me pagesë kaq të ulet dhe as pa kompensim të plotë të palëve të treta, të vjedhura a të mashtruara. Shkurt, këto duhen trajtuar ndryshe dhe më vete. Amnistia e duhur kërkon ligjin e duhur. Shkrimi i një ligji të këtillë nuk është detyrë e vështirë. S’ka pse komplikohe­t çështja me teknika të pazakonta. Veç nëse qëllimi nuk është ai i shpalluri.

Ridiskutoj­më në shtator.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania