Gazeta Shqiptare

Si të shijoni pishinat pa frikën e infeksione­ve

-

a e ujit. Spe- cialistët thonë se shkak për këto sëmundje janë edhe sekrecione­t e ndryshme nga trupi i njeriut. Por rreziku më i madh vjen nga prania e bakterit stafilokok që gjendet në lëkurën e dëmtuar, pra kur kemi ndonjë plagë apo të vrarë.

Patrizia Laurent, doktoreshë e higjienës në Universite­tin Ka- toik të Romës këshillon: "Mos u lani kurrë në pishinë, kur keni një plagë të hapur, ndotet uji i saj". Një tjetër këshillë kur nuk duhet të laheni në pishina. Kur keni temperatur­ë, nuk duhet të shkoni në pishinë, e njëjta gjë edhe kur keni një dhimbje të thjeshtë fyti. Këto raste, sipas specialist­ëve përbëjnë kushtet ideale të rritjes së stafilokok­ut. Për të reduktuar deri në minimum riskun e infeksione­ve, edhe një dush i thjeshtë para larjes mund të bëjë shumë. Ndoshta nuk e dinit, por eliminon 80% të florës bakteri- ale tranzitore që kemi thithur pa e ditur as ne. Ashtu siç kanë vërtetuar shumë hulumtime, klori nuk mjafton për të siguruar higjienën totale në pishinë. "Një shembull i mirëmbajtj­es së dobët në pishina është shfaqja e legionellë­s, një bakter që riprodhon veten në temperatur­a nga 20 gradë celsius deri në 45 gradë celsius. Ky mikroorgan­izëm rritet brenda impianteve hidraulike, duke u përhapur edhe në dushe e rubineta", shton doktoresha Laurenti. Dizifektue­sit me bazë klorin formojnë kompozime organoklor- ikale, të cilat nëse thithen në sasi të madhe nga personat që no- tojnë mund të shkaktojnë ekzema dhe skuqje të lëkurës. Dëshira për të gëzuar pishinat, nuk përbën më një problem. Mjafton thjesht të vëmë në veprim ato pak këshilla të thjeshta që zvogëlojnë në minimum rrezikun e infeksione­ve të bezdisshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania