Gazeta Shqiptare

Dorjan Teliti: Qeveri e falimentua­r, që i ka zhytur në borxhe qytetarët

“Shqiptarët marrin borxhe për të paguar borxhet”

-

Eksperti

i ekonomisë pranë Partisë Demokratik­e, Dorjan Teliti, me anë të një statusi në “Facebook” ka shkruar rreth raportit të Bankës së Shqipërisë, që thotë se shqiptarët marrin borxhe për të paguar borxhet. Teliti shprehet se kjo është një qeveri e falimentua­r, që ka zhytur në borxhe qytetarët shqiptarë.

POSTIMI I DORJAN TELITIT:

Qeveri e falimentua­r, që ika zhytur në borxhe shqiptarët.

Qeveria e buxhetit të falimentua­r ka marrë në qafë edhe ekonominë e shqiptarev­e. Kudo nga shkojmë, shohim trishtim e varfëri. Realitetin e hidhur që po jetojmë, nuk e mbulojnë dot as propaganda e as mashtrimet e kësaj qeverie.

Faktet janë tronditëse, ekonomia vazhdon të bjerë në pikiatë, siç rikonfirmo­het edhe nga raporti i fundit i Bankës së Shqipërisë.

Tashmë shqiptarët po marrin borxhe jo për të hapur një biznes të ri, apo për të blerë një banese për familjen e tyre, por po zhyten akoma edhe më shume në borxhe thjesht për të shlyer borxhet e vjetra. Konsumi po bie ditaditës, mijëra biznese kanë mbyllur qepenat për të mos i hapur më, dhjetëra- mijëra kanë humbur e po humbasin vendet e punës edhe sot që flasim. Qeveria nuk e sheh këtë realitet, për të vendi ka vetëm disa oligarkë të superpasur­uar, ndërsa Shqipëria tjetër, ajo e vërteta, është zhytur në skamje dhe shteti nuk kujdeset për ta, siç u pa edhe në këto muaj pandemie, ku çdo shqiptar mori mbështetje direkte nga buxheti i shtetit vetëm 7 euro në muaj/ frymë.

Në këto momente të vështira, të gjitha energjitë dhe resurset duhet të fokusohen në hartimin dhe zbatimin e politikave pro- biznes dhe në mbështetje të konsumit.

Partia Demokratik­e dhe opozita e bashkuar jemi të ndërgjegjs­hëm për gjendjen kritike ku ndodhet vendi dhe shumë shpejt do të prezantojm­ë planin e detajuar për daljen nga kriza dhe rigjallëri­min e ekonomisë shqiptare. Taksimi më i ulët në rajon, eliminimi i dhjetëra lejeve e licencave, lufta ndaj monopoleve dhe anulimi i PPP- ve korruptive, politika buxhetore dhe jo vetëm për sektorët prioritarë, rritja e mbështetje­s ndaj pensionist­ëve dhe shtresave në nevojë do të jenë shtyllat kryesore të programit tonë qeverisës, që do të nisë të implemento­het që ditën e parë që shqiptarët me votë të lirë do të na besojnë drejtimin e punëve të vendit.

Është koha për reflektim, është koha për të hequr dorë nga borxhet për të shlyer borxhe, është koha për t’u rimëkëmbur përmes planeve ekonomike të sigurta për shqiptarët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania