Gazeta Shqiptare

Hapja e listave, Taulant Balla: PS- ja u vendos në anën e duhur të historisë

Kreu i grupit parlamenta­r socialist merr pjesë në promovimin në Sarandë “Listat e mbyllura penguan ndikimin e votuesve”

-

Kryetari i grupit par lamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma dhe deputetët Alket Hyseni dhe Andrea Marto morën pjesë në promovimin e librit të kolegut Fate Velaj “100 hapa drejt Europës”. Duke marrë fjalën në këtë prezantim në kushtet e distancimi­t të nevojshëm social, Balla vlerësoi kontributi­n e autorit Fate Velaj si një “ambasador” kulturor i Shqipërisë në shumë qytete të Europës. Duke folur për vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për hapjen e listave, numri dy i PS- së, Taulant Balla, deklaroi se listat e mbyllura kanë penguar fuqizimin e ndikimit të votuesve në përzgjedhj­en e kandidatëv­e. Sipas Ballës, me votimin për hapjen e listave, Partia Socialiste si gjithmonë u vendos në anën e duhur të historisë, të zhvillimit demokratik dhe të përsosjes së pluralizmi­t dhe në anën e duhur të popullit shqiptar, të zgjedhësve shqiptarë, të cilëve me këtë votë ne u japim mundësinë të zgjedhin jo vetëm partinë, por dhe deputetin që duan. “Pak ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë mori një vendim historik me hapjen e listave të kandidatëv­e për deputetë, në mënyrë që çdo qytetar të zgjedhë jo vetëm partinë, por edhe deputetin që do. “Është fakt i pakundërsh­tueshëm se listat e mbyllura kanë penguar fuqizimin e ndikimit të votuesve në përzgjedhj­en e kandidatëv­e. Listat e mbyllura ishin pengesë për përfaqësim­in më të mirë të komunitete­ve në parlament. Jam shumë krenar që edhe në këtë vendim të rëndësishë­m, Partia Socialiste si gjithmonë u ven

Njoftim për shitje me ankand te dyte

dos në anën e duhur të historisë, të zhvillimit demokratik dhe të përsosjes së pluralizmi­t dhe në anën e duhur të popullit shqiptar, të zgjedhësve shqiptarë, të cilëve me këtë votë ne u japim mundësinë të zgjedhin jo vetëm partinë, por edhe deputetin që duan. Ata që janë kundër vendimit pa kthim tashmë të hapjes së listave, kanë vendosur të jenë në anën e gabuar të historisë dhe të jenë kundër popullit të vet. Kjo do të thotë të mos kesh besim te populli yt dhe të tregosh se nuk e meriton besimin e tij për sa kohë nuk je në gjendje t’i japësh mundësinë që të bëjë zgjedhjen e vet”, deklaroi Balla.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania