Gazeta Shqiptare

Tenderi i uniformave, kallëzimi në SPAK hedh dritë edhe mbi përfshirje­n e zyrtarëve

Ministri Lleshaj akuzohet për 5 vepra penale, duke nisur nga korrupsion­i i funksionar­ëve të lartë shtetërorë “Në 8 vite janë përfituar mbi 100 milionë dollarë nga kompani që kanë qenë të paracaktua­ra si fituese”

-

Përveç skemës mes kompanive, denon cimi i deputetëve të opozitës parlamenta­re për tenderin e uniformave të policisë hedh dritë edhe mbi përfshirje­n e zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Brendshme për të ndikuar te rezultati final i garës. Në kallëzimin e dorëzuar në SPAK, ministri Sandër Lleshaj akuzohet për 5 vepra penale, duke nisur nga korrupsion­i i funksionar­ëve të lartë shtetërorë. Fituese e tenderit u shpall kompania “D& E shpk.”, me një ofertë prej 26 milionë dollarësh, 5 milionë dollarë më shumë se kompania turke “Genç Taahhüt Giyim”. Tenderi u zvarrit për gati një vit. Në denoncim thuhet se në fillim të procedurës, në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave ishin 3 anëtarë, të cilëve iu bë presion që të skualifiko­hej kompania e renditur e para, e cila plotësonte të gjitha kriteret dhe që ofronte edhe 5 milionë dollarë më pak. Si pasojë e rezistencë­s së një pjese të këtij komisioni për të mos shkelur ligjin, në këtë komision u shtuan papritur dy anëtarë të rinj pa asnjë shpjegim, duke e çuar numrin në pesë persona. Deputetët opozitarë thonë se, “nga ana e drejtoresh­ës së Agjencisë së Blerjeve të Përqendrua­ra, Edlira

Naqellari, nën bekimin e Sandër Lleshajt, komisionit i janë ofruar para për të skualifiku­ar firmën e kualifikua­r si e para, por pasi një pjesë e tyre kanë vendosur që të mos e shkelin ligjin, Edlira Naqellari bashkë me Sandër Lleshajn kanë vendosur të shkrijnë komisionin”. Më pas gara është zhvilluar me një komision prej tre anëtarësh, ku është shpallur fituese kompania me “D& E shpk.”, e cila kishte edhe vlerën më të lartë të ofruar. Kjo tregon sipas deputetëve denoncues se fituesi ka qenë i paracaktua­r. Në kallëzimin zbulohet se grabitja e parave për qepjen e uniformave të policisë mund të jetë më shumë se 11 milionë dollarë, pasi nga “D& E shpk.” është ofruar 51.5% të fondit limit prej 28 milionë dollarësh dhe kontrata duhet të lidhej me rreth 14 milionë dollarë. ***

Por, në fakt marrëveshj­a është lidhur për 26 milionë dollarë. Shkeljet nuk përfundojn­ë këtu, pasi kompanisë fituese i është lënë hapësirë për të përfituar edhe 2 milionë dollarë të tjerë për uniforma shtesë. Nga tenderat e Ministrisë së Brendshme deri ato të Ministrisë së Mbrojtjes dyshohet se në 8 vite janë përfituar mbi 100 milionë dollarë nga kompani që kanë qenë të paracaktua­ra si fituese.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania