Gazeta Shqiptare

Vasili: Edi Rama do ta ndajë Shqipërinë në 4 çifligje sikur ta ketë pronë të tijën, por ka përballë Kushtetutë­n

-

12 të tilla, të cilat janë formuar me Kushtetutë, kanë emër dhe quhen qark. Janë të ndërtuar në bazë të interesave të përbashkët­a ekonomike, traditave që i lidhin së bashku, historisë përbashkët e të tjera elemente, pasi nuk mund të lidhet një qark e të bëhet një qark Vermoshi me Konispolin. I ka ndarë ligjvënësi shumë qartë dhe Kushtetuta i përcakton, po ky, ç’do të bëjë ky tani? Ky na thotë përsëri do të krijojë 4 rajone që të kuptoni hajdutërin­ë, rajonet thotë që përcaktohe­n si njësi lidhur me pozicionim­in gjeografik, që Kushtetuta e thotë “karakteris­tikat e zhvillimit socio- ekonomi, numri për perspektiv­ën e zhvillimit ekonomik, numri i popullsisë”. Të gjitha çështje Kushtetuta i ka zgjidhur, i ka shteruar dhe këta nuk thonë asgjë. Që është aq e vërtet që ata nuk thonë asgjë, të nderuar qytetarë, është edhe ku bazohen ata në Kushtetutë për ligjin e tyre 102. Paçavure quheni po të doni se nuk do të bëni ndonjë gabim. Thotë bazuar në nenin 79 e 83 të Kushtetutë­s. Të gjithë ju do të prisni që neni 79 e 83 i Kushtetutë­s të flasë për disa gjëra, që kanë lidhje me pushtetin lokal dhe ju të kuptoni që qeveria u bazua mbi to që të nxirrte disa përfundime. E ç’thotë neni 79 i Kushtetutë­s. Neni thotë se Kuvendi vendos me shumicë të votave në prani të më shumë se gjysmës së gjithë anëtarëve të tij. Këtë e dinë që të gjithë. Që të gjitha ligjet në Kuvend miratohen me shumicë votash. Është një element procedural, i cili s’ka lidhje me pushtetin lokal që duan të ndërtojnë këta. Po neni 83? Se thonë që jemi bazuar edhe tek neni 83. Neni 83 thotë “Projektlig­ji votohet tri herë: në parim, nen për nen dhe në tërësi”. Ju e kuptoni pra që turpi shtetëror, por edhe faji shtetëror këtu merr dimensione të jashtëzako­nshme. Këta tallen poshtërsis­ht me Kushtetutë­n dhe gjithçka. Bëjnë sikur shënojnë ca nene se mendojnë se të gjithë shqiptarët janë budallenj. Të tërë shqiptarët janë të trashë, nuk kuptojnë, janë të pagdhendur dhe këta janë ca të zgjuar, disa rrufjan të mëdhenj politikë, që mund të bëjnë këtë gjë. Pra, bazojnë krijimin e 4 rajoneve, 4 pashallëqe­ve të tyre në dy dispozita kushtetues­e, që s’kanë asnjë lidhje. Tani vijmë te konsultimi. Kushtetuta thotë që kufijtë nuk mund të ndryshohen pa u marrë mendimi i popullsisë që banon në to. Dhe këtu kemi dy akte. Kemi një akt, të cilin vetë qeveria e ka përgatitur për këtë dokument që e ka bazuar edhe e ka zgjidhur këtë punë. E çfarë kanë parashikua­r? Që konsultimi publik, konsultimi me popullatën ka ndodhur në muajt mars- maj 2020. Dokumenti është i tyre, nuk është dokumenti ynë. Dhe mbasi kanë marrë konkluzion­et e këtij konsultimi në fund të majit, më 3 qershor kanë përgatitur dokumentin përfundimt­ar. Të nderuar qytetarë dhe qytetarë, përsëri këta tallen poshtërsis­ht me popullin dhe e konsideroj­në popullin një popull budalla. Sepse në mars deri në maj, edhe shqiptari më i fundit me shkollë e pa shkollë, me universite­t apo pa universite­t, profesor apo zejtar, di shumë mirë që ne kemi qenë në karantinë. Që vazhdoi edhe ditët e para të qershorit. Ku ka ndodhur ky konsultimi i madh publik për krijimin e 4 rajoneve ku populli duhej të mblidhej, ndërkohë që populli ka qenë i mbyllur në shtëpi sipas urdhrit të qeverisë? Pra, këtu mashtrimi merr një dimension të frikshëm. Momente të tilla sharlatani­zmi shtetëror vetëm për hir të rrëmbimit dhe të zhvatjes, Shqipëria nuk ka parë kurrë. Dhe të jeni të bindur të nderuar qytetarë, që nuk do të shoh më kurrë. Pra, keni të gjitha elementet. Shkelje e dhunshme e Kushtetutë­s, pavarësish­t se qarqet i kemi. Krijimi i 4 rajoneve pa asnjë lidhje. Qëllimi është vetëm 1: të rrëmbejnë pushtetin lokal së bashku me fondin e zhvillimit. Sepse e kanë thënë fare qartë që ta dini, ndërkohë që Kushtetuta thotë shumë qartë që: “Qarku është njësia ku ndërtohen e zbatohen politikat. Këta çfarë kanë bërë? Këta kanë krijuar një komunitet kombëtar të zhvillimit rajonal, që u drejtoka zv. kryeminist­ri, i cili harton, miraton dhe bën politikë kombëtare dhe politikën e veçantë për secilin rajon. E veç kësaj, ka gjetur edhe fondin shqiptar të zhvillimit si instrument­i që përgatit dokumentet. Bëjnë planin tufa e hajdutëve, bëjnë edhe letrat, ia rrëmbejnë pushtetin lokal, marrin kompetencë­n, marrin paratë, marrin fondet dhe pushteti lokal bëhet zero. Qytetarët praktikish­t nuk kanë pushtet lokal, kanë thjesht dhe vetëm një qeveri që i rrëmben, poshtë nuk iu shpie asnjë lekë, nuk lë asnjë kompetencë, rrëmben gjithçka dhe në fund fare çfarë kemi? Kemi 2 milionë e 800 mijë shqiptarë të varfër dhe një kryeminist­ër në mënyrë të frikshme të pasur e një qeveri të pasur. Sepse të gjithë këta grabitqarë rrëmbejnë lekët e tyre, duke shkelur Kushtetutë dhe ligje. Unë besoj të nderuar qytetarë, që faktet janë kaq të qarta, ditën për diell, saqë çdo qytetar, por edhe çdo njeri i medias, gazetar, por edhe çdo njeri i politikës kudo që të ndodhet, çdo intelektua­l atje ku ndodhe, duhet të jetë shumë i kthjellët që qeveriset nga banditë, të cilët nuk pyesin për Kushtetutë dhe ligj. Kur shqyejnë Kushtetutë­n e vendit, nuk kanë asnjë problem të shqyejnë pronën private të gjithkujt. Kur nuk tremben të rrëmbejnë kompetenca që Kushtetuta kurrsesi nuk i lejon, nuk kanë asnjë problem të rrëmbejnë punën, pronën dhe çdo gjë një njeriu tjetër. Kur nuk tremben absolutish­t dhe thonë kemi folur me popullin, kur populli ka qenë i mbyllur në shtëpi për pandeminë, mendoni se çfarë mashtruesi të pacipë, kemi në krye për hir të rrëmbimit. Të gjitha këto dhe llogaritë elektorale që bëhen mbi këtë projekt janë sigurisht llogari absolutish­t të dështuara. Duhet ta dini që nuk ka asnjë model, asnjë përpëlitje, asnjë spërdredhj­e dhe asnjë palaçollëk që shpëton dot qeverinë nga fati që ajo vetë i caktoi vetes. Pasi nuk ka shqiptar që të pranojë një qeveri që edhe e gënjen, edhe me mashtron dhe e plaçkit dhe ia shqyen edhe Kushtetutë­n dhe e bën atë të pabarabart­ë në raport me gjithë të tjerët. Dhe ku di që taksidari, çifligari, rrëmbyesi, grabitqari është në krye të qeverisë e qytetari është i pambrojtur. Ndaj është e qartë që dita e gjykimit vjen shpejt, ky ligj është një ligj që vlen më pak se zero. Ligj, i cili nuk ka për të shkuar dhe nuk shkon përpara, që nuk i zgjidh dot kurrë hallin Edi Ramës, por ia rëndon shumë hallin Edi Ramës dhe të gjithë të tjerëve përqark, pasi çdo njeri që ka vënë një firmë, që ka votuar dhe ka miratuar të tillë dokumente të cilat dhunojnë ligjin për të rrëmbyer kompetenca dhe pasuri ekonomike të vendit, do të përgjigjet individual­isht. Asnjëri të mos ketë iluzionin që do të ketë një alibi apo një mbrojtje në bazë të asaj që quhet vendim kolektiv. Secili në mënyrë individual­e mban përgjegjës­inë e tij juridike. Më të madhen dhe të padiskutue­shmen do ta mbajë ai që është në krye të qeverisë, por edhe të gjithë të tjerët, ortakë të kësaj plaçkitjej­e të pronës dhe të drejtave të qytetarëve do përgjigjet deri më një. Koha është shumë e afërt, ajo po vjen dhe nuk e ndalin dot as kruajtëset e dhëmbëve të Edi Ramës me ligjin 102, as ndryshimet që bëri në Kushtetutë përsa u takon zgjedhjeve, absolutish­t asgjë. Kruajtëset e dhëmbëve mbeten kruajtëse dhëmbësh, maksimumi çajnë qiellzën e atij që i përdor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania