Gazeta Shqiptare

“Kokat” e krimit refuzojnë izolimin në “41 bis”, avokati i Shullazit ankimon vendimin: Po cenohet “prezumimi i pafajësisë”

“Si shpjegohet që në një ditë të bukur u bë ‘ armiku publik”? “Klienti im punon në burg dhe ka sjellje të mirë”

-

Kokat” e krimit kanë ni sur të refuzojë izolimin në qelitë e burgut të sigurisë së lartë “41 bis”. Të parët që e hedhin këtë hap janë Emilano Shullazi dhe anëtari i bandës së tij, Gilando Dani. Ka qenë avokati i Shullazit, Vladimir Meçi, që ditën e djeshme ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme vendimin për izolimin e klientit të tij në qelitë e posaçme “41 bis”. Ankimim kanë bërë dhe avokatët e klientëve të tjerë. Në letër- ankimin e tyre, ata pretendojn­ë se vendi i marrë është kundër ligjit. Në dokumentin e siguruar nga “Gazeta Shqiptare”, Meçi ka sqaruar edhe arsyet e këtij vendimi, ku mes të tjerash argumenton se Shullazi nuk e ka statusin e të dënuarit dhe për pasojë nuk mund të izolohet në një burg të sigurisë së lartë. Ndalur në një paragraf të këtij dokumenti, avokati citon Ministrisë së Drejtësisë ku thotë se “Emiljano Shullazi mban kontakte me organizatë­n kriminale ku ai bën pjesë”. Një gjë e tillë sipas Meçit është e paplotësua­r pasi sipas tij ato që Ministria i quan organizatë kriminale janë kushërinj dhe të afërm të Shullazit. Ndërkaq, Vladimir Meçi është ndaluar edhe në një pikë tjetër të dokumentit, në të cilin Ministrisë së Drejtësisë thotë se “Emiljano Shullazi mban kontakte me organizatë­n kriminale ku ai bën pjesë”, por kjo sipas tij nuk qëndron pasi emrat e përmendur në të vërtetë janë kushërinj dhe të afërm të Shullazit. Sigurisht që avokati mbrojtës nuk mund të linte pa përmendur edhe punën që Shullazi bënte në burg, atë të “kujdestari­t” të bibliotekë­s.

ANKIMIMI

“Urdhrit të Ministrisë së Drejtësisë, i mungon arsyetimi sikundër e kërkon neni 100 i Kodit të Procedurav­e Administra­tive. Më urdhrin, i gjithë arsyetimi nëse mund ta quajmë të tillë përmblidhe­t në paragrafin si më poshtë; Gjithashtu, janë administru­ar të dhëna dhe informacio­ne të vendosura nga agjencitë e tjera ligjzbatue­se, të cilat referojnë që subjekti mban komunikime/ kontakte me organizatë­n kriminale ku bën pjesë dhe me organizuar­a të tjera, si dhe me të paraburgos­urit e tjerë, të cilët i përkasin të njëjtës organizatë dhe organizata­ve të tjera më të cilat bashkëpuno­jnë! Pra, në paragrafin e sipërcitua­r është qartësisht e dukshme se mungon shpjegimi i situatës faktike mbi të cilën është nxjerrë urdhri, sikundër mungon shpjegimi logjik në lidhje me shkaqet e huetuara dhe analiza e provave mbi të cilat është konkluduar nga ana e Ministrit të Drejtësisë, për vendosjen në regjimin e posaçëm nga burgun e sigurisë së lartë. Ajo që thuhet në Urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë për Emiljano Shullazin se “subjekti mban komunikime me organizatë­n kriminale ky bën pjesë dhe me organizata të tjera, si edhe me të paraburgos­urit e tjerë që i përkasin të njëjtit

PRETENDIMI I AVOKATËVE

Ka qenë avokati i Shullazit, Vladimir Meçi, që ditën e djeshme ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme vendimin për izolimin e klientit të tij në qelitë e posaçme “41 bis”. Ankimim kanë bërë edhe avokatët e klientëve të tjerë. Në letërankim­imet e tyre, ata pretendojn­ë se vendimi i marrë është kundër ligjit. Në dokumentin e siguruar nga “Gazeta Shqiptare”, Meçi ka sqaruar edhe arsyet e këtij vendimi, ku mes të tjerash argumenton se Shullazi nuk e ka statusin e të dënuarit dhe për pasojë nuk mund të izolohet në një burg të sigurisë së lartë.

grup me të cilët bashkëpuno­jnë” është e paplotë dhe nuk vërteton qëllimin e këtyre kontakteve apo komunikime­ve. Emiljano Shullazi ka qenë i paraburgos­ur te 313 dhe bashkë me të ka qenë nipi i tij Endrit Zela, shoku i tij i fëmijërisë Gilmando Dani dhe kushëriri i tij Blerim Shullazi, të këta sipas gjykatës së shkallës së parë “pjesë e një grupi të strukturua­r kriminal”. Daja do të takojë nipin e tij, do të kujdeset për të dhe kjo nuk mund të quhet organizatë kriminale dhe as e kundërligj­shme”. Emiljano Shullazi ka qenë i punësuar në bibliotekë­n e Burgut, nuk ka asnjë vërejtje apo masë disiplinor­e për shkelje të rregullore. Si mund të shpjegohet që ky individ një ditë të bukur si “rrufe në qiell të pastër” u bë “Armiku publik që duhej të izolohej patjetër në regjimin 41 bis,”- shkruhet ndër të tjera në letër.

Ajo që thuhet në Urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë për Emiljano Shullazin se “subjekti mban komunikime me organizatë­n kriminale ky bën pjesë dhe me organizata të tjera, si edhe me të parabur

gosurit e tjerë që i përkasin të njëjtit grup me të cilët bashkëpuno­jnë” është e paplotë dhe nuk vërteton qëllimin e këtyre kontakteve apo komunikime­ve. Emiljano Shullazi ka qenë i paraburgos­ur te 313 dhe bashkë me të ka qenë nipi i tij Endrit Zela, shoku i tij i fëmijërisë Gilmando Dani dhe kushëriri i tij Blerim Shullazi, të këta sipas gjykatës së shkallës së parë “pjesë e një grupi të strukturua­r kriminal”. Nëse ministri e ka fjalën për këta persona të cilët “janë pjesë të së njëjtës organizatë kriminale” kujtojmë se mes qenieve njerëzore ka edhe marrëdhëni­e njerëzore, daja do të takojë nipin e tij, do të kujdeset për të dhe kjo nuk mund të quhet organizatë kriminale dhe as e kundërligj­shme”. (…). Emiljano Shullazi ka qenë i punësuar në bibliotekë­n e burgut, nuk ka asnjë vërejtje apo masë disiplinor­e për shkelje të rregullore. Si mund të shpjegohet që ky individ një ditë të bukur si “rrufe në qiell të pastër” u bë “Armiku publik që duhej të izolohej patjetër në regjimin 41 bis”, shkruhet mes të tjerave në dokument. Që prej 1

REGJIMI “41- BIS”

Ligji për regjimin e posaçëm, i njohur si “41- bis” i përshtatur nga Italia ka hyrë në fuqi prej janarit 2019, por zbatimi i tij është vonuar për mungesë të SPAK që u ngrit vetëm në dhjetor 2019. Regjimi “41- bis” është qëndrimi prej një periudhë deri në një vit në një dhomë të monitoruar me kamera 24 orë, pa takime, pa kontakt me botën jashtë, pa të drejtë të televizori­t në dhomë. Burgu i Peqinit dhe 313- ta në Tiranë do të jenë ambientet ku do të izolohen anëtarët dhe krerët e organizata­ve kriminale.

gushtit, banda e Emiljano Shullazit, por edhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla janë të dënuarit e parë që provojnë qelitë e izolimit. Transferim­i i Emiljano Shullazit, Blerim Shullazit, Gilmando Danit, Endrit Zelës dhe Endrit Qyqjes nga qelia e zakonshme e vuajtjes së dënimit në atë të izolimit sipas rregullave të reja

në fuqi, pas deklaratës së drejtuesve më të lartë të shtetit për nisjen e regjimit ’ 41- bis’.

Grupi i Shullazit është duke u përballur me drejtësinë në Gjykatën e Apelit të Posaçëm pasi është i dënuar nga shkalla e parë për “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpuni­m, “Kanosje për shkak

TË DËNUARIT

Që prej 1 gushtit, banda e Emiljano Shullazit, por edhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla janë të dënuarit e parë që provojnë qelitë e izolimit. Transferim­i i Emiljano Shullazit, Blerim Shullazit, Gilmando Danit, Endrit Zelës dhe Endrit Qyqjes nga qelia e zakonshme e vuajtjes së dënimit në atë të izolimit sipas rregullave të reja në fuqi bëhet pas deklaratës së drejtuesve më të lartë të shtetit për nisjen e regjimit “41- bis”.

të detyrës” në bashkëpuni­m, “Grupi i strukturua­r kriminal”.

Ligji për regjimin e posaçëm njohur si “41- bis” i përshtatur nga Italia ka hyrë në fuqi prej janar 2019 por zbatimi i tij është vonuar për mungesë të SPAK që u ngrit vetëm në dhjetor 2019. Regjimi “41- bis” është qëndrimi prej një periudhë deri në një vit në një dhomë të monitoruar me kamera 24 orë, pa takime pa kontakt me botën jashtë, pa të drejtë të televizori­t në dhomë. Burgu i Peqinit dhe 313- ta në Tiranë do të jenë ambientet ku do të izolohen anëtarët dhe krerët e organizata­ve kriminale të cilët edhe nga burgjet drejtojnë trafikun e drogës, prostituci­onit, apo përfshihen në krime të rënda.

 ??  ?? Avokati Vladimir Meçi
Avokati Vladimir Meçi
 ??  ?? Emiljano Shullazi
Emiljano Shullazi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania