Gazeta Shqiptare

Vrau me levë brenda kamionçinë­s 57- vjeçarin, prangoset muzikanti i dasmave, Mihal Thimjo

I arrestuari: Viktimën e godita se më quajti grek. Policia: Dyshime për kërkuesit e floririt Pas krimit, 33- vjeçari shkoi në banesë, ndërroi rrobat dhe u nis për rrugë. U kap pas 6 orësh

-

Pa kaluar 24 orë, policia e Gjirokastr­ës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pasditen e së mërkurës, ku mbeti i vrarë 57vjeçari Gëzim Saraçi. Në pranga ka përfunduar 33- vjeçari Mihal Thimjo nga fshati Derviçan. Ai është prangosur gjatë natës në rrugën nacionale, pranë lagjes së njohur si “Blloku i furrave”, teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij. Për arrestimin e tij janë angazhuar 50 forca policie në një operacion që zgjati 6 orë. Ndërkohë, burime zyrtare nga policia lokale dje bënë me dije se vrasja ndodhi gjatë një sherri të çastit për motive të dobëta dhe ka përfunduar në mënyrë tragjike. Mësohet se viktima Gëzim Saraçi dhe Mihal Thimjo kishin njohje të vjetër familjare me njëri– tjetrin, madje ditën që ndodhi ngjarja, ata kishin qenë për një drekë në Poliçan të Zagorisë. Në kthim ka ndodhur një konflikt i çastit, që ka shkaktuar grindjen fizike mes tyre. 57vjeçari e ka goditur i pari Thimjon, i cili është kundërpërg­jigjur duke e goditur për vdekje me levë Saraçin në kamionçinë­n e tij, në aksin rrugor rural Polican- Suhë. Ndërsa autori 33- vjeçar është plagosur në shpatull dhe në këmbë. Pas vrasjes, Mihal Thimjo zbriti nga kamionçina dhe mori në telefon familjarët e tij, të cilët shkuan në vendngjarj­e dhe gjetën të pajetë Saraçin. Sipas hetuesve të çështjes, i akuzuari, shkoi në banesë dhe ndërroi rrobat me të cilat kreu krimin e rëndë. Më pas ai mori makinën dhe u nis për rrugë, por nuk mundi t’u shpëtonte forcave të policisë. Mësohet se blutë kanë gjetur dhe sekuestrua­r në një banesë tjetër edhe rrobat që autori kishte veshur gjatë kryerjes së krimit. Ndërkaq, vetë autori ka pranuar krimin e rëndë dhe ka deklaruar para oficerëve se sherri nisi pasi viktima e quajti grek. Po kështu, ai ka deklaruar se bashkë me viktimën kishin konsumuar alkool, pasi po ktheheshin nga një drekë në Poliçan të Zagorisë. 33- vjeçari punonte si muzikant nëpër dasma, ndërsa më herët kishte punuar edhe me mjete të tonazhit të rëndë. Pavarësish­t dëshmisë së 33- vjeçarit, policia dyshon se ai fsheh diçka në lidhje me ngjarjen, pasi bashkë me viktimën ishin jo vetëm miq, por edhe kërkues floriri. Burime për “Gazeta Shqiptare”, dje bënë me dije se sherri mes tyre mund të ketë ardhur pikërisht për këtë shkak. Dyshohet se dy personat mund të kenë gjetur diçka, pasi ata punonin me varroshe ( gër

VRASJA E 57- VJEÇARIT

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së mërkurës, në aksin rrugor rural Poliçan- Suhë. Autori dhe viktima Gëzim Saraçi u konfliktua­n me njëri- tjetrin teksa po udhëtonin me kamionçinë­n e këtij të fundit. Gjatë sherrit, ai e goditi 57- vjeçarin me sende të forta në kokë, duke e lënë të vdekur. Pas ngjarjes së rëndë, autori zbriti nga kamionçina dhe mori në telefon familjarët e tij, të cilët shkuan në vendngjarj­e dhe gjetën të pajetë Saraçin.

monin në varre). Dëshmia e autorit, dhënë në polici se gjoja sherri banal ishte mbi motive nacionaliz­mi, duket një përpjekje e autorit për të fshehur të vërtetën dhe për të mos treguar veprimtari­në e jashtëligj­shme që ka kryer. Dyshohet se autori mund ta ketë fshehur floririn e gjetur. Dyshimet bien edhe mbi familjen, nisur

nga fakti që ai i lajmëroi, por nuk u gjend në vendngjarj­e kur ata shkuan aty.

NJOFTIMI I POLICISË

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në aksin PoliçanSuh­ë ishte gjetur i pajetë shtetasi G. S., strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastë­r organizuan punën për zbardhjen e ng

jarjes. Falë punës së mirorganiz­uar hetimore të kryer nga sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Gjirokastë­r, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastë­r, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifiki­mi i autorit. Rreth 50 forca policore pas 6 orë kërkimesh, krehje të zonës, kontrollev­e në

KËRKUESIT E FLORIRIT

Pavarësish­t dëshmisë së 33- vjeçarit, policia dyshon se ai fsheh diçka në lidhje me ngjarjen, pasi me viktimën ishin jo vetëm miq, por edhe kërkues floriri. Burime për “Gazeta Shqiptare”, dje bënë me dije se sherri mes tyre mund të ketë ardhur pikërisht për këtë shkak. Dyshohet se dy personat mund të kenë gjetur diçka, pasi ata punonin me varroshe ( gërmonin në varre). Dëshmia e autorit, dhënë në polici se gjoja sherri banal ishte mbi motive nacionaliz­mi, duket një përpjekje e autorit për të fshehur të vërtetën dhe për të mos treguar veprimtari­në e jashtëligj­shme që ka kryer. Dyshohet se autori mund ta ketë fshehur floririn e gjetur.

disa ambiente dhe banesa të dyshuara dhe falë përdorimit të metodave proaktive bënë të mundur lokalizimi­n e vendndodhj­es së autorit, kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Th., 33 vjeç, banues në Dervician, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin G. S., 57 vjeç, banues në Humelicë, Gjirokastë­r, duke i shkaktuar vdekjen. Materialet i kaluan Prokuroris­ë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastë­r, për veprime të mëtejshme.

DËSHMIA E MUZIKANTIT VRASËS

Mihal Thimjo ka pranuar autorësinë e krimit të rëndë. Para oficerëve të policisë, 33vjeçari ka deklaruar se sherri

mes tij dhe viktimës Gëzim Saraçit nisi pasi ky i fundit e ka ofenduar. Sipas tij, viktima e kishte quajtur grek, shprehje të cilën ai e ka marrë si ofendim. Ai tregoi më tej se 57vjeçarin e goditi me një shufër hekuri për t’u vetëmbrojt­ur. “Gëzim Saraçi më preku në nder. Më goditi kur i thash se ne kaurët jemi të zotët të bëjmë lekë me djersë. Askujt nuk i kemi vjedhur si juve. Menjëherë ai ndaloi mjetin. U bë si bishë dhe donte të më përpinte të gjithin. Më tha ti ke vilë trekatëshe, unë nuk kam. I thashë mos më shaj, nuk dëgjoi dhe më qëlloi. Unë u mbrojta, e kishte tepruar me pijen në restorant, por nuk ishte i dehur. As unë nuk isha i dehur. Unë u vetëmbrojt­a, s’kishte rrugë tjetër. E qëllova me shufër hekur për t’u vetëmbrojt­ur”, mësohet të ketë thënë 33- vjeçari para oficerëve të policisë.

 ??  ?? Mihal Thimjo
Mihal Thimjo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania