Gazeta Shqiptare

Ekzekutuan me kallashnik­ov taksistin në Fushë- Prezë, arrestohen dy vëllezërit

“I kërkuam të hiqte dorë dhe e dëbuam nga shtëpia, por ai nuk pranoi” Saimir dhe Arsil Shera pranojnë autorësinë e krimit: 71- vjeçari Abdulla Budlla ngacmonte një të afërmen tonë

-

Pak ditë pas vrasjes me kallashnik­ov të taksistit 71vjeçar Abdulla Budlla në Fushë- Prezë, policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e rëndë, duke arrestuar dy vëllezër. Bëhet fjalë për shtetasit Saimir dhe Arsil Shera, përkatësis­ht 32 dhe 20 vjeç. Sipas bluve, dy vëllezërit nga Rinasi janë të dyshuarit kryesorë për ekzekutimi­n e të moshuarit, baba i katër fëmijëve ( tre djemve dhe një vajze). Shtatë plumba i morën jetën taksistit që punonte në të zezë, ndërsa ekzekutorë­t u kujdesën për të mos lënë asnjë gjurmë në vendin e ngjarjes duke mos lënë asnjë gëzhojë. Mjeti “Volkswagen”, të cilin përdorën autorët për vrasjen e taksistit është gjetur dhe është sekuestrua­r nga ana e uniformave blu. Sipas policisë, vëllai i madh, Saimir Shera është person me precedent të mëparshëm penal, i dënuar më herët. Tashmë, dy vëllezërit akuzohen për veprat penale: “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpuni­m dhe “Armëmbajtj­a pa leje”. Mësohet se dy vëllezërit Shera dhe taksisti 71- vjeçar ishin të afërm dhe si pasojë e një konflikti të lindur pak kohë më parë mes tyre, të rinjtë kanë vendosur që ta eliminojnë të moshuarin. Në dëshminë e tyre në polici, ata kanë pranuar vrasjen, duke u shprehur se i moshuari u kishte ngacmuar të afërmen dhe pavarësish­t bisedave dhe konfliktev­e fizike me të, Budlla nuk kishte hequr dorë, duke “detyruar” dy të rinjtë të kryenin vrasjen. Ndërkaq, gjatë operacioni­t për kapjen e autorëve, policia ka pikasur edhe një shkelës tjetër të ligjit që nuk ka lidhje me vrasjen. Teksa po kryheshin kontrolle të befasishme në disa banesa të zonës për kapjen e dy vëllezërve, është prangosur 29- vjeçari Gresian Çela, lindur në Fushë Krujë, i cili akuzohet për: “Prodhim dhe shitje e narkotikëv­e” dhe “Armëmbajtj­e pa leje”.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohe­t operacioni policor i koduar “Brothers”.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpuni­m me Sektorin e Forcës së Posaçme Operaciona­le në DVP Tiranë.

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 03.08.2020, në rrugën nacionale Fushë Krujë– Vorë, në kryqëzimin e rrugës së Rinasit, ku u vra me armë zjarri 71- vjeçari A. B.

Identifiko­hen, kapen dhe vihen në pranga 2 vëllezër, të dyshuar si autorë të vrasjes.

Gjatë operacioni­t u vu në pranga edhe një 29- vjeçar, pasi gjatë kontrollit iu gjetën armë dhe drogë. Si rezultat i një punë të mirorganiz­uar dhe të pandërprer­ë për zbulimin, dokumentim­in dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, nën drejtimin e Prokuroris­ë

Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, falë provave të siguruara, në bashkëpuni­m me Sektorin e Forcës së Posaçme Operaciona­le në DVP Tiranë, u zhvillua operacioni Policor “Brothers”, në kuadër të të cilit u bë i mundur, identifiki­mi, lokalizimi, kapja dhe ndalimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretish­t i dy vëllezërve:

S. Sh., 32 vjeç, i dënuar më parë dhe A. Sh., 20 vjeç, banues në Rinas, Krujë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpuni­m dhe “Armëmbajtj­a pa leje”. Gjatë operacioni­t, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe mjetin që kanë përdorur dy vëllezërit për të kryer krimin. Gjithashtu, po gjatë zhvillimit të këtij operacioni dhe kontrollev­e të befasishme të kryera në disa banesa të dyshuara, policia arrestoi në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e” dhe

RRËFIMI PËR KONFLIKTIN

“U përpoqëm që ta zgjidhnim konfliktin, i kishim kërkuar të hiqte dorë nga e afërmja jonë. Pak kohë më parë ishim konfliktua­r fizikisht me 71- vjeçarin. Ka ngacmuar dhe ka kryer veprime të pahijshme ndaj një të afërmeje të familjes sonë. Ne kishim tentuar disa herë ta bënim të arsyetonte, të mos shkonte më në banesë kur djemtë e kësaj familjeje nuk ishin aty. I kemi kërkuar të mos na binte më në qafë për nderin e familjes. U përpoqëm të bisedonim e kishim përzënë edhe nga shtëpia, por ai nuk hoqi dorë. Jemi ndjerë të detyruar të bënim këtë akt ekstrem. Morëm një makinë me qira, që e përdorëm gjatë vrasjes”,- kanë deklaruar në polici vëllezërit Shera.

VRASJA E TAKSISTIT

Taksisti 71- vjeçar, Abdulla Budlla ( baba i 3 djemve dhe 1 vajze) u ekzekutua pasditen e 3 gushtit në zonën e Fushë- Prezës, në aksin që lidhet me aeroportin e Rinasit, ku edhe ishte parkuar me mjetin e tij si çdo ditë punë. Ndaj tij u afrua një mjet tip “Volkswagen”, nga ku u qëllua me breshëri, duke e lënë të vdekur në vend. Në vendngjarj­e nuk u gjet asnjë gëzhojë edhe pse ndaj tij ishte shtënë disa herë. Abdulla Budlla ishte një person pa precedentë të mëparshëm penalë e që njihej nga fqinjët në fshatin Ahmetaq si një njeri i qetë dhe shembullor.

“Armëmbajtj­a pa leje”, shtetasin G. Ç., 29 vjeç, lindur në Fushë- Krujë

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e biznesit të 29- vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistoletë, një shotgun, 60 gr. lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një sasi të konsiderue­shme në lekë, euro, paund, dollarë e franga zvicerane, një aparat celular dhe një automjet tip “Mer

cedes Benz”. Nën drejtimin e Prokuroris­ë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, vijon puna për dokumentim­in e plotë ligjor të ngjarjes.

DËSHMIA E DY VËELLEZËRV­E SHERA

Dy vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera kanë pranuar vrasjen e taksistit 71- vjeçar, Abdulla Budlla. Në dëshminë e tyre në polici, ata kanë bërë me dije se me të moshuarin, Abulla Budlla

FAMILJA

Familjarët e taksistit 71- vjeçar, Abdulla Budlla, i cili u ekzekutua nga dy vëllezërit Shera kanë shkuar në vendin ku ai ndërroi jetë dhe kanë vendosur një tufë me lule. Budlla u vra me 7 plumba nga Saimir dhe Arsil Shera pasditen e të hënës, ndërsa u gjet nga kalimtarët mbi një fuçi, e cila ndodhej pranë taksisë së tij.

kishin pasur konflikte pak kohë më parë pasi ai kishte kryer veprime të turpshme ndaj të afërmes së tyre. Si Saimiri dhe Arsili kishin shkuar për ta takuar Budllën, duke i kërkuar gjithashtu që të hiqte dorë nga e afërmja e tyre, duke u shprehur se të dy ishin përpjekur që ta ‘ shuanin’ konfliktin. Megjithatë edhe pas konfliktit fizik, i moshuari kishte vijuar me sjellje të pahijshme, duke bërë që dy vëllezërit të ndërmerrni­n aktin ekstrem. Në dëshminë e tyre, vëllezërit Shera kanë treguar me detaje sesi e kishin planifikua­r vrasjen dhe se për të shkuar në vendin e punës së 71- vjeçarit, kishin marrë një makinë me qira për ta përdorur gjatë vrasjes.” U përpoqëm që ta zgjidhnim konfliktin, i kishim kërkuar të hiqte dorë nga e afërmja. Pak kohë më parë ishim konfliktua­r fizikisht me 71vjeçarin. Ka ngacmuar dhe ka kryer veprime të pahijshme ndaj një të afërme të familjes sonë. Ne kishim tentuar disa herë ta bënim të arsyetonte, të mos shkonte më në banesë kur djemtë e kësaj familje nuk ishin aty. I kemi kërkuar të mos na binte më në qafë, për nderin e familjes. U përpoqëm të bisedojmë e kishim përzënë edhe nga shtëpia, por ai nuk hoqi dorë. Jemi ndjerë të detyruar të bënim këtë akt ekstrem. Morëm një makinë me qira, që e përdorëm gjatë vrasjes”,- kanë deklaruar dy vëllezërit Shera në polici.

 ??  ?? Taksisti 71- vjeçar Abudlla Budla
Taksisti 71- vjeçar Abudlla Budla
 ??  ?? Arsil Shera
Arsil Shera
 ??  ?? Sajmir Shera
Sajmir Shera

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania