Gazeta Shqiptare

Po transporto­nin 14 emigrantë të paligjshëm drejt kryeqyteti­t me qëllim përfitimi, arrestohen 6 të rinj

-

KORÇË - Policia e Korçës vijon goditjet e njëpasnjës­hme në kuadër të operacioni­t “Perimetri”. Në vijim të operacioni­t të koduar “Perimetri”, janë goditur 4 raste të tjera të veprimtari­së kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit. Mësohet se 6 persona janë arrestuar pasi u kapën duke transportu­ar 14 emigrantë të paligjshëm, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Sipas bluve, njëri prej të arrestuarv­e gjatë ndjekjes nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar. “Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpuni­m me Policinë Kufitare, Policinë Rrugore, Komisariat­in e Policisë Pogradec në vijim të operacioni­t policor ‘ Perimetri’ kanë goditur katër raste të tjera të veprimtari­së kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE- së. Si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve F. M., 21 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore në lagjen nr. 5, Pogradec, duke transportu­ar me mjetin tip ‘ Volkswagen’ dy emigrantë të paligjshëm; A. B., 20 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë; B. D., 20 vjeç, banues në Tiranë si edhe u shpall në kërkim S. L., 20 vjeç, banues në Krujë, pasi në Unazën e qytetit të Pogradecit, në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin po transporto­nin me mjetin tip ‘ Volvo’ tre emigrantë të paligjshëm, ku shtetasi B. D. ( drejtues mjeti) nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por u kap dhe neutralizu­a. Gjithashtu janë vënë në pranga shtetasit F. H., 24 vjeç, banues në Milot, Kurbin dhe E. T., 22 vjeç, banues në Tiranë, të cilët u kapën pranë Unazës së qytetit të Pogradecit duke transportu­ar me mjetin tip ‘ Benz’ pesë emigrantë të paligjshëm. Po ashtu është arrestuar dhe M. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportu­ar me mjetin tip ‘ Opel’ katër emigrantë të paligjshëm. Shtetasit e mësipërm po transporto­nin emigrantët e paligjshëm në drejtim të Tiranës, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE- së. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania