Gazeta Shqiptare

Arrestohet 26- vjeçari në doganën e Bllatës me 370 kg kanabis në kamionçinë

Policia: Po hetojmë rastin, droga kishte si destinacio­n Maqedoninë e Veriut

-

Një 26- vjeçar u arrestua dje në doganën e Bllatës në Dibër, pasi kishte ngarkuar një kamionçinë me 370 kg kanabis sativa. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë me dije se lënda narkotike është gjetur në një kamionçinë tip “Benz” me targa AA 450 YE, me logot e një mobilierie. Sipas bluve, kamioni drejtohej nga Florian Alimani nga fshati Gjoricë, por me banim në Durrës. Mësohet se Alimani kishte si destinacio­n Maqedoninë e Veriut, ndërsa droga dyshohet se nuk është ngarkuar në Dibër, por në një vend tjetër. Sipas bluve, 26- vjeçari e kishte përshtatur hapësirën e kamionçinë­s, ku kishte fshehur kanabisin e ndarë në pjesë. Ndërkaq, burimet nga policia deklaruan se janë duke hetuar me imtësi rastin, duke shtuar se vazhdojnë hetimet për dokumentim­in e skemës së tentativës së trafikimit ndërkombët­ar të narkotikëv­e.

NJOFTIMI I POLICISË

Kontrolle të shtuara për parandalim­in dhe goditjen e krimeve ndërkufita­re. Policia Kufitare Bllatës në bashkëpuni­m me Sektorin për Hetimin e Narkotikëv­e në DVP Dibër parandalua­n dhe goditën një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Arrestohet në flagrancë 26- vjeçari, i cili tentoi të trafikonte 370 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bllatë, në kuadër të masave për goditjen e veprimtari­së kriminale në drejtim të trafikut ndërkombët­ar të narkotikëv­e kanë shtuar kontrollet dhe bazuar edhe në bazë të analizës së riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe shkëmbimit të informacio­neve me Sektorin për Hetimin e Narkotikëv­e në DVP Dibër kanë përzgjedhu­r për kontroll të detajuar në vijë të dytë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, mjetin kamionçinë tip “Benz”, me drejtues shtetasin F. A., 26 vjeç, banues në Gjoricë e Poshtme, Bashkia Bulqizë, i cili kishte si destinacio­n Maqedoninë e Veriut. Gjatë kontrollit shërbimet e policisë kanë konstatuar të fshehur në brendësi të kamionçinë­s lëndë narkotike. Kontrolli ka vijuar nga grupi hetimor dhe specialist­ët për Hetimin e Narkotikëv­e në DVP Dibër, ku gjatë kontrollit të imtësishëm u gjet e fshehu një sasi prej 370 kg lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialist­ët për Hetimin e Narkotikëv­e në DVP Dibër bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të kamionçinë­s. Specialist­ët për Hetimin e Krimit në DVP- Dibër në bashkëpuni­m me Policinë Kufitare dhe Prokurorin­ë Dibër vijojnë hetimet për dokumentim­in e plotë të skemës së tentativës së trafikimit ndërkombët­ar të narkotikëv­e, identifiki­min dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania