Gazeta Shqiptare

OFL- ja, “ultimatum” 3 të dënuarve për vepra të rënda kriminale: Deklaroni pasurinë brenda 48 orëve!

-

TIRANË - Operacioni Forca e Ligjit dje ka vënë në shënjestër tre të dënuar të tjerë, të cilët duhet të deklarojnë burimet e pasurisë. Bëhet fjalë për shtetasit Petrit Merja dhe Kreshnik Spahiu, banues në Tiranë, ndërsa i dënuari tjetër, banues në Bulqizë, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda” njihet me tri emra, Aleks Dani alias Aleks Tërnova alias Idajet Tërnova. Këta persona duhet të deklarojnë pasurinë brenda 48 orëve. NJOFTIMI I POLICISË

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuar­a në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFLja i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, shtetasve P. M., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”; K. S., me banim në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Vjedhja me dhunë”, “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpuni­m, në formën e organizatë­s kriminale; A. D. alias A. T. alias I. T., me banim në Bulqizë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special duhet t’u përgjigjen me shkrim brenda 48 orësh të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe më pas përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK- ut për veprime të mëtejshme. OFL- ja është në veprim të pandërprer­ë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrov­e emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëv­e të vetëdeklar­imit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL- ja do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedural­e dhe operacione­t ekzekutive që do të kryejë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania