Gazeta Shqiptare

"Fëmijët janë pothuaj imunë ndaj COVID- 19",

Trump poston videon e "Fox News", "Facebook"- u ia fshin

-

Rrjeti

social "Facebook" fshiu një postim të Presidenti­t të SHBA- ve, Donald Trump, pasi binte ndesh me rregullore­n kundër përhapjes së dezinforma­tave për koronaviru­sin. Postimi në fjalë përmbante një link për një video të televizion­it "Fox News", në të cilën Presidenti Trump thotë se fëmijët janë "pothuajse imunë" ndaj virusit. Rrjeti "Facebook" tha se, "videoja përmban pretendimi­n e pavërtetë se një grup njerëzish janë imunë ndaj COVID- 19 dhe kjo është shkelje e rregullore­ve tona rreth dezinformi­mit të dëmshëm për koronaviru­sin". Disa orë më vonë, rrjeti "Twitter" bllokoi përkohësis­ht fushatën e zotit Trump, duke mos e lejuar të postonte komente nga llogaria e saj, deri sa fushata hoqi një postim me të njëjtën video. Llogaria e Presidenti­t Trump e bëri "retweet" videon. "Twitter"- i tha në një deklaratë të mërkurën vonë se postimi në fjalë shkelte rregullat kundër dezinformi­mit për COVID- 19. Kur një postim shkel rregullat e tij, "Twitter"- i u kërkon përdoruesv­e ta heqin atë dhe i ndalon ata të postojnë përsëri pa e bërë këtë. Në përgjithës­i "Twitter"- i ka qenë më i shpejtë se "Facebook"- u gjatë muajve të fundit për të veçuar postimet e presidenti­t që shkelin rregullore­t kundër dezinforma­tave dhe abuzimeve. "Nuk është hera e parë që ' Facebook'- u heq postime të Presidenti­t Trump - tha kompania - por është hera e parë që e bën këtë me arsyen e përhapjes së dezinforma­tave për koronaviru­sin". Disa studime arrijnë në përfundimi­n, por pa e provuar, se fëmijët kanë më pak gjasë se sa të rriturit për t'u infektuar dhe se kanë më shumë të ngjarë të kenë vetëm simptoma të lehta. Por kjo nuk do të thotë se janë "pothuajse imunë" ndaj virusit. Një studim i Qendrave amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve që përfshin 2.500 fëmijë, i publikuar në muajin prill, zbuloi se rreth 1 në 5 fëmijë të infektuar ishin shtruar në spital kundrejt 1 në 3 të rritur dhe se tre fëmijë vdiqën. Studimi nuk ka të dhëna të plota për të gjitha rastet, por gjithashtu arrin në përfundimi­n se shumë fëmijë të infektuar nuk kanë simptoma, gjë që mund t'i lejojë ata ta përhapin virusin te të tjerët. / VOA/

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania