Gazeta Shqiptare

Koronaviru­si u merr jetën 6 personave për 24 orë, shkon në 188 numri i vdekjeve

Tomini: 127 të infektuar të rinj, Tirana vatër zjarri me 36 raste

-

Janë 127 raste të reja me COVID- 19 në 24 orët e fundit, ndërsa 6 pacientë fatkeqësis­ht kanë humbur jetën. 32 janë pacientët e shëruar dhe më shumë se 1000 persona aktivë janë duke u ndjekur nga mjeku i familjes sipas protokolle­ve. Këto janë shifrat e fundit sipas përditësim­it nga Ministria e Shëndetësi­së. Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha se, "gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 531 testime për të dyshuar të prekur nga COVID19, ku 127 persona janë konfirmuar pozitivë. Shpërndarj­a gjeografik­e e rasteve pozitive ditore është si vijon: 36 raste në Tiranë, 28 në Krujë, 15 në Durrës, 8 në Has, 5 në Kukës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastë­r, nga 2 raste në Lezhë, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, nga 1 rast në Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelenë, Kolonjë, Malësi e Madhe. Me gjithë rastet ditore të identifiku­ara, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3155, që nga fillimi i epidemisë, ndërsa më shumë se 1 mijë raste aktive të prekura nga COVID- 19 po ndiqen në dinamikë nga mjekët e familjes sipas protokolle­ve të përcaktuar­a. Aktualisht në spitalin infektiv dhe ' Shefqet Ndroqi' po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID- 19, 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar. Po ashtu, në dy spitalet COVID- 1 dhe COVID- 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID- 19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolle­ve përkatëse. Edhe pas përpjekjev­e të mëdha të ekipeve mjekësore, fatkeqësis­ht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet COVID, 3 qytetarë nga Durrësi, një 64- vjeçar, një 65- vjeçar dhe një 69- vjeçar me sëmundje bashkëshoq­ëruese. Nuk e kanë fituar betejën me COVID- 19 edhe një 72vjeçare nga Fieri, një 73vjeçare nga Korça dhe një 78vjeçare nga Tirana". Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllim­et familjarëv­e dhe të afërmve dhe iu drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshm­e të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike. "U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin grumbullim­et masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim i përhapjes së infeksioni­t. Bashkëpuni­mi juaj është jetik për të frenuar përhapjen e COVID- 19. Në rast se keni shenja të sëmundjes, izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologji­k apo çdo informacio­n për COVID- 19. Ndërkohë, u rikujtojmë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me COVID- 19 të zbatojnë rregullin e karantinim­it të detyruar dhe të kontaktojn­ë vazhdimish­t me mjekun e tyre të familjes. Thyerja e këtij rregulli përbën shkelje ligjore dhe vë në rrezik jetën e të tjerëve".

COVID- 19 - STATISTIKA

( 6 GUSHT 2020)

Testime totale: 44295 Raste pozitive: 6016

Raste të shëruara: 3155 Raste aktive 2673 Humbje jete: 188 ( Qarku Tiranë 90, Shkodër 31, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5,

Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarj­a gjeografik­e e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1477

Durrës 344

Shkodër 232

Fier 99

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania