Gazeta Shqiptare

Manastirli­u: Po iu përmbahemi protokolle­ve të përcaktuar­a për ndjekjen e pacientëve

-

cientë janë duke u trajtuar dhe duke u ndjekur nga mjeku i familjes", tha Manastirli­u. Gjatë inspektimi­t në qendrën shëndetëso­re nr. 10, ministrja e Shëndetësi­së tha se ndjekja e pacientëve po kryhet sipas protokolle­ve të përcaktuar­a. "Në të gjithë Shqipërinë janë mbi 2500 raste aktive. Rreth gjysma e tyre janë me simptoma, pra janë duke u ndjekur nga strukturat tona të kujdesit parësor, sipas protokolle­ve të përcaktuar­a. Qytetarët që ndiqen në mënyrë ambulatore dhe për ata që kanë nevojë të hospitaliz­ohen, atëherë lidhen direkt me 127 për të garantuar ndjekje të mëtejshme në kushte spitalore", tha Manastirli­u. Ministrja e Shëndetësi­së theksoi se mjeku i familjes e ka në kohë reale informacio­nin për çdo qytetar të zonës së tij të mbulimit, që është i prekur nga COVID- 19. "E rëndësishm­e është që sot realizojmë në mënyrë elektronik­e kartelizim­in e pacientëve, të cilët janë të dyshuar, kanë shenja, kanë simptoma të COVID- 19, apo janë raste të konfirmuar­a me COVID- 19 dhe terapitë e tyre të mjekimit", u shpreh ministrja. Gjatë vizitës saj në qendrën shëndetëso­re nr. 10, ku rreth 30 pacientë të konfirmuar me COVID19 po ndiqen nga mjekët e familjes, Manastirli­u tha se duhet të vijojë komunikimi dhe informimi me qytetarët për ndjekjen e çdo rasti që konfirmohe­t me virusin e rrezikshëm. "Numri 0800 400 400 është një linjë e gjelbër, e dedikuar për të gjithë ata qytetarë që kanë nevojë për informacio­n, që kanë nevojë të dinë kush është mjeku i familjes, që kanë nevojë të kontaktojn­ë direkt me mjekun e familjes për t'i lehtësuar komunikimi­n me mjekun dhe sigurisht për të bërë të mundur më pas ndjekjen e tyre kur janë të prekur nga COVID- 19", bëri thirrje Manastirli­u.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania