Gazeta Shqiptare

Dasma e Lorit në Kapri?

Blogeria u përgjigjet fansave Mësoni detajet e lajmit që bëri bujë

-

Lori Hoxha ka ndarë disa përgjigje me ndjekësit në ' Instagram', ndërsa ma zbuluar jo pak nga të rejat në jetën e saj. Gjithmonë e rezervuar për të treguar detaje, një nga pyetjet drejtuar Lorit lidhet më shumë me atë çka ajo ruan me më shumë privatësi: romancën. "Nëse do të martoheshe, ku do ta organizoje? Dasma e Sarës ishte e mrekullues­hme", ka shkruar një ndjekës. Lori nuk ka hezituar të përgjigjet. "Sarës nuk mund t'ia kaloj, por mund ta provoj në Kapri", është shprehur trashëgimt­arja e ' Top Channel'. Kujtojmë se dasma e Sarës u realizua në Lago di Como dhe ishte vërtetë madhështor­e! Nga ana tjetër, Kapri është ndër vendet e preferuara të Lorit për pushimet verore. Kemi parë shpesh që si ajo, dhe Sara, të ndajnë foto e video nga ky destinacio­n, i cili është njëkohësis­ht një ndër atraksione­t turistike të jugut të Italisë. Ndërsa, një tjetër ndjekës e ka pyetur se si do të vijojnë studimet e Lorit në periudhë pandemie. Por, kjo e fundit ka zbuluar se në fakt, e ka mbyllur këtë kapitull jete. "U diplomova në korrik", ka shkruar Lori, duke bërë kështu me dije se studimet kanë përfunduar. Epo, jo pak gjëra të rëndësishm­e paskan ndodhur këtë vit për trashëgimt­aren e Top Channel.

NJË HISTORI QË MORI FUND

Kujtojmë se Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari ishin një nga çiftet më jetëgjatë në show bizz- in shqiptar. Ata ishin njohur që të vegjël, teksa shkonin të dy në të njëjtën shkollë, dhe vetë blogerja shqiptare ka rrëfyer se Visi ishte i vetmi që e mbronte kur të gjithë donin ta ngacmonin. Mirëpo lidhjes së gjatë më shumë se 6 vite i erdhi fund, dhe çifti doli zbuluar me përmes rrjeteve sociale. As Lori dhe as Visi nuk e ndiqen në ' Instagram', madje ishte e një kohë që filluan ta thumbonin njëri- tjetrin me postime. 26- vjeçari postoi asokohe në rrjetet sociale një meme + 18, ku tregonte se si të kënaqësh një modele. Të njëjtin postim bëri edhe blogerja vetëm se me pak ndryshime. Mos vallë mes tyre ishte futur një modele?! Këtë nuk dimë ta themi, por Hoxha ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale me postime, duke publikuar momente të ndryshme nga përditshmë­ria e saj. Sa i përket lidhjes së tyre nuk mund të thuhet asgjë se si shkoj drejt përfundimi­t, pasi as bukuroshja, as Visi nuk pohuan apo mohuan diçka megjithatë prej kohësh ata i kanë shkëputur lidhjet me njëri- tjetrin. Lori vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, megjithatë duket sikur ka diçka që e mban të fshehtë. Ne nuk mund të bëjmë aludime, për sa kohë bukuroshja ka vendosur ta mbajë larg jetën private nga mediat rozë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania