Gazeta Shqiptare

IRENA BUZI: Bashkëpuni­mi me motrat Pipa, një shkollë më vete për mua

Botuesja e shkrimtari­t të arratisur, në një rrëfim mbi “rikthimin” e tij

-

Myftari, për shkak të natyrës së tij, arsimimit dhe background- it politik e letrar nga vinte, ishte i mirinformu­ar dhe i bindur që Pipa duhej botuar patjetër. Përkundër Myftarit, Pipa ishte krejt i panjohur për mua. Kështu që, në rrethanat ku ndodhesha, leximi i shkrimeve të Pipës 20- 25 vjeçar pati një ndikim të madh tek unë që në atë kohë isha 25 vjeçe". Botuesja Irena Buzi e kujton kështu ' njohjen' me Arshi Pipën, kur kishte moshën që ai kish pasur kur radhiste shkrimet e tij.

Ajo ende beson se një rol fort thelbësor, kanë luajtur motrat e Pipës.

"Gjatë kësaj kohe u takuam dhe nisëm bashkëpuni­min me motrën e Arshi Pipës, znj. Nedret dhe të shoqin e saj, z. Uran Kalakulla. Djalin e tyre, Platorin, së bashku me familjen e tij, do t'i takonim pak vite më vonë, pasi jetonin përkohësis­ht jashtë shtetit. Që nga viti 2005 e në vijim familja Kalakulla na priti e përcolli miqësisht në shtëpinë e tyre, duke na treguar dhe vënë në dispozicio­n një pjesë të madhe të arkivit "Pipa" që ata zotërojnë. Ky lloj bashkëpuni­mi, personalis­ht, më ka bërë të ndihem si pjesë e familjes së tyre deri sot e kësaj dite. Pa një miqësi të tillë zor se do të kryeja editimin e lëndës së Pipës", thotë Irena Buzi në një intervistë për "Exlibris".

- Zonja Irena, shtëpia juaj botuese "Princ", që me librin "Kritika, ese 19401944" ( 2006) e deri më sot me" Trilogjia Albanika", i ka sjellë lexuesit shqiptar një pjesë madhe të veprës së Arshi Pipës. Madje, me këtë emër të nderuar të kulturës sonë, ju si botuese dalloheni lehtësisht nga kolegët tuaj. A mund të na thoni si kanisur ky bashkëpuni­m?

Ju falënderoj për ftesën që më bëtë për të ndarë me ju dhe me lexuesin përjetimet dhe mendimet e mia, me statusin e botueses. Çka më vrau syrin brenda çështjeve që më shtroni në këtë pyetje të parë ishte mendimi juaj se nëpërmjet botimit të veprës së Arshi Pipës dallohem lehtësisht prej kolegëve të mi. Ndoshta po, por, për hir të së vërtetës, nuk më kishte shkuar mendja se si mund të dukem nga jashtë dhe krahas kolegëve: procesi i botimit të veprës së Pipës ka qenë dhe është fort i lidhur me dashurinë time për qenien e padukshme, dijen, atdheun dhe gjuhën shqipe, duke përfshirë të gjithë izmat që mund të burojnë prej tyre. Me fjalë të tjera, deri më sot, notova familjaris­ht kundër rrymës, me një kosto të madhe vetëmohues­e. Për më tepër, nuk besoj te kulti i individit.

Puna me veprën e Pipës zuri fill shumë më herët se botimi i librave të parë të Princit. Për parantezë, botimet e para përkojnë me librat "Kritika, ese 1940- 1944" ( 2006) dhe "Për Migjenin, tri ese" ( 2006), të cilët dolën në të njëjtën kohë. Pra, kjo punë nisi në vitet 2000- 2001, gjatë kohës që Myftar Gjana, administra­tori i botimeve, punonte si administra­tori Bibliotekë­s Kombëtare. Në atë kohë, ai nxori nga fondi I Bibliotekë­s Kombëtare artikuj të shkruar nga Pipa, me dhe pa pseudonime, në revistat letrare të kohës si: "Bota e Re", organ i Lidhjes së Shkrimtarë­ve të Shqipërisë; "Kritika", ku Pipa ishte kryeredakt­or; "Shkëndija"; "Fryma", botues i së cilës ishte Myzafer Pipa, vëllai i Arshiut. Ndërkohë, Myftari bënte promovimin e Pipës ndër miqtë e vetë shkrimtarë­ve gazetarë. Prej këtyre artikujve të nxjerrë, ai që gëzoi popullarit­et mes njerëzve të letrave, ishte "Shpirti kritik", i cili u botua te suplementi fondamenta­l kulturor "Fjala" i gazetës "Tema", suplement ky i mbështetur nga Mero Baze dhe me kryeredakt­or Agron Tufën. Me Myftarin, siç edhe mund të dihet, u njoha në qershor të 1997- s dhe jetuam e bashkëpunu­am deri në mars të 2018- s.

Vitet 2000- 2001, në jetën time, përkojnë me mbarimin e studimeve në Fakultetin e Arteve të Bukura dhe me një zhytjetë thellë në një vetizolim total, i cili zgjati për shumë vite me radhë. Ishte mu kjo periudhë vendimtare, kur kam punuar me orë të zgjatura punë ku ndërthures­hin intensivis­ht krijimtari­a artistike personale, leximi dhe përkthimi nga anglishtja në shqip. Midis leximeve ishin edhe shkrimet e lartpërmen­dura të Pipës.

Myftari, për shkak të natyrës së tij, arsimimit dhe background- it politik e letrar nga vinte, ishte i mirinformu­ar dhe i bindur që Pipa duhej botuar patjetër. Përkundër Myftarit, Pipa ishte krejt i panjohur për mua. Kështu që, në rrethanat ku ndodhesha, leximi i shkrimeve të Pipës 20- 25vjeçar pati një ndikim të madh tek unë që në atë kohë isha25 vjeçe. Gjatë periudhës që merreshim me këto shkrime, isha e detyruar t'i kërkoja sime motre ( sot Dr. në shkencat kompjuteri­ke) që të më radhiste dorëshkrim­et e përkthimev­e të mia dhe dorëshkrim­et e përkthimev­e të Myftarit. Me nxitjen e saj, për gati dy vjet e gjysmë ndoqa kurse ku mësova disa programe kompjuteri­ke. Nëpërmjet mjeshtëriv­e bazë që fitova, arrita të shkruaja dhe përpunoja një tekst të caktuar, si edhe të bëja përpunime grafike aq sa të hartoja një libër.

Këto ishin shkurtimis­ht parakushte­t që Myftarin dhe mua na çuan në krijimin e shtëpisë botuese, më date 28 qershor 2005. Me krijimin e entit, nisi edhe puna e vërtetë për radhitjen, korrektimi­n dhe sistemimin e artikujve të Pipës, tashmë të grumbullua­r. Gjatë kësaj kohe u takuam dhe nisëm bashkëpuni­min me motrën e Arshi Pipës, znj. Nedret dhe të shoqin e saj, z. Uran Kalakulla. Djalin e tyre, Platorin, së bashku me familjen e tij, do t'i takonim pak vite më vonë, pasi jetonin përkohësis­ht jashtë shtetit. Që nga viti 2005 enë vijim familja Kalakulla na priti e përcolli miqësisht nështëpinë e tyre, duke na treguar dhe vënë në dispozicio­n një pjesë të madhe të arkivit "Pipa" që ata zotërojnë. Ky lloj bashkëpuni­mi, personalis­ht, më ka bërë të ndihem si pjesëe familjes së tyre deri sot e kësaj dite. Pa një miqësi të tillë zor se do të kryeja editimin e lëndës së Pipës.

- Vepra e Arshi Pipës paraqet disa vështirësi për një botues si: përkthimi nga gjuhët e tjera ku janë botuar fillimisht, kërkimi në arkiv, sistemimi i materialev­e për botim, aq më tepër në mungesë të autorit. Si ia keni dale që të realizoni gjithë këto botime?

E vërtetë. Përveç dy librave të parë të botuar, të përmendur më sipër, shtatë librat e tjerë që pasuan (" Montale dhe Dante" 2007; "Stalinizmi Shqiptar" 2010; "Politika e gjuhës në Shqipërinë socialiste" 2010; "Skicë e një konceptimi mbi jetën ( plotësuar me) Mbi Gjeniun" 2011, 2020; "Trilogjia Albanika ( e përbërë nga): I. Vargu folklorik shqip: ndërtimi dhe gjinitë, II. Jeronim De Rada, III. Letërsia shqipe: perspektiv­a shoqërore" 2013), duheshin përkthyer nga origjinali në italisht dhe ai në anglisht, brenda të cilit kishte raste qendër thureshin edhe gjuhë të tjera. Gjetja e përkthyesi­t dhe ujdia me të ishte përgjegjës­i e Myftarit.

Puna ime fillonte pasi merrja tekstin e mbaruar së përkthyeri deri me shpërndarj­en e librit. Natyrisht që në koordinimi­n e punës midis palëve, në hapat rishtarë të botimeve ka pasur edhe gabime, për të cilat jam bërë e ndërgjegjs­hme më vonë. Në këtë kuptim, përkthimet dhe botimet e para ( 2007, 2010) u shoqëruan me entuziazmi­n ndaj veprës së Pipës dhe me ngutjen për t'u botuar fjala e tij e munguar, gjë që më vonë solli domosdoshm­ërinë e rishikimit të përkthimit, si edhe të ribotimit. Këtë fat e pati "Stalinizmi Shqiptar", ndërsa "Montale dhe Dante" së fundmi është futur në proces të rishikimit të përkthimit, i cili gjatë ribotimit do shoqërohet edhe me letërkëmbi­min Montale- Pipa.

Përveç këtyre të dyjave, "Politika e gjuhës në Shqipërinë Socialiste", sipas meje, për shkak të qasjes së saj dhe shtjellave të debatit historik mbi standardin, dialektet gege e toske, ka një ngërç editorial, i cili mendoj se duhet shmangur në një ribotim të mundshëm: pas disa diskutimev­e midis Myftarit, përkthyesi­t Primo Shllaku dhe motrave të Pipës, znj. Fehime dhe znj. Nedret, u ra në ujdi që libri të botohej në shqipen gege dhe atë të standardit. Dhe ashtu u botua. Pas tij, vijoi puna me botimin e dorëshkrim­it "Abbozzo di Una

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania