Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet e vitit 2021 nuk pranohen… qysh tani?!

-

ave demokratik­e dhe transparen­cës, në reformat që synojnë të zvogëlojnë pabarazinë e të ardhurave dhe në promovimin e diskutimit të hapur publik mbi problemet shqetësues­e.

Në zgjedhjet e fundit të 25 qershorit, ndërsa socialistë­t shpallën fitoren totale, grupi teknik i ministrave të PDsë, pjesë po e ekzekutivi­t shqiptar ( që nuk u bë asnjëherë bashkë në një mbledhje me kryeminist­rin e vendit), i demaskoi ato të blera dhe të manipuluar­a paq. Ka pak vend këtu edhe për histori, duke e lidhur diçka me besimin dhe me pranimin e të kundërtit në vendin tonë. Në kujtimet e Princ Vidit do të shënohej se Shqipëria e kohës së tij do të shpëtonte vetëm nëse nga skena politike do të iknin ( me eufemizëm) dy persona: Ismail Qemali dhe Esat Pasha. Ky i fundit, një personazh që sot e kësaj dite ngjall debate për një imazh të papërcaktu­ar që i kanë dhënë historianë­t, por edhe kontributi i tij me shumë hije. Po për Njeriun e Pavarësisë, pakënaqësi­të lindën menjëherë nga kolegët e tij. Madje, qysh në 1913- ën, kur shqiptarët komplotoni­n hapur në Kongresin e Triestes për t’i treguar derën. Pas Kongresit të Lushnjës, qeveritë shqiptare që ndërronin njëra- tjetrën do të shquhen për një frymë të tepruar mosbesimi dhe përfolje të kujtdo, për të ardhur me kohën e Zogut si president dhe monark, ku vendi me institucio­net e brishta nuk mundi të krijonte një fizionomi institucio­nale demokratik­e të vendit, atë që komunistët edhe në ato pak detaje pozitive do ta hidhnin poshtë si të paqenë. Po ndërsa zgjedhjet e paraluftës së Dytë Botërore do shquheshin për premtime dhe injorancë, në komunizëm zgjedhjet u kthyen gati në farsë. Për të ardhur në ditët tona, ku zgjedhjet parlamenta­re dhe lokale kanë treguar nivelin e ulët të demokracis­ë, por edhe llojin e njerëzve, që ne zgjedhim në demokracin­ë tonë indirekte. Në një farë mënyre, tashmë duket sikur votimi nuk është më një e drejtë, ajo është thjesht një mundësi për të sjellë në pushtet ata që e dimë se do të na sorollatin aq shumë në të ardhmen. Dhe, të mjafton të kuptosh sesa prezentë janë deputetët që ne zgjedhim në zonat e tyre apo kontribute­t e tyre intelektua­le, të kuptosh sesa të korruptues­hme dhe pa sens janë zgjedhjet tona, bashkë me listat qesharake që prodhojnë kryetarët e partive. E kush beson se do të bëhet më mirë, do të zhgënjehet, sepse edhe procesi i fundit që u duk se fryu mbarë në “5 qershor” po merr formë të shëmtuar me gati braktisjen e zakonshme të opozitës jashtëparl­amentare. Për ironi, zgjedhjet më të mira kanë qenë ato të fillimvite­ve ‘ 90, kur fryma e ish- regjimit të shkuar ishte ende gjallë! E që nga viti 1996 e tutje, proceset kanë qenë të dhimbshme për mënyrën sesi e kanë devijuar përpjekjen e njerëzve dhe groteske për vjedhjen. Zgjedhjet e vitit 1996 me rrahjet e frikshme në qendër të Tiranës dhe me vjedhje që kaluan deri në gargantuan­izëm do të na bënin të aksesueshë­m për të gjithë mediat ndërkombët­are. Pesë vjet më vonë, Koha e Dushkut, që prodhoi deputetë nga një zonë e vogël, do të na kthente në një demokraci bananesh, për të ardhur te një korrigjim i përkohshëm në vitin 2005, kur ish- kryeminist­ri Fatos Nano e dorëzoi brenda kanoneve qeverinë, duke bërë atë që nuk arriti ta bënte dot asnjëherë pasardhësi i tij Sali Berisha. Ky i fundit, tetë vjet më vonë, do të merrte edhe kolltukun me vete, teksa do të linte gjoja përgjithnj­ë PD- në. Rezultati i këtyre zgjedhjeve tregoi një lloj maturimi të pjesshëm të të dyja partive kryesore, por shpejt ato erdhën në origjinë me zgjedhjet vendore të 2007- ës, që u kthyen në një proces të përfolur, që vetëm falë dorës së zakonshme së të huajve u futën në shina dhe raporti i OSBE/ ODIHR do i cilësonte si pjesërisht brenda standardev­e. Kurse maratona e përfoljeve të vitit 2009 do të jetë nga më të lodhshmit për komuniteti­n e gazetarëve, sepse kriza e madhe vazhdoi pas votimeve. PS- ja u fut në grevë urie dhe kërkoi hapjen e kutive të votimit dhe akuzat janë si dy pika uji me sot: minim i procesit të integrimit nga pozita te opozita. Kriza erdhi edhe njëherë në skenë me zgjedhjet lokale të vitit 2011, kur Edi Rama pas rinumërimi­t, humbi Bashkinë e Tiranës me 10 vota diferencë. Sesi vajtën zgjedhjet e vitit 2013- ës, 2015- ës dhe 2017- ës është e lodhshme të përsëritet, qoftë edhe me “çadrën” e famshme të PDsë, por që u mbyll me një shtrëngim duarsh RamaBasha për ta kthyer kauzën në hiç dhe në një përfolje pafund pak javë më vonë. “Në një demokraci, dikush që nuk arrin të zgjidhet në detyrë mund ta ngushëlloj­ë gjithmonë veten me mendimin se kishte diçka jo shumë të drejtë për këtë”, shprehej dikur Tukididi te “Historia e Luftës Peloponezi­t”. Po pse ndodh kështu dhe pse sërish zgjedhjet do jenë të përfolura?! Ne, shqiptarët kemi një pakënaqësi masive për njerëzit që na drejtojnë, por edhe institucio­net që drejtohen prej tyre. Mbi të gjitha, urrejmë pronën dhe shenjtërin­ë e saj, institucio­nin e së vërtetës që lidhet me drejtësinë, përkorjen dhe mbi të gjitha jemi të paditur me atë që bën të vërtetën. “Besimi në demokraci shkon paralelish­t me besimin në institucio­net shtetërore, i cili ka qenë prej kohësh problem në rajon. Sondazhet në të gjithë rajonin dhe në botë kanë treguar një rritje të besimit të njerëzve në qeveri dhe madje edhe te liderët autokratik­ë, gjatë pandemisë koronaviru­s”, shkruan Miroslava German Sirotnikov­a e “Birn”. E dhimbshme është se të dhënat e Globsec të mbledhura në mars 2020 tregojnë se shumica e njerëzve në rajonin e EQL, jo thjesht nuk u besojnë partive tradiciona­le dhe ndjejnë një ndjenjë të rrënjosur thellë të pabarazisë në vendet e tyre, por janë pesimistë. Apo siç e thotë pak më thatë Adonis, një gazetar dhe publicist amerikan: “Votimi nuk është më një e drejtë. Është një metodë e përdorur për të përcaktuar politikani­n që është më i aftë t’ju shpëlajë trutë”. ( Homo Albanicus)

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania