Gazeta Shqiptare

Tregimi i shkurtër i Hemingway- it në Kosovë

-

mi në sistemin publik të shëndetësi­së është prerogativ­ë e shtetit, atëherë përgjegjës për mungesën është shteti, gjegjësish­t pushteti. Dhe, në fund flitet për “masa të pazbatuara të sigurisë”, që flet për pamundësin­ë e institucio­neve të shoqërisë/ shtetit për të vendosur kontrollin në sjellje publike. Si rezultat, ashtu si pjesa më e dhimbshme te rrëfimi i Hemingway- it, është konstatimi se këpucët e bebes qenë të papërdorur­a, në kumtesën e ambasadës amerikane Kosova përshkruhe­t si vendi me “nivelet më të larta të infeksione­ve të reja të COVID- 19 në botë”.

3. Në një fjali të zgjeruar të tregimit të Ernest Hemingway- it, Kosova prin sot me numrin e infektimev­e të koronaviru­sit në botë, sepse po tregon më pak aftësi menaxhimi sesa përpara, nuk tregon aftësi për furnizimet e nevojshme për ta luftuar pandeminë dhe nuk është e aftë për të zbatuar masat e sigurisë, që do të pengonin infektimet e mëtejme. Ky është përshkrim i pafuqisë së shtetit në kufi të një rreziku tjetër, prishjes së kontratës bazike shoqërore. Pra, nëse shteti nuk është i aftë ( apo mjaftueshë­m i aftë) për të përmbushur obligimet e veta ndaj popullatës – e ky është përshkrimi i ambasadës amerikane, atëherë faza tjetër është mosbesimi i qytetarëve në institucio­net e shtetit. Kjo fazë tashmë ka filluar. Sipas së njëjtës kumtesë, të ambasadës amerikane thuhet se “megjithëse masat për distancimi­n shoqëror dhe maska për fytyrën janë të detyrueshm­e, rregullat shpërfille­n haptazi në vende publike, si restorante, dyqane dhe kafene”. Kjo shpërfillj­e quhet, në një instancë të vogël, por domethënës­e, padëgjuesh­mëri qytetare. Në këtë rast dhe për fat të keq në nivel të tërë shtetit, tashmë ekziston një mosbesim mes qytetarëve dhe shtetit në përballjen me pandeminë. Rritja eksponenci­ale e infektimev­e ka ndodhur në vendin e njëjtë, me popullatë të njëjtë, me sistem mjekësor të njëjtë. Por mes Kosovës, që ishte në vendet e para për nga parandalim­i i infeksione­ve të reja dhe Kosovës, që është ndër vendet e para për nga infektimet e reja në nivel botëror, ndodhi një krizë politike. Një qeveri që u ndërtua me parullën “Beso”, u rrëzua me parullën “Mos beso”. Të tjerat janë, pastaj, pasoja.

4. Në përshkrime të gjendjes çfarë po përjeton Kosova më duket se janë më të lehta përshkrime­t me ekonomizim të fjalëve, ato telegrafik­e. Në ditët në vijim nuk do të jetë më e mundur të flitet se si të rritet performanc­a e qeverisë, se si të forcohet inspektimi apo të rriten dënimet e policisë. Tashmë ka kaluar ajo gjendje; në analogjinë e Hemingway- it, ajo bebe nuk ka nevojë më për këpucë. Tash po hyjmë në kohën kur nevojitet një kontratë e re mes qytetarëve dhe pushtetit.

“KOHA”

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania