Gazeta Shqiptare

“Dramë”, Vasili: Korrupsion­i dhe kriminaliz­imi qeveritar bëjnë ligjin në Shqipëri

-

Nënkryetar­i

i LSI- së Petrit Vasili, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se shqiptarët braktisin zemrën e ekonomisë së Shqipërisë, Fierin e Elbasanin, për shkak të “rilindjes”. Vasili shprehet se “rilindja” e ka kriminaliz­uar vendin, duke i detyruar qytetarët që të ikin edhe nga zona që njiheshin si të begata të tilla si Fieri e Elbasani. “Drama! Prej ‘ rilindjes’ shqiptarët braktisin zemrën e ekonomike të Shqipërisë, Fierin dhe Elbasanin! Popullsia e Fierit’ qarkut të dytë të Shqipërisë’ është pakësuar me 1.7% ose afërsisht 50 mijë banorë. Ndërsa Fieri dhe Elbasani kanë më pak se mbi 92 mijë banorë. Çfarë paradoksi në dukje, në qarqe me mundësi ekonomike të jashtëzako­nshme si këto. Qytetarët largohen dhe i braktisin. Edhe në vendet më të prapambetu­ra të botës kurrë nuk ndodh që rajonet me mundësi ekonomike të mëdha të zvogëlohen. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri, sepse qeverisja e rilindjes asfikson dhe mbyt çdo mundësi rritjeje, mundësi për të bërë biznes dhe për të zhvilluar qarqet sepse korrupsion­i dhe kriminaliz­imi qeveritar bëjnë ligjin. Fieri me mundësi bujqësore, industrial­e dhe turistike të jashtëzako­nshme në vend që të ishte një model ekonomik për të gjithë Shqipërinë, braktiset në masë nga qytetarët. Po e njëjta gjë ndodh në Elbasan, ku në vend të zhvillimit ekonomik, flitet për krimin që ka zaptuar dhe që mbyt çdo perspektiv­ë, ndonëse Elbasani ka një pozicion të lakmueshëm në zemër të Shqipërisë. Kjo braktisje e zemrës ekonomike dhe zhvillimor­e të Shqipërisë është prova e shkatërrim­it ‘ rilindës’. Çdo fjalë e propagandë bëhet pluhur e hi përballë faktit tragjik të braktisjes së këtyre zonave kaq të begata. Lëngata e Fierit dhe Elbasanit do të marrë fund vetëm me largimin e ‘ rilindjes’. Atëherë do të shihni një ripopullim që nuk është parë ndonjëherë, sepse shqiptarët e duan zhvillimin dhe janë shumë të zotë ta realizojnë atë”, - shprehet z. Vasili.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania