Gazeta Shqiptare

Basha takon familjet e dëmtuara nga tërmeti: Zyrtarët abuzues i pret burgu

Kreu i PD: Fondet e BE- së për familjet e dëmtuara u janë dhënë me PPP dhe koncesione 5 oligarkëve “Shqiptarët meritojnë një qeveri të përgjegjsh­me, që punon për ta”

- Valentina Madani

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kryetari i degës së PD- së në Durrës, Ferdinand Xhaferraj, ishin dje në një prej familjeve të prekura nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit. Ata panë nga afër kushtet në të cilat kjo familjet ndodhet, duke premtuar që shumë shpejt do të këtë ndryshime. Basha bisedoi edhe me qytetarët, ku dëgjoi problemet dhe shqetësime­t e tyre, veçanërish­t të një zonje, e cila si çati kishte një çadër në qiell të hapur. Teksa thekson se qeveria i ka gënjyer këto familje me deklaratat se do t’i sistemonte ato, Basha shton se nga fondet e BE- së te këta persona nuk ka mbërritur asnjë qindarkë. “Në kulmin e pandemisë, ata përpiqen të mbijetojnë, ndërsa qeveria vazhdon t’i vjedhë fondet publike që u takojnë atyre, për t’ua dhënë me PPP dhe koncesione 5 klientëve të saj oligarkë”, shkruan Basha në “Facebook”.

PARALAJMËR­IMI

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, paralajmër­oi zyrtarët lokalë, por edhe ata në qeveri, se kushdo që abuzon me fondet e rindërtimi­t do të përfundojë në burg. Basha ishte në Manëz të Durrësit, ku vizitoi disa familjet, të cilat ende jetojnë në çadër, ndërsa tha se kjo qeveri nuk e ka mendjen te qytetarët, por te oligarkët. Lulzim Basha, 9 muaj pas tërmetit që la mijëra familje pa banesa, vizitoi fshatin Kameras në njësinë administra­tive Manëz, ku ende shumë familje jetojnë në çadra. Pasi vizitoi familjen Parruku, kreu i opozitës u shpreh i prerë se kush abuzon me fondet e rindërtimi­t, do të përfundojë në burg, qoftë ai zyrtar lokal apo në qeveri. “Është korrupsion që fillon nga kryepleqtë këtu dhe mbaron deri në bashki e qeveri. Me korrupsion­in dhe vjedhjen që po bëjnë me fondet e tërmetit nuk kanë për të shpëtuar asnjë prej tyre. ‘ Peshqit e mëdhenj’ në Tiranë po e po, por edhe këta këtu që tallen me ju për t’ju marrë ryfshfet, ta dinë që në listë do jenë nga i pari tek i fundit. Këta që sillen si militantë dhe që janë të korruptuar deri në palcë. Ju jetoni në çadër, këta ju bëjnë zbor, ua bëjnë malore”, - theksoi kreu i PD- së. Qytetarët iu ankuan Bashës për një kalavar të gjatë dokumentes­h, ndërsa shprehen se kjo situatë burokracie po i lë ata në çadër. Edhe pse jeton në çadër, kjo familje në fazën e parë

AKUZA

Kreu i opozitës akuzoi se kjo qeveri nuk e ka mendjen te qytetarët, duke theksuar se lekët e tërmetit dhe pandemisë ua ka dhënë oligarkëve. “Nuk është se nuk kanë bërë asgjë. Kanë hapur tendera këto 9 muaj e PPP pa fund. U kanë dhënë miliarda lekë 5 oligarkëve dhe kanë harruar qindra- mijëra njerëz të goditur nga tërmeti dhe pandemia”, - u shpreh z. Basha.

LULZIM BASHA

Kreu i opozitës akuzoi se: “Nën vapën e padurueshm­e, nën shirat e vazhdueshë­m dhe në kulmin e pandemisë, ata përpiqen të mbijetojnë, ndërsa qeveria vazhdon t’u vjedhë fondet publike që iu takojnë atyre, për t’ua dhënë me PPP dhe koncesione 5 klientëve të saj oligarkë”.

është skualifiku­ar për të përfituar nga rindërtimi. “Nga data 26 nëntor e deri më sot kanë ardhur 6 herë. E kanë filmuar, e kanë matur, e kanë nxjerrë të pabanueshm­e. Para 20 ditësh më ka marrë administra­tori i bashkisë në telefon, më tha të paraqitem në bashki. Më tha ti bashkë me 13 familje të tjera je i skualifiku­ar. Nuk kemi asnjë të dhënë për efekt dokumentes­h”. Në të njëjtën situatë ndodhet edhe familja Gjoka. “Nuk përfitojmë na kanë thënë. Çfarë të bëj unë me 5 milionë lekë”? Kreu i opozitës akuzoi se kjo qeveri nuk e ka mendjen te qytetarët, duke theksuar se lekët e tërmetit

dhe pandemisë ua ka dhënë oligarkëve. “Nuk është se nuk kanë bërë asgjë. Kanë hapur tendera këto 9 muaj e PPP pa fund. U kanë dhënë miliarda lekë 5 oligarkëve dhe kanë harruar qindra mijëra njerëz të goditur nga tërmeti dhe pandemia. Qeveria i gënjeu kur iu premtoi se do t’i strehonte dhe sistemonte familjet, banesat e të cilëve u shkatërrua­n nga tërmeti. Sot në Manzë takova të moshuar të pastrehë, prindër pa shtëpi, që jetojnë në çadër, të braktisur nga qeveria. Asnjë qindarkë nga paratë publike të shtetit apo nga fondet e dhëna nga BE- ja nuk ka ardhur këtu”, - u shpreh z. Basha.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania