Gazeta Shqiptare

“Do të ringremë ekonominë”, PD: 8 vite keqqeveris­je, rilindja shkatërroi gjithçka

-

akuzojnë qeverinë se ka groposur ekonominë e vendit, duke favorizuar në njërën anë oligarkët dhe në anën tjetër duke rrënuar jetesën e shqiptarëv­e përmes rritjes së taksave. Ish- deputeti i PD- së, Florion Mima, bëri dje një skaner të 8 viteve që në pushtet është Edi Rama dhe rilindja. Mima shprehet se rilindja ka groposur gjithçka, duke shtuar se kur PD- ja të vijë në pushtet, do të ringrejë ekonominë e njerëzve me një qartësi kirurgjika­le. “Në 8 vite, çoroditje, kaos, rrëmujë e gjullurdi totale për ekonominë reale, ekonominë që mban e ushqen shqiptarët dhe prodhon të mirat për arkën e përbashkët dhe … në të njëjtën kohë, qartësi e precizion kirurgjika­l, trajtim princëror, plot favore e privilegje për veten e miqtë”, - shprehet z. Mima. Ai përmend se, “në fillim rrisin çmimin e energjisë për popullin, pastaj me radhë të gjitha taksat e tatimet. Ndalojnë fermerët të shesin majdanoz e rigon pa kasë, dhunojnë të mjerët që rrëmojnë për kanaçe në plehra, akuzojnë paraardhës­it pa një dokument për gropë në financat publike dhe marrin ca qindra- milionë euro borxhe. Prezantojn­ë gjoba qindra- milionëshe për moslëshim kuponi, rrisin kontribute­t, por as nuk indeksojnë e jo më të rrisin pensionet. Heqin TVSH- në për biznesin e vogël me arsyetimin se do luftojë informalit­etin, më pas e vendosin me arsyetimin se do luftojë informalit­etin. Por, pastaj - shton Mima - e heqin prapë me arsyetimin se do luftojë informalit­etin. Marrin prapë qindra- milionë euro borxhe, rrisin tatim fitimin por ulin atë mbi dividentin. Vendosin taksë qarkullimi shtesë në çmimin e naftës, por pastaj e kuptojnë që shtesa ka nevojë edhe për një shtesë tjetër që vendi të dalë numri një në botë për çmimin më të shtrenjtë të karburante­ve. Ulin çmimin e blerjes së energjisë nga prodhuesit e vegjël, por pastaj bëhen pishman që e ulen aq pak dhe e ulin përsëri. Investitor­ëve të huaj u thyejnë këmbët me shkop bejsbolli dhe dalin në të njëjtën ditë e ftojnë të tjerë të investojnë në vendin e mundësive të mëdha, sigurisht, për t’i përzënë përsëri e për t’i dëmshpërbl­yer me qindra- milionë euro nga arka e përbashkët. Kërkojnë të prishin teatrin e ta ndërtojnë me koncesion, me arsyetimin se buxheti nuk ka para, por pastaj vendosin ta shembin e ta ndërtojnë vetë, me arsyetimin se kanë para; marrin përsëri miliarda euro borxhë për tërmetin e pandeminë, por prodhojnë vetëm shkarravin­a 3D, teksa ekonomia e vendit po jep shpirt në kthetrat e krizës…. Në anën tjetër - shprehet z. Mima - për veten e miqtë ulin çmimin e energjisë, ulin taksat e tatimet e për disa i heqin fare. Paratë e buxhetit bëhen ose koncesione e PPP, ose rilindje pllakash urbane, ose rrugë me 20 milionë euro/ km, ose autostrada blu ku 50 km kushtojnë 1.2 miliardë euro. Për vete e miqtë ka edhe amnisti fiskale, ka edhe legalizim drogërash; për popullin ka rritje të borxhit për t’u mbartur në shpinë, por edhe duar të stërgjatur­a të shtetit që hyjnë thellë e më thellë në xhepat e njerëzve”. Ish- deputeti i PD- së shtron pyetjen: “Si dilet nga kjo mynxyrë, ku edhe kaosi, edhe çoroditja duken si nxënës inoçentë përpara kësaj rrumpallha­ne qeveritare? Me një qeverisje normale, shërbëtore të njerëzve. Me një qeveri që del nga zgjedhjet e njerëzve dhe jo që paracaktoh­et nga çunat problemati­kë. Ky është parakushti, të tjerat kanë nevojë për llërë të përveshura dhe për të kundërtën e asaj që ka ndodhur në këto 8 vite: qartësi kirurgjika­le për të sjellë ekonominë e njerëzve të thjeshtë në binarë, duke lënë gjullurdin­ë rrumpallha­ne të pleqërojë në dreqninë e vet, sigurisht, atje ku populli t’ia caktojë vendin e dreqnimit!”, - shprehet ish- deputeti i PD- së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania